Gjergj Kastrioti , të rrëfej Shqipërinë dhe shqiptarët e sotëm

Shkruan : Brilant Gashi


Të rrëfej një tokë ku gjaku i saj është derdhur lumë , të rrëfej Shqipërinë për të cilën ke luftuar ti , të rrëfej Shqipërinë që nuk duhet të jetë siç është sot , e ndarë dhe e copëtuar në gjashtë pjesë .
 
Dua të shprehem siç nuk jam shprehur ndonjëherë tjetër o Gjergj Kastrioti . Dua të shprehem se në çfarë gjendje të mjerueshme është katandisur kombi ynë , të cilin edhe pse jetojmë me të , mund të themi se e kemi harruar të gjithin . Dua të jem ai shqiptar që tregon para teje copëtimin tonë si komb dhe nëse eshtrat e tua bëjnë lëkundje , atëherë unë do të jem dëshmitar që ti nuk je i kënaqur me shqiptarët e tu .
 
“Kë e kemi hero kombëtar ?” – i bëj pyetjen shqiptarëve . Pas disa sekondave të pritjes për përgjigjen e këtyre shqiptarëve zbulova diçka – Që kjo tokë nuk është aspak në vete . Kujtesa historike na ka bërë të harrojmë atë që jemi ne në të vërtet ! Kjo është për t’u vuajtur .
 
Kjo harresë historike nuk është ashtu siç ka qenë shumë vite më parë . Përkundrazi , kjo harresë filloi që të rritej edhe më shumë dhe shkak i rritjes së saj u bë mashtrimi historik . Harresa historike është rritur nën çadrën e mashtrimit djallëzor historik me ideatore shtetin e sotëm të Serbisë ! Kjo është edhe arsyeja , që në ditët e sotme ka tipa , të cilët shpifin për ty Kastriot .
 
Jo vetëm shpifin për ty , madje flasin broçkulla edhe për nënën tënde , të nderuarën Vojsava , duke e cilësuar serbe . Ja pra e shoh . Eshtrat e tua , filluan të lëkunden dhe kjo nuk është aspak shenjë e mirë . Nuk jam afër teje në Lezhë tek varri yt , por nëpërmjet ndjenjave të mia kombëtare arrij t’a shoh zemërimin tënd me popullin shqiptar .
 
Madje edhe mund të thuash : “Si ka mundësi që shkriva jetën time për këtë popull ?” . Do t’a mallkosh edhe veten tënde për këtë ndoshta ! Përpiqesh t’a falësh këtë popull , por shqiptarët nuk e dëgjojnë që ti i fale ata sepse nga shpërlarja e trurit , ata kolektivisht bëhen armiqët e tu .
 
Gjergj , tanimë mund të them se jemi bërë popull dele . Të lutem më fal , që e them këtë , por kjo gjendje aktuale e jona të bën të mendosh se ne nuk do të shohim më dritë të bardhë për kombin tonë të lashtë shqiptar . E shoh tani qartë . Ti dëshiron t’i falësh arbërit e tu , por nuk mundesh t’a bësh këtë pasi ata nuk të duan më .
 
Tashmë ti je heroi ynë dhe kjo kurrë nuk do të ndryshoj . Vetëm një pjesë e shqiptarëve të kujtojnë pasi që turqit dhe serbët e duan këtë sepse këtë urrejtje të madhe të shqiptarëve e kanë për qëllim për t’i realizuar planet e tyre më lehtë . Për këto qëllime fatkeqe kam vetëm një mesazh të shkurtë dhe të qartë : Shqiptarët dhe bijtë e Skënderbeut nuk do t’a lejojnë këtë .
 
Më vjen shumë keq që për këtë shkrim nuk mund të mbledh gjëra të tjera pozitive sepse këto të këqija dhe ndodhi të tjera me figurën tënde madhështore , përsëri do të kaplohen nga helmi i ndodhive të këqija dhe shpifjeve që po i bëhen figurës tënde Kuq e Zi .
 
