Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar! Halli është diku tjetër

Fahri Xharra, 
Gjakovë


Pse e gjithë kjo frikë nga ”nacionalizmi ”shqiptar? Nacionalizmi shqiptar nuk është aspak më i madh se ai rumun, bullgar, italian, francez apo austriak. Por dikujt ( një populli ) i shihet fija e kashtës që e mbanë  , e tjetërkujt (popullit tjetër) nuk  i shihet ”trani” qe e mbanë mbi supe. Pa e dashur vetveten nuk mund t`i duash të tjerët.
 
 Ditët e fundit ka një shqetësim të diplomacisë ndërkombëtare të akredituar në Tiranë për sa i përket rritjes së retorikës nacionaliste, si i kanë vlerësuar një sërë deklaratash të udhëheqësve shqiptarë në rajon me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë.  Sa është e vërtetë? Por , na erdhën edhe më shumë shqetësime nga vet ne ,duke e quajtur ”propagandë parazgjedhore”, ”propagandë të rrezikshme” , ”të pamatur” etj. etj.
 

Në Zvicër nacionalizmi helvetik në dhjetë vjetshin e fundit  shihet edhe me sy te thjeshtë. Flamuri zviceran valon në çdo shtëpi natë e ditë ( jo vetëm në festa) , Pra? ta sulmojmë Zvicrën për nacionalizëm?

Nacionalizmi  i një kombi shprehet ne dy mënyra ; duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje -Pavarësi.. (( Gellner, E., 1983, Nations and  Nationalism, Oxford: Blackwell.)   Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës ,çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenjeje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen  e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin  -izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.

 

569 vjet me pare, me 2 mars 1444, u mblodh Kuvendi i Lezhës. Po c’ishte ne te vërtetë ky kuvend? A ishte ai thjesht vepër vetëm e Skënderbeut ? Po pyesin.    “Të kesh një shqiptar të madh ,një personalitet mbikohor ,një lider vizionar dhe një strateg të kohës dhe të mos drejtosh syt drejt tij ,energjinë krijuese , studimin akoma me të thellë për të,pastaj qeverisjen efikase dhe vizionare të tij do të thotë të rrish duarkryq përball dritës, përball kohës ,përball një vlerë të përjetshme të kombit shqiptar europian dhe tërë familjes europiane.(Gjon Keka)”

I kujt është atdheu? Shpesh po me dukët që atdheu i im ,i joni është një trup i huaj për të cilin nuk po mundem të kuptoj se i kujt është. Më tepët i atyre që flasin shumë dhe rrahin gjoks për te , apo i atyre që heshtin dhe vuajnë në përsëritjet e kohës të cilat vijnë për ditë e më tepër bëhen më të rënda.   Kush e don atdheun më shumë ai që s`le gjë pa folur për te ,që kurrë nuk e ka asnjë fjalë të mirë dhe nga goja vjellë vetëm urrejtje. A është i atij që i ka duart e shlira dhe nuk le cent pa ia vjedhur? I kujt është atdheu që ceremoninë e pritur 100 vjet mundohet t`a prishë gjithsesi ,bile me organizimin e shkelmimit të tortës së  Pavarësisë  A mos është i atyre që nuk dijnë çka të bëjnë me para apo i atyre që nuk kanë barëra për shërimin më elementar.

Kuvendi  i Lezhës u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollit të Lezhës. Midis bujareve që morën pjesë në kuvend qenë udhëheqësit e kryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka. Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtu Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore.

 

Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimit të vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve të kuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arsyet që e kishin detyruar të shërbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave të vendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëve kishte hapur perspektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim të bisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjenca të theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftë kundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per të parën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësve kuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin “Lidhja shqiptare”, ose “Lidhja e Lezhës” Lidhja shpalli Skënderbeun kryetar të saj. Pjesë nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut më 28 Nëntor 1443, mbajtur para banorëve të Krujës (sipas MARIN Barletit tek libri “Historia e Skënderbeut” )  “…Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m`u derdhët me vrap të gjithë, më dalët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë…Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!Lirinë e pashë së e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat ”
Ta mohojmë këte ,dhe ta quajmë Skënderbeun  nacionalist?

