Arif Mati: Për skeptikët që kundërshtojnë vetëm me fjalë apo për kot ose pa prova, pa argumenta bindës…

Ju shkruan zot. Mathieu Aref !
Vëmendje ju lutem !

Ditë për ditë po çuditem nga disa « miq » këtu ne FB (një pakicë) : Janë skeptik dhe kundërshtojnë vetëm me fjalë apo për kot ose pa prova, pa argumenta bindës ose për të kenaqur Egon e tyre ose për një arsye tjetër ! Ditë për ditë po harxhoj kohë dhe po lodhëm tu përgjigjur (jo gjithmonë por disa herë jam i detyruar). Doja të thëm me sa dukët se shumica e tyre nuk i kanë lexuar librat e mi apo keq lexuar apo vetëm shfletuar. Sa për mua si shkencëtar, kur nuk pajtohem me dikë apo diçka unë shpesh e sjell provën e të kundërtën.

Pra për atyre që dyshojnë që Aleksandi i tretë (LEKA i madh) nuk ka gjak shqiptari dhe për disa pika të tjera ja disa sqarime të nxjerra nga studimet e mia (librat dhe teza ime) qysh një gjysmë shekulli. Më falni unë nuk do të jap ndonjë pergjigje për disa pyetje që kërkojnë një përgjigje të gjatë. Falëminderit për mirëkuptimin.

ALEKSANDËR

Ky emër është bërë i shquar falë Parisit, i quajtur ndryshe Aleksandër, biri i Priamit (mbreti i Trojës) dhe i Hekubës. Këtë emër mbajtën më vonë në mënyrë të veçantë princat e linjës mbretërore dhe me zanafillë pellazge, të tillë si Aleksandri III i Maqedonisë, biri i Filipit II dhe Olimpias, princesha epirote. Legjenda e parë ka të bëjë me Paris/Aleksandër, hero trojan dhe pellazg. Nëna e tij Hekube, kur ishte shtatzënë pa në ëndërr se ishte mbarsur me një pishtar që flakërinte dhe që dogji të gjithë qytetin e Trojës. Duke dyshuar për një paralajmërim të keq ajo e la atë në malin Ida. Ai u rrit nga bariu Agelaus. Më vonë duke zbuluar zanafillën e tij, ai u kthye pranë babait të tij në pallatin e Trojës. Profetja “Kasandra”, motra e tij e njohu menjëherë. Pa dyshim, bariu që e rriti i kishte dhënë emrin “Paris”. Ai mori emrin Aleksandër ka shumë të ngjarë si rrjedhojë e një britme të motrës së tij Kasandra: “ai që ka lindur si në ëndërr”, ëndrra e Hekubesë! “Ka le si andërr”. Një tjetër legjendë “ëndrrash” është e lidhur me lindjen e Aleksandrit (shiko “Maqedoni”). “Ai që mbron burrat” është nga ana fonetike shpjegimi në greqisht !

Në lidhje me karakterin luftarak të thrako-ilirëve – ja çfarë tha Aleksandri, sipas biografit të tij Arrieni (Anabase II, 7, 5) : “Për ata që janë barbarë [jo helenofonë], ne radhitim Trakët, Peonianët, Ilirët, Agrianët, popujt më të fortë dhe më luftarakë të Europës, kundrejt racave më të plogështa dhe më të buta të Azisë [Persët]; ndër të tjera është Aleksandri që udhëheq kundër Dariusit”. Aleksandri i Madh fliste dy dialektet e tij, me zanafillë maqedone nga i ati (Filipi i dytë) dhe epirote nga e ama (Olimpia…E Lumtia) dy dialektat pelazgo-thraco-ilire të asaj kohë……

Ja çfarë tregon Plutarku (46-125 pas erës sonë – jeta e Aleksandrit – V, 8) : “Atëherë Aleksandri e fyeu : ja miqtë e mi, thotë ai, njeriu (babai i tij Filipi II) që përgatitej për të shkuar nga Europa në Azi dhe i cili, duke kaluar nga njëri shtrat në tjetrin, ra në kokërr të shpinës ! Pas kësaj fyerjeje që e bëri, ngase e kishte zënë vera, ai mori nënën e tij Olimpia, e vendosi në Epir dhe vetë u tërhoq në Iliri (vend, gjuhën e të cilit ai fliste)”…..

