Gërmime në hartografinë botërore për territoret ku jetonin pellazgët dhe ilirët.


(Referati i mbajtur në Simpoziumin e IV-të Ndërkombëtar mbi Pellazgët, Tiranë 18 nëntor 2016)

Çlirim Hoxha
Studiues

U bë një kohë e gjatë, të paktën 25 vjet që liria akademikë nuk është pronë e një grupi të caktuar profesorësh, doktorësh apo docentësh, por është një liri të cilën mund ta përdor çdo studiues që ka një formim dhe pikësynim të qartë se ku kërkon të dalë.

E them këtë pasi Qendra e Studimeve Pellazgjike në Tiranë, e ideuar dhe themeluar nga profesorët e nderuar Luftulla dhe Liljana Peza, na kanë krijuar mundësinë neve “entuziastëve” të etnogjenezës së kombit tonë, që të shprehim qëndrimet dhe pikëpamjet tona në lidhje me çështje të ndryshme që shqetësojnë shkencën albanologjike.
Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejë një entuziazëm i madh jo vetëm në trojet ku jetojnë shqiptarët, por kudo në emigrim dhe diasporë. Me dhjetëra studime nga studiues të pavarur shqiptar anë e këndë botës po bombardojnë internetin dhe rrjetet sociale me të dhëna të reja mbi prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve.

Këto studime të tyret nuk janë tendenca për të krijuar përshtypjen se shqiptarët janë raca më e vjetër e Mesdheut dhe Europës, sepse ashtu na pëlqen neve, por këto studime mbështetet në referencat e shumë autorëve të huaj, të cilët e kanë bindje se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë.
Këtë të vërtetë e thonë edhe disa enciklopedi të mëdha botërore, duke përfshirë edhe Enciklopedinë e Madhe Greke në vëllimin e 19 të vitit 1932 në faqen 873, pavarësisht se çfarë thotë tani politika dhe nacionalizmi grek, por shkencëtarët, historianët e vërtetë grek janë të bindur se Greqia është një shtet me rrënjë pellazgo-iliro-shqiptare.

Pra, siç thashë edhe më lartë, vitet e fundit ka shpërthyer një entuziazëm i madh në kërkim të origjinës pellazge dhe pellazgo-ilire të shqiptarëve. Harta gjithfarëshe nga shekujt e kaluar janë gjetur dhe zbuluar në muzeumet, bibliotekat dhe arkivat e Europës dhe Vatikanit në veçanti, të cilat na tregojnë shtrirjen e pellazgëve dhe ilirëve në pjesën jugore të Europës e deri në Azinë e Vogël.

Shumë studiues  shqiptar na kanë dhënë mundësinë që të koleksionojmë një sasi hartash të vjetra, të cilat na tregojnë shtrirjen pellazgo-iliro-shqiptare përgjatë shekujve, çka dokumenton dhe fakton më së mirë prezencën e etnisë sonë të lashtë në Ballkan, Mesdhe dhe Europë.

Një hartë e Ilirisë pellazgjike është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila na tregon shtrirjen e Ilirisë dhe Pellazgjisë. Është ky momenti kur gjithnjë e më shumë filloi të merrte teren emërtimi Iliridis ndaj atij Pellazgjian, ose të dyja së bashku, çka e përforcon më shumë argumentin se shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta të fundit nga pellazgët. Pra tek shqiptarët po kryhej transformimi i epokave mijëravjeçare dhe po kalohej nga pellazgët tek ilirët.

Në Bibliotekën e Londrës është gjetur një hartë, e cila tregon shtrirjen e Ilirisë në gadishullin e Ballkanit, i cili është quajtur Gadishulli Ilirik, por tinëzisht dhe qëllimisht ky emërtim i popujve të vjetër u zëvendësua nga dredhitë dhe prapaskenat e Europës duke u përpjekur të minimizojnë prezencën pellazgo-ilire të shqiptarëve në rajon. Kjo situatë u dha dorë të lirë fqinjëve të fabrikuar, të cilët brenda 200 vjetëve, nga 1785 e deri në vitin 1985, sipas Martin Bernal, nuk reshtën të falsifikojnë historinë, mitologjinë, perënditë dhe heronjtë pellazgo-ilir duke i quajtur grekë të lashtë, helenë antik e gjithfarë epitetesh në kurriz të historisë dhe kulturës tonë.

Kemi një tjetër hartë e cila qartësisht nga tregon Ilirinë, e cila kishte një shtrirje të gjerë në të gjitha Ballkanin, pjesën perëndimore të Azisë së Vogël dhe pjesën lindore të Italisë. Pra, siç e shohim këtu nuk bëhet fjalë fare për grek apo serb. Kjo hartë, e cila nuk ka datë dhe shekull, ka mundësi të jetë konfiguruar që në kohën e Aleksandrit të Madh.

