Ç’ mendon ky i Çmendur

Çmendon ky njeri i Çmendur ?

Presidenti i vetëzgjedhur i Kosovës H . Thaqi .Ky  njeri ose  duhet të jetë i Çmendur  ose  duhet të ketë qenë papagall në jetën e  mëparshme ndonjëherë ?

është të mësuar të gënjejë  gjithmonë të njejtat falë,  dhe  mendon se  mund  ti gënjejë edhe  të huajtë ! Sot  sipas  RTK së paska  gënjyer  edhe  njëherë një nga  kongresmenët  Amerikan pa  fije  turpi dhe  në sy  të Ambasadorit  Amerikan Dellawy  se :  Kosova  në decenien e  fundit  ka  arritur  hapa  marramendës  në fushen e  zhvillimit  të ekonomisë ,punësimit , mbrojtjes  së teritorit  ( Mitrovices  pra  kuptohet ) luftimit  të kriminalitetit dhe  korrupcionit (nën 5000 euro sbën ), luftimit  të rreptë  dhe  pa kompromis  të terrorit ( duke  lejuar të ndertohet xhamia  më e  madhe  në ballkan prodhuesi më i madh i terrorizmit  në kryeqytetin e  KOsovo i metohija  e  shkijeve ) etj etj . Vërtetë ky  mendon se  mund  ti  bënë budallenjë të huajt e  sidomos  Amerikant  apo është i çmendur  vërtetë , kur  ata  e  dijnë që në KS. janë ndertuar 742 xhami që pas  luftës  e  këtej ,742 qendra  te  terrorit , dhe  edhe një më të madhen në ballkan si kryeqendër  do ta lejoji të ndertohe me  ose  pa  leje  të komunës  , dhe  me  ose  pa  lejen dhe  dëshirën e  qytetarëve  të mjerë , mendon ky  se  Amerikanët  do ta  e  përbijnë këtë rrenë të fundit  të këtij njeriu të paturpshëm ? ! apo është vërtetë vërtetë rast  i rëndë i spitalit  psikiatrik!

                                  Autor:

Shperndaje ne
Updated: 31 Korrik, 2017 — 16:12

The Author

Gjini Haxhi Morina

2 Comments

Add a Comment
  1. Te gjithe ata te cilet jane per ndertimin e nderteses islamike ne kryequtet ku vie ne radh e 743 ta ndertes jane te krisur dhe jane tradhtaret e kombit, dhe perveq nje libri te famshem per ta nuk kane lexuar kurre asgje, por disa prej tyre edhe me lexu e komentoin bmrapsht se jane te marre nga mendaja.

  2. “Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

    Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

    Ca thonë kam fe ca thonë kam din;

    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,

    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

    Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,

    Për me ju damun me ju vorfnue!

    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,

    Me ju turpnue me grue e motër,

    E për sa pare qi do t’fitoni,

    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,

    Baheni robt e njerit t’huej,

    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

    ………………………………….

    ………………………………….

    ………………………………….

    Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,

    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

    E mos shikoni kasha e xhamia;

    Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

    Halil Preniqi
    1

    KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    Vargje emocionuese që i ngjajn aktualitetit të sotshëm nga ALI ASLLANI

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nga Tirana e Prishtina gjer në Shkup mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.