BUÇEFALË = Buç e falë

Ky është emri i kalit ose më mirë i pelës së Aleksandrit të Madh. Ky emër shpjegohet plotësisht nga gjuha shqipe : Buçë e falë, në dialektin gegë ose “Bushtër e falë” në dialektin toskë. Kjo do të thotë edhe “Pelë e ofruar” edhe “femër e sertë e dhënë dhuratë”. Ndërkohë që në gjuhën greke përkthehet fonetikisht “koka e kaut”!! Sot këto dy fjalë “Buçë ose Bushtër”, në të dy dialektet e gjuhës shqipe do të thonë “femër e përdalë”, “grindavece” ose “grua e sertë”. Në të vërtetë askush përveç Aleksandrit të Madh nuk mund ta zbuste këtë kafshë të famshme, kafshë e cila ishte e sertë kundrejt çdo personi tjetër. Gjithçka të bën të mendosh se ajo duhet të jetë një pelë, ashtu siç na e jep gjuha shqipe.

« VALLJA E QUAJTUR « PIRRIKE » (valle e mbretit Pirro) :

Dorianët (populli ishte « ilirë » ndersa pushtuësit ishin « semito-egjiptian »), gjatë qëndrimit të tyre në Kretë, e shpien në Spartë (Lakedemonë) këtë valle luftëtarësh. Aleksandri i Madh (një tjetër thrako–ilirë i shquar) përpara se të lëshohej kundër Persëve kërceu vallen pirrike. Jul Cezari, i cili qëndroi në Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme) dhe i joshur nga kjo valle e bëri të njohur atë në Itali. Ushtarët e Pirro i dytë e kanë kërcyër këtë valle çdo hërë kur fitonte një luftë, sidomos kundër Romës. Albanologu hungarez Thalloczcy pohon se Ilirët vallëzonin me shpatë në dorë, ashtu si bëjnë shqiptarët sot (në veçanti në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut). I pari që e ka vallëzuar ishte biri i Akilit « PIRRO i parë ». Kjo valle ishte e njohur që në lashtësinë nga autorët e lashtë ndër të cilët Ksenofoni, Platoni, etj.

« HEROJT APO HYJNORËT PELLAZGO-ILIRË » të Antikitetit të lashtë apo të mitologjisë ndër të cilet ishin :

• Zeusi që në fillim ishte « mbret » pellazg (sipas Homerit) dhe pastaj ishte hyjnoruar si Perëndi. Si dhe gjithë perënditë të tjerë të mitologjisë, ndër të cilet Prometeu, Kronosi, Rea, Afërdita, Hera, Artemisa, Hadesi, Hermesi, Mnemosina, etj. Gjithë këto emra dhe të tjerë kanë kuptim dhe shpjegim të plotë në bazë të gjuhës shqipe.

• Akili (heroi më i madh i Iliadës, emri i tij shpjegohet nëpërmjet gjuhën shqipe « Aq i lehti »).

• Emrat e shumë heronjve dhe heroinave, ndër të cilët Agamemnoni, Menelau, Ajaksi, Aleksandri (Parisi), Uliksi (Odiseja), Penelopa, Kasandra, Amazona, Dardani (biri i Zeusit dhe themeluesi i Trojës), etj.

• Pirro I, Neoptolemeu (biri i Akilit), themeluesi i mbretërisë së Thesprotisë (që u bë më pas Epiri).

• Pitagora i Samos-it (biri i një Tursani, Tirrenian dmth Etrusko-pellazg i Lemnos).

