Pashko Vase Shkodrani, ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh…

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  13 Gusht 2017

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë : Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë. »

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/.

Shperndaje ne
Updated: 13 Gusht, 2017 — 13:56

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. “Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
    Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    ………………………………….
    ………………………………….
    ………………………………….
    Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kasha e xhamia;
    Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.