Mbreti i Shqipërisë , o Gjergj Kastrioti , pas të gjitha këtyre shpifjeve mund të nxjerrim disa fjalë që edhe e identifikojnë popullin tonë si popull i ndryshëm nga të gjithë popujtë e tjerë : “Populli shqiptar , populli i vetëm autokton , i cili në këtë gjak autokton e ka tradhëtinë si armën më të mirë për t’a vrarë shpirtin e vet . ” – Kjo thënie u vërtetua menjëherë pas vdekjes tënde më 17 Janar 1468 .
 
Në emër të autoktonisë sonë dhe në emër të kombit shqiptar me frymën patriotike të Gjergj Kastriotit betohem se amanetin e tij dhe të parëve tanë për bashkimin e Shqipërisë do t’a çojmë në vend . Betohem tek shqiponja dhe harta etnike , të cilat janë të vendosura tek pllaka përkujtimore në përmendoren e Mbretit Gjergj Kastrioti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. OUUU,GJERGJ KASTRIOTI,TË RRËFEJ SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT E SOTËM;AHIII-OREEE
    GJEGJKA MOTI,NGA ZOTI,KORIFEJ MË TË MËDHEJ SHKRIPKAVRRINË E SHKRIPFARËT MOÇËM
    HEU,KURPI SQOTËS,OU,TRUPI BOTËS;PORSI OR SI,POPULL KOMBI NJË KOPE DELE BASHKË
    ME QINGJA;OH SHI,HORRZI;ROKULL KOBI,KORBI,NGELË VRASHKË QE INXHA,IMIGJA,AH-OH
    MIXHA,LUMA BACA,LLUM GACA;DUKE NA DJEGUR,TRETUR,NË TIM DHE FLAKË,KRIME SHLAKË
    AH,NGA SHTRIGA MË LIGA PLAKË;DUKE U ZGJUAR DHEMPIRE NGA VARRI,KUKE HELMUAR OU
    VËSHTIRË,SA ZJARRI,NA KALLI,STRALLI;SHKRUMBUR,HUMBUR,NË FURRËLARTA,SKURRË TEK
    ZJARRTA,QE PËRMES,TERSTRES,TË NA HUMBIN FIJEN,SHKRUMBIN DIJEN;TRIMËRI,HIMËRI,
    ËH,NJË DELË NGA KOPEJA,NGELË VRA HOLEJA,MË MJERUAR,DJERUAR,VEGLAPRON,DEKLARON
    -HEEEJ,SI NJË DELË E BEKUAR,VEGLË,ÇENGLE,MEKUAR;KOPEJA,TROPEJA GRIXHE-IMIGJE,
    DUKE U BERË,VRERË,FLI O GRI,PËR TË UA FALUR MËKATET ZOTRIVE,MORTËGRIVE;SI DHE
    EDHE QINGJË,IMIGJË,ILIGJË,DUKE NA NDARË,PËRÇARË;KOPEN O QINGJEVE,IMIGJAVË,OUU
    DUKE NA I NDARË NGA NËNË-VENË,GJENË-KRENË,TË GJAKUT,PRAGUT;SI DHE NGUJUAR OU
    SHKUJUAR,NEPËR KATARE,TEPËR BARBARE;AN,NËNË DELE BARDHOKE,VENË KRENË NGA BOKE
    ME BLEGËRIME,MERGIME,DUKE NDJELLUR QINGJIN,IMIGJIN;PËR TË USHQYER ME QUMËSHT
    NENË BARDHOKË,KRENË TRARBOKË;PORSE,SQOTË MË LIGA,KOTË HË,SHTRIGA;SËPARI O NA
    MJELNI E TANI TAKONIM QINGJAT,GRIGJAT;KËSHTU NE MBANIM GJALLË,ZGALIM O BALLË
    EDHE POSALINDURIT FEMIJË,EDHE POSANGRITURIT MËRRIE,QINGJA OU GIXHA;PORSE,OUU
