TAKIMET LETRARE TE GURI I PLAKËS

TAKIMET LETRARE TE GURI I PLAKËS

Shkruan: Rrahman Hyseni-
Shkrimtar

Dje, më 29 korrik 2017 në Restoranin GURI I PALAKËS në Drenas u mbajt Manifestimi letrar tashmë tradicional Festivali i Poezisë në patronatin e Asocacionit Letrar dhe të Artistëve,’ ART CLUB “RIFAT KUKAJ’’, edicioni II, i mbështetur materialisht nga Ministria e Diasporës. Fillimisht u bë prezantimi i pikturave të piktorit z.Fatmir Caraku.
Pjesëmarrja në Festivalin e Poezisë ishte e madhe. Juria në përbërje të zr. Adem Gashi, znj. Nexhmije Kastrati dhe z. Xheladin Mjeku, kishin përzgjedhur poezitë fituese si vijonë: Çmimi i Parë për poeten znj. Shqipe Hasani, Çmimi i Dytë për poeten znj. Diella Çitaku dhe Çmimi i Tretë për poetin z. Bedri Zyberaj. Me Çmimin Special kësaj radhe u nderua krijuesi dhe shkrimtari z. Hysen Ibrahimi, i cili përuroi veprat letrare ’’ Thesari Kombëtar 7 dhe 8’’, si dhe ’’ Arsimi Shqip në Suedi’’të gjitha këto botime të Shoqatës së Shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani’’, në Suedi. Nga Ministria e Diasporës miket dhe miqtë e penës i përshëndeti edhe z. Shani Hamitaga.
Marrë në tërsi organizimi letrar i festivalit ishte i nivelit të shkëlqyer artistik po dhe profesional.
Ju lumtë miku im zr. Izet Abdyli për një organizim kaq të denjë!
Suksese të reja edhe në të ardhmen!
Me respekt miku juaj Rrahman Hyseni!

I MBETUR PA EMËR
I
Snobist(e ) i ndryshkur e i harxhuar
Autodidakt
Kukavajkës i ngjason
Ecë si pa kokë
Për ty gjithkund e gjithçka është përmbysur
Si një cunam
Thotë se këtu ka kulturë
Jo nga mizoritë është zhveshur
Si një lis pa gjethe…
II
Sikur është djegur çdo gjë
E asgjë e bukur s’ka mbetur
Epo nganjëherë s’mund të flasësh
As të bëj punë
I vien në siklet trupi kockat dhe indet e trupit
III
Si të rri i heshtur
dora dridhet mendja trubullohet
shtjellon diç të kuqe e të zezë
Qeshë e lëndon
Sheh si dashurinë e bënë mjerim
Akademikët i quan me pseudonim
Duke u munduar ta ndalë kohën
IV
Eh… akrepat e orës ecin, ti je vonuar
Nga shumëçka
Del nga Shkupi në Shkodër
Zgjohet në agim mos vallë nga të zezat
Që thash dje e sot ka ndodhur
As fjalët as erotika s’i bën punë
E seksi sikur s’ka rëndësi
Por sytë i nxjerrin xixëllonja
V
Klithë i ndyshkur i harxhuar
i pa ngopur i vetëlavdëruar
Tërë ditën nga mizoritë
Rrudhat e ballit i lëshohen mbi sy
Duke mos e lexuar askush
I mbetur pa emër
Edhe pse emri i tij është i shuar
Trupi tij i tëri shkrihet në hi…

Zymer Mehani
PËR TY, ATDHE!…

Merre timin gjak
e dehu
Plagë duke shëruar

Dhe trupin tim merre
e përdore
Si varkë për të lundruar

Merre timen zemër
e shfrytëzoje
Porsi orë

Të tërin më merr
Për ty Atdhe….
Bëhem theror

Shperndaje ne
Updated: 30 Korrik, 2017 — 10:43

The Author

Rrahman Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.