Gellner, E., (Nations and Nationalism,) thot: “ Nacionalizmi shërben për ngritjen e moralit kombëtar të një kombi” ,moral i cili ka filluar të stërkeqet  në Shqipëri ,Kosovë, Maqedoni, M të Zi , në Luginën e Preshevës e mos të flasim për shqiptarët e Greqisë.

 

Të mos jesh nacionalist , “nuk merresh me këto probleme të vockla, por vetëm më çështje të mëdha. Çdo pushtues do ta kishte dëshiruar një elitë të tillë politike, si ajo shqiptare në Luginë, si ajo shqiptare në Maqedoni, që firmosi diskriminimin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.(L.B.). “ Pra , ç`të keqe ka nga nacionalizmi shqiptar?

Nacionalizmi shqiptar  është  kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)” .

 
Po , ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime hitleriane , me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frikohet nacionalizmit tonë ,sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë.
 

Antoni Smithi thotë se bazuar në këndvështrimin e skajshëm primordialist, secili prej nesh e ka një identitet etnik, ashtu siç ka të folurën, shikimin dhe nuhatjen dhe se njerëzit u përkasin „për nga natyra“ bashkësive të fiksuara etnike, sikurse u përkasin edhe familjeve të tyre. Primordializmi nacionalist sugjeron se besnikëria më lartë e individit është ajo ndaj kombit..Po e përsërisë : besnikëria më lartë e individit duhet të atë ajo ndaj kombit.

Në shkrimet që  i lexojmë shihet një lloj kosmopolitanizmi shqiptar i pa kuptimt.Pse të jemi kosmopolit me të tjerët kur ata po janë nacionalist-gllabërues ndaj nesh?  Por ,neve  sipas Charles Taylor-t “duhet të jemi kosmopolit por patriot  “

Pas shpalosjes së bukur e masive të patriotizmit në festën e 100-vjetorit të pavarësisë, angazhimi dhe trajtimi i çështjes kombëtare kërkon një metodë dhe ritëm të ri. Ngritja e bashkimit kombëtar në një rang me atë të integrimit europian, horizontalisht e uniformisht nga i gjithë lidershipi politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhe ndërthurja e të dyja proceseve në një apo konsiderimi i tyre si dy anë të së njëjtës medalje, ndonëse me ekuivokët e vet brenda, është shprehje e përpjekjeve për të gjetur metodën dhe ritmin e ri. (A.Hoxha). . Metoda dhe ritmi i ri dhe i duhur nuk formësohen përshtatshëm duke shkruar një tekst strategjik ulur në karrige e zyra – askush nuk ka në dorë zgjidhjen e artë – por formësohen përmes aksionit.

 
Disa prej aksioneve do të jenë të suksesshme duke na mundësuar eksplorimin e hapësirave për aksione të tjera, disa mund të ndeshin rezistencë e të na bëjmë të kuptojmë se ka një kufi që nuk duhet kaluar e duhet durim për të pritur krijimin e kushteve të përshtatshme, në radhë të parë moskundërshtinë e partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE. Por , Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar. Të mos bëhemi hipokritë por  të vazhdojnë aty ku e lanë. Metoda dhe ritmi i ri kërkon kohë e mund për t’u formësuar si metoda dhe ritmi i duhur. Kërkon, në radhë të parë, unitet të brendshëm politik në Shqipëri, Kosovë e mes partive shqiptare në Maqedoni. Kërkon patriotizëm konstruktiv. Hipokrizia nuk është konstruktive, Kombi dhe mbrojtja e kombit nuk durojnë hipokrizi.
 
Europa i frikohet ekstremizmit islamik shqiptar
 
Fahri Xharra,
Gjakovë
Shperndaje ne
Updated: 27 Korrik, 2017 — 19:07

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Sherbeu me fakte, e perdore forcen e argumentit .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.