FINALITETI I CDO POPULLI DUHET TË JETË KULTIVIMI I KULTURËS SË TIJ

Labinot_gjiniShkruan: Labinot GJINI 

Organizimi politiko-ekonomik i çdo populli, puna e tij e përditshëme nuk duhet të ketë finalitet tjetër përveç se kultivimin e kulturës së tij. Përmesë gjuhës, sjelljës, qëndrimit, heshtjës, ndarjës së kohës, muzikës, poezisë, skulpturës, pikturës, teatrit, kinematografisë, letërsisë, filozofisë…. ai shpreh atë që ndjen, atë që sheh, atë që dëgjon, atë që do, atë që aspiron, atë që e quan të bukur, atë që e quan të drejt, atë që quan të mirë. Ai popull nuk shpreh vetëm atë që është, por edhe atë që ishte. 

Përmesë kulturës, çdo popull duhet të shpreh shpirtin e tij njerëzor të kombit të vet dhe gara e vetme ndërmjet kombëve do të duhej të ishte shprehja e njerëzisë së tyre përmesë kulturës. Ai komb që ka shprehur përmesë kulturës më shumë njerëzi se sa të tjerët, atij kombi duhet t’ja zgjasim dorën dhe ti japim trofeun e merituar, gjerësa vetës ti shtrojm pyetjen që duhet : çfarë do të na duhej neve që ta arrijm këtë trofe ?

ismail_madhPara së gjithash, që një popull të arrij majat më të larta të kulturës, që një popull të arrij majat më të larta të vetëdijës njerëzore, ai duhet të ketë vetëdije për ekzistencën e tij si pjesë e njerëzimit dhe veçori e tij. Kur ta fiton këtë vetëdije, ai duhet të gjej mënyrën se si të lirohet dhe si ta ruaj këtë liri. Për ta arritur këtë, ai duhet ta kuptoj se këtë liri do ta fitoj dhe do të mund ta ruaj vetëm nëse arrin t’ju përshtatët njohurive, filozofisë dhe mjetëve të kohës në të cilin jeton. Nëse ai arrin ta kuptoj kohën e tij dhe të pranoj të paguaj çmimin e lirisë së tij, ai do të arrij të pavarësohet dhe të organizohet në mënyrë të lirë në aspektin politik dhe ekonomik. Vetëm pas këtij organizimi, ai do të ketë mundësinë të shpalos kuriozitetin e tij mbi vetën dhe mbi botën, ai do të mund të zbuloj në thellësi se ç’ishte, ç’është dhe ç’farë mund të jet. Duke e njohur vetën e tij në të kaluarën, të tashmën dhe në aspiratën e tij dhe duke u organizuar në formën adekuate për ta realizuar finalitetin e tij, ai nuk është më vetëm popull, por është komb. Duke qenë komb, ai do të ketë mundësinë dhe të drejtën të ëndërroj përpara dhe të hulumtoj të gjitha mundësitë për ti realizuar ëndërrat e tij. Kjo ëndërr nuk mund të jet tjetër përveç asaj që quajtëm : arritja më e lartë e njerëzimit i shprehur përmes kulturës. 

Nuk e di pse, ndoshta jasht çdo arsyeje, por kam ndjenjën se populli shqiptar mund të bëjë shumë më mirë se çdo popull tjetër në aspektin e njerëzisë të shprehur përmes kulturës. Por, aman, të shtrengohemi, të përvjelim krahët, të punojm, të sakrifikojm dhe të fitojm lirinë e plotë duke u bërë një komb i organizuar në një shtet të vetëm. Pa u bërë komb-shtet, ne nuk mund të kultivojm kulturën tonë dhe aqë më pak të pretendojm të marrin trofeun e njerëzisë.

Historia jonë ishte ajo që ishte. Ishte më e fortë se ne dhe më shumë na u imponua se që ju imponuam asaj. Ajo kërkoj më shumë gjakun tonë se sa djersën tonë. Ajo kërkoj më shumë forcën tonë se sa mendjën tonë. Mirëpo, sot, në Historinë në zhvillim apo duke u bërë, është koha që shqiptarët të jenë ata që janë. Është koha të jemi më të fortë se sa Historia dhe t’ju imponohen asaj më shumë se sa ajo të mund të na imponohet ne. Është koha që të shfrytëzojm rastin dhe të japim më shumë nga djerësa jonë se sa nga gjaku jonë. Është koha që të japim më shumë nga mendja jonë se sa nga forca jonë. Përndryshe, ajo do të na imponoj prapë rregullat e saj.

Shperndaje ne
Updated: 2 Mars, 2015 — 15:07

The Author

Labinot Gjini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.