Kemi gjithashtu një hartë të vjetër që na tregon shtrirjen e pellazgëve antik në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe. Pra në pjesën më të madhe të Europës, në Azinë e Vogël, në perëndim të detit Mesdhe, në Egjipt dhe në të gjithë Afrikën veriore. Kjo tregon se sa e përhapur ka qenë fara pellazge në kohët e lashta dhe se si e ka dominuar ajo botën e asaj kohe me kulturën, veprat dhe gjuhën e saj shqipe. Siç e citova më lartë Enciklopedinë e Madhe Greke të vitit 1932 dhe konkretisht faqen 873 ku flitet për pellazgët, harta e mëposhtme është një dëshmi e pakontestueshme e shtrirjes së gjerë të pellazgëve të lashtë. Është për tu theksuar fakti që Xhuzepe Katapano ka pasur shumë të drejtë në librin e tij “Thot-i fliste shqip”, kur na mësonte se, Egjipti i lashtë është i mbushur plotë me fjalë shqip dhe se, alfabeti fonetik egjiptian është i mbështetur në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, kemi një tjetër hartë, por këtë radhë të mesjetës të gjetur në arkivat gjermane, e cila na tregon se ku shtriheshin shqiptarët në raport me serbët sllavë dhe grekët. Në këtë hartë Serbia duket shumë e vogël, ndërsa Greqia akoma më e vogël në raport me Albaninë. Duket qartë batërdia që është bërë me tokat shqiptare, ku serbët dhe grekët janë treguar të pamëshirshëm nënë udhëheqjen e ideologjisë së ortodoksizmit ekstrem.

Duke qëndruar në kohët e vjetra arkivat ruse na tregojnë se ku shtriheshin shqiptarët në vitin 1881. Serbia dhe Greqia edhe në këtë hartë janë shumë të vogla në krahasim me shtrirjen që kanë shqiptarët në pjesën më të madhe të gadishullit e deri në kufirin jugor të gjirit të Artës. Masakra ndaj shqiptarëve ka qenë e përbindshme, e padëgjuar mes popujve të tjerë. Shqipëria ka qenë pa zot.

Harta të tjera na tregojnë se në kohët e vjetra nuk ka pasur apo nuk ka ekzistuar Greqia antike, madje edhe Greqia moderne del shumë vonë në skenën Ballkanike, në dy shekujt e fundit të mesjetës, por me një ndryshim. Popullsia e Greqisë dominohej nga shqiptarët autokton.
Po të ishin prodhim shqiptar hartat e Ballkanit të publikuara së fundi, ato do të paragjykoheshin pa fund, por këto harta janë prodhuar në institucionet e hartografisë ushtarake të Europës, në ato gjeografike dhe meteorologjike, çka na dëshmon dominimin pellazgo-iliro-shqiptar në Mesdhe dhe Europë.

Harta e mëposhtme ndodhet në Muzeun e Athinës  dhe tregon Epirin Shqiptar. Epirus Albania tregon shtrirjen e Epirit shqiptar nga jugu i Shqipërisë ku dallohet ishulli i Korfuzit e deri në Gjirin e Artës. Pra, siç edhe shihet nga harta, nuk ka pasur dhe nuk ka Epir grek. Epiri grek, apo Vorio Epiri është një shpikje nacionaliste e qarqeve të caktuara që kërkojnë të mbajnë nënë presion shqiptarët dhe të mos u lenë atyre kohë që të mobilizohen për çështjen Çame.

Harta e mëposhtme tregon me të kuqe se ku flitet sot gjuha shqipe në ballkan dhe Europë.
 Të nxjerra nga arkivat e Bibliotekave të Europës dhe Vatikanit, këto harta na tregojnë qartë se si ka qenë e shpërndarë popullsia e etniteteve në gadishullin Ilirik dhe Mesdhe dhe se si pellazgët, ilirët dhe shqiptarët ruajtën zinxhirin gjenetik të etnogjenezës së tyre deri në ditët tona, paçka se humbën shumë territore për shkak të luftërave të pandërprera dhe rrebesheve historike që solli koha.
Askush sot nuk mund të vërë në dyshim, qoftë kjo Akademia e Shkencave të Shqipërisë, prejardhjen pellazge dhe ilire të shqiptarëve, çka na dokumentohet fare qartë në hartat e publikuara, të cilat vijnë nga shekujt për të na dëshmuar shtrirjen tonë autoktone si populli më i lashtë i Mesdheut dhe Europës.
Faleminderit!

Shperndaje ne
Updated: 9 Gusht, 2017 — 17:13

The Author

Çlirim Hoxha

1 Comment

Add a Comment
  1. Urime per keto gjetje qe na bejne krenar!.
    A eshte e mundur qe te botihen te gjitha keto harta ose te behet nje enciklpedi qe tu behet e qarte botes se sotme se cfare u eshte shkaktuar Trojeve e popullit Shqiptar.
    Po Akademia e Shkencave mund te organiyoj studime e botime per kete teme qe ybtherrmon edhe qendrimet e sotme te Europes ndaj Shqiptareve?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.