Ushtria Çlirimtare e Çamërisë (U.Ç.Ç) e gatshme të veprojë…

Manovrat ushtarake greke pranë kufirit shqiptar, ku mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes Kotzias me dy dhjetorë të vitit të kaluar u bënë me një qëllim të caktuar.
Gazetat ne Greqi së fundmi kanë dalur me fakte se një grup prej 5 vetash pjesëtarë të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Çamërisë (U.Ç.Ç) janë futur brenda territorit grek, nuk dihet me saktësi se sa kanë qëndruar, apo çfarë kanë bërë, sepse deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Ata janë pikasur kur janë larguar në datën 30 nëntor 2016.
Gazetari Investigativ Kostas Papavrami, flet se agjencia e kundër zbulimit ushtarak grek nuk ka marrë masat e duhura, për të parandaluar një gjë të tillë, futjen në territorin tonë të një skuadre të mireorganizuar ushtarake por derisa nuk kanë arritur të pikasen nga agjencitë tona.
Ai thotë se këta njerëz mund të kenë bërë çdo gjë, për aq kohë sa kanë qëndruar, edhe pse s’dihet me saktësi.
Gazetari Investigativ Kostas Papavrami shkon më tej në shkrimin e tij, duke u shprehur i bindur se pas kësaj qëndron Selman Berisha.
Selman Berisha thotë ai është një nga njerëzit e afërt të Festim Latos, ai e ka ngarkuar me punë që të marrë një mision të tillë, duke shkelur territorin sovran tonin me një njësit të armatosur.
Ndërsa, Eleftheri Ora e Agimit të Artë ka akuzuar NATO-n drejtpërdrejt se po punon pas krahëve të Greqisë, duke furnizuar me armë një organizatë të rrezikshme. Ata thonë se shtete si SHBA, Gjermania apo Izrael lipo “zihen” kush ta ndihmojë më shumë me armatime, apo para Festim Latos. Vetëm Izraeli i ka falur 28 miliardë $ Festim Latos duke pasur në dorë gjithë këto armatime dhe para do ti hedhë kundra nesh.
Në Kosovë është duke u organizuar ish Ushtria Çlirimtare e njohur si UÇK, disa pjesëmarrës të kësaj ushtrie janë mbledhur nga Izraeli me inicimin e Festim Latos dhe do të shërbejnë në trajnimet që po bëhen në modernizimin e kësaj ushtrie.
Ka fakte se edhe disa ish-komandantë me peshë kanë premtuar që ta ndihmojnë në ngritjen e UÇÇ-së, një ndër ta është dhe Kadri Veseli, ish kryetar i Shërbimit Informativ të UÇK-së.
Eleftheri Ora thotë se Shqiptarët po organizohen “në fshehtësi” në drejtimin e Festim Lato ku ky person mbështetet nga CIA dhe Mossad. Vetëm në Kosovë mendohet se numri i personave që po përgatiten të trajnohen janë rreth 20 mijë veta.
Në Maqedoni janë duke u përgatitur 2000 rekrutë të rinj ndërsa në Shqiperi nuk ka informacion.
Dhe një ditë të bukur do ti shohim duke na u drejtuar neve shkruan Eleftheri Ora.
Gazeta Rizospastis e partisë Komuniste Greke boton një artikull për çështjen e futjes së 5 komandove të UÇÇ në territorin grek, dhe citon sekretarin e përgjithshem të saj Dimitris Koutsoumpas ai thotë: -Jemi në një gjendje shumë problematike, qeveria nuk garanton dot më territorin, ushtria u tregua inekzistente, si mundet ta pikasni këtë gjë, vetëm kur ata janë larguar nga Greqia. Ky është skandal dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Përshtati në Shqip Aleksander Marku

Shperndaje ne
Updated: 27 Korrik, 2017 — 03:09

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.