• Sokrati (babai i filosofisë) ishte pellazg nga origjina e tij. Sokrati nuk ka lenë shkrime, por të menduarit e tij dhe fami e tij u transmetuanë me prova indirekte. Dishepujt e tij Platoni, Ksenofoni dhe Alcibiadi kanë punuar veçanërisht për të ruajtur dëshmitë dhe imazhin e mjeshtërit të tyre.

• Aristoteli (dishepull i Platon-it) ishte mësuesi i Lekës të madh. Filipi e thërriti në kyeqytetin e tij Pella për të edukuar dhe për ti mësoje gjuhën greke të shkruar, gjuhë e përdorur në ato kohë në Mesdhe. Shkaku është se Aristoteli i lindur në kufirin e Maqedonisë (në Stagjirë të Kalçidikës) fliste maqedonishtën (gjuhë pellazge e mirëfilltë) ndryshe, sigurisht, nuk do ta merrte Aristotelin si mësuës i Lekës.

• Aleksandri i Madh (shih me sipër)

• Pirro II (mbreti molos i Epirit) i cili i ka dhënë pa dashje shqiptarëve etnoniminë e tyre Shqiptar (bij ose fëmijë të Shqiponjës). Ushtarët e tij epiro-ilirë e quanin atë Shqiponjë. Ai ua ktheu një ditë se ata ishin bijtë e tij ose “bijtë e Shqiponjës”. Të mos harrojmë se ndër pellago-ilirët, shqiponja përfaqësonte simbolin e vetë etnisë së tyre. Përveç kësaj, Zeusi kishte si emblema shqiponjën, skeptrin, dhe vetëtimën (rrufe). Flamuri shqiptar (të kohës Skenderbeut) paraqet në një sfond të kuq një shqiponjë të zezë dykrerëshe (një kokë për Gegët e Veriut dhe një tjetër për Toskët e Jugut : dy elementet kryesorë përbërës të etnisë shqiptare)
Etj, etj….

….Për të përfunduar këtë kapitull do të thoja thjesht se pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën nga fundi i kohës e akujve që mori fund në Evropë nga 10.000 vjet para erës sonë.. Do të shtoja që një pjesë e këtyre popullsive, për arsye të ndryshme ka emigruar drejt Lindjes, ka të ngjarë rreth mijëvjeçarit IV dhe mijëvjeçarit në vijim me një ritëm më të ngadaltë. Duke i shtuar kësaj se trupat e Lekës të madh i Maqedonisë kanë shkelur truallin e territoreve të stërmëdha deri në luginën e Indusit madje përtej këtij. Sipas Arrianit (Anabaza e Aleksandrit të Madh), pjesa më e madhe e ushtrisë së tij ishte me zanafillë thrako–ilire (Maqedonët, Trakët, Peonianët, Ilirët, Agrianët : “popujt më të fortë dhe më luftarakë të Europës kundrejt racave më të dobëta dhe më pak burrërore të Azisë”. – : Libri II / 7).

Të gjitha këto migracione të vullnetshme apo të pavullnetshme, (ushtarët u vendoseshin në rajonet e pushtuara), kanë lënë në këtë pjesë të Azisë (duke shkuar nga Mesdheu deri në Indus) një pjesë të madhe të kulturës së tyre dhe mbi të gjitha të gjuhës së tyre (). Pra nuk është për tu habitur që gjenden fjalë të përbashkëta në Europën ballkano-danubiane dhe në Azinë perëndimore dhe qendrore (gjuha sanskrite, avestike, tokariane etj.). Më në fund duhët shënuar se poshtuësit Hitite dhe Sumeriane (jo popullsitë) rrjedhnin nga gadishulli juglindor të Evropës i quajtur sot Balkan : në ato kohë aty eksistonin vetëm Pellazgët.

Shperndaje ne
Updated: 14 Gusht, 2017 — 23:40

The Author

Arif Mati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.