    KOPEJA PA BARI,TROFEJA VRA TRANDI,BARBARI;QEN BAGTIE,ZËN TRADHTIE,PARTIE;TEK
    DHLPËRA,KRESHPËRA,NJË KROJSHË ASHTA,RRASHTA;MASHTRON TUFËN QENI,ASHTON BUFËN,
    DUKE SJELLUR,PJELLUR,UJKUN MES KOPEJA,ZHUJKUN STRES TROFEJE;GJËJA,PREJA,OUUU
    PAJTIMI,QAJKRIMI,MES KOPES ME DELË,OR TROFES QENGELË,SHKELË;SI EDHE,ERDHË NË
    KATARË,BATARE,MANARE;RRETH RRETH THURUR ME GRADHË,GRETH GRETH TKURRUR OU,NËN
    SHTARDHË;DUKE FUTUR,MRUTUR,MBRENDA KOPEN QINGJA,TROFEN GRIXHA;SHI,PAJTIM OUU
    QAJKRIM MORRTORE,HORRORE;UJKU ME QINGJIN,ZHUJKU KE IMIGJIN;SI LINQIN,LUKURI O
    DUKURI BISHA,HISHA,LE TË GLLABËROJË,SHKATËRROJË,TERË KOPE OU TROFE;AH DELE,ME
    QINGJA,NGELE KE INGJA,SI PËRBINDËSHA,GËRDITËSHA,DUKE ÇFARROSUR,ÇVARROSUR,TERË
    MË TË BEKUARËN,MEKUARËN;DELE ME QINGJA FLIJIMTARE,NGELË NËN INGJA NXIRIMFARE,
    ZOTËRI,OUUU,NJERI;PO KJO TRADHËTI,PARTI;TRADHËTARE,MË BARËBARE;NA ZHDUKNI,OU,
    NA HUMBNI,DUKE ÇFARROSUR,ÇVARROSUR,O,ANALIZA,TANAKRIZA,LABORATORIKE,AH,KARBO-
    RATORIKE,ME NJË POPULL KOMB,SI ME DELE-NGELË,NËN MASAKRIME,KASAPRIME,OUUU,NGA
    KASAPËT,SATRAPËT,KATSTROFALË,MË KANIBALË,QE NA THËRRASIN,O,BËRTASIN;TË SHTATË
    PALË NËNTOKË,TË SHTATË PALË QIELLI;OUUU,TË SHTATË VALË NËNËLOKË,AHII-O,SHTATË
    VALË DIELLI;EDHE SOT,SI JETËMOT,PREJ MOTI OU ZOTI;QE GJEGJI I TERË ATDHEU,OUU
    GJEGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU,PRIMALLËRIMI,RIGJALLËRIMI;KRY UÇK.HYLEGJENDARIN OR
    ME ADEM KRYLEGJENDARIN,OUUU,SA GJEGJI QE TANDEMA;AHHH,NA GJERGJI MË ADEMA!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.NJË ZOG SHQIPE,LOG SHKRIPE;VETËM
    NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA-SHKRIPKA VRRIA;NGA KËSO,PËSO,OU
    BANDA,TRANDA,MISHNGRNËSE,TRISHGJENËSË;KASTROFALË,A,KANIBALË;NËN DHUNË,FURTUNË
    NA PËRZUNË,PA KTHIM,PËR AMSHIM,TERË MOLKOTË,FERR GOLGOTË,SHQIPTARE,ANËMBANË O
    BOTËS,SQOTËS,MË MIZORE,KRIZORE;PORSE,MOMENTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË OUUU-ORE,
    MËMO-ANTIKE,OJ MIKE;USA.DHE NATO,TERË BOTA DEMOKRATIKE;RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI
    RIPREHËMI,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,OUUU,PËR RINGRITJE,RILINDJE,AH
    MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.