Poezi nga Ardian Haziri: MUZIKË DETARE

Ardian Haziri

I ulur pranë tij

Dëgjoj melodinë që sjellë deti

Kur përplaset me gurët në breg

Kësaj melodie, që pas i vie dhe freskia

Shpirti e ndjen, syri nuk ngopet dot

Nga bukuria e interpretimit

Në instrumentin muzikor që quhet valë

Tingëlloj si i çmendur

Se i shoh peshqit që vallëzojnë ngadalë

                                                  Me kët’ melodi në ujin e kripur

                                                  Që i jep ëmbëlsi me vallëzim

                                                  E shpesh ulet e ngritet zëri

                                                  I muzikës detare gjerë në agim

Shperndaje ne
Updated: 9 Gusht, 2017 — 11:46

The Author

Ardian Haziri

1 Comment

Add a Comment
  1. Përshëndetje i nderuar , shumë e bukur suksese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.