Lufta për Bashkim Kombëtar, mesazhi që sot shqiptarët duhet t’i japin Europës!

Pedagog i Shkencave Politike
dhe të Sigurisë Kombëtare.

Të ëndërrosh, të aspirosh dhe nxitësh shpresën për të ardhmen, është diçka e bukur dhe një shtysë shpirtërore e fuqishme që ushqehet brenda kombit në çdo kohë.

Konstatohet me dhimbje që, në trojet etnike nuk ka planifikim, nuk ka mendim të organizuar dhe mungojnë rrugëzgjidhjet duke e lënë popullsinë shqiptare në udhëkryqet e politikës.

Kjo ka një shpjegim të thjeshtë, por thelbësor për të ardhmen.

Politika që përfaqëson interesat e shqiptarëve në rajon është në krizë dhe ajo përgjithësisht i ka braktisur ato.

Edhe pse ka një çështje shqiptare, sot mungon Strategjia Kombëtare, e cila më së pakti duhej të përfaqësohej nga Kongresi i Shqiptarëve në Botë, i cili të kthehej në një institucion rekomandues dhe bashkëveprues me politikat zyrtare në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup. Kjo do të mundësonte administrimin e drejtë të energjive kombëtare.

Pse ndodhemi në këtë situatë?

Pse vazhdojmë të harxhojmë energji dhe të gënjehemi me ëndërrën europiane, kur konstatojmë lehtësisht se nga na buron e keqja e të këqiave që na shoqërojnë në jetën tonë?

Ku ta kërkojmë fajin dhe përgjegjësinë, brenda vetes apo tek të tjerët?

Çfarë zgjidhin realisht mjaft aktivitete që bëhen në emër të Bashkimit Kombëtar?

Ju kujtoj me modesti, që puna fillon me mbarimin e nje takimi apo mbledhje të rëndësishme dhe jo si deri tani, që të gjithë të kënaqur pas aktiviteteve, shkojnë në shtëpi, me mendimin se e kanë bërë detyrën ndaj Kombit.

Jo, kjo është një mendësi egoiste prej dembeli, shkatërruese, që ushqen shpresa të humbura se punën do të na e bëjnë të tjerët.

Kjo është një punë e madhe dhe e mundimëshme, që kërkon sakrifica njerëzore, fillon dhe mbaron me një mbledhje, me një takim, me një konferencë, me një deklaratë, apo ajo duhet të konsiderohet si pikënisje e një pune shumë të madhe në vazhdimësi?

A ka logjikë tek drejtuesit e organizimeve patriotike, kur bëjnë gjithçka për të realizuar një aktivitet në emër të shoqatës së tyre, bëjnë deklarata, bëjnë thirrje për bashkim dhe vetëm bashkim dhe unifikim të qëndrimeve dhe veprimeve nuk ka?

Fenomeni i rrëzikshëm i egeos dhe egocebntrizmit që nxjerr kokë midis nesh, është bërë gangrena vdekjeprurëse, e cila nuk bën gjë tjetër, veçse shpenzon energjitë dhe kohën e çmuar, duke i shërbyer “UNIT” të individit, të shoqatës dhe asgjë më shumë.

Kjo është përgjegjësi e rëndë, e cila nuk mund të justifikohet në asnjë rast, edhe pse aktivitetet që bëhen kanë karatet patritiok dhe i shërbejnë forcimit të ndërgjegjes kombëtare.

Por ato shkojnë deri këtu, dhe jo më tej.

Nuk mund të shtyhet më tej kjo mënyrë veprimi, duke gënjyer veten dhe të tjerët, duke treguar shkallën më të lartë të papërgjegjëshmërisë në nxitjen e procesit të thërrmimit kombëtar.

Situatat e favorëshme që janë krijuar dekadat e fundit, jo vetëm që nuk janë shfrytëzuar në planin kombëtar, por në shumë drejtime ato kanë bërë hapa prapa.

Mungesa e udhëheqësisë me karakter kombëtar, nuk justifikon as praninë e Akademive të Shkencave, apo Akademive të Arteve, të cilat edhe pse kanë në përbërje të tyre njerëz të mirë dhe përfaësojnë potenciale kombëtare, ato e kanë shtrirë autoritetin dhe efektivitetin e tyre në mbrojtje të interesave kombëtare vetëm në planin formal.

Ato janë kthyer me ose pa dashje në shtojca të politikave zyrtare dhe tërhiqen pas ngjarjeve që shkaktojnë shpesh tronditje brenda Kombit.

Në këtë situatë ku kemi rënë, më së shumti dallohet sherri brenda nesh, fenomeni i përçarjes, urrejtjes, ndarjes krahinore, përplasjeve fetare, diskutime banale mbi figurat qëndrore të Rilindjes Kombëtare, duke i hapur rrugën fenomeneve më negative me nxitje dhe financime nga jashtë.

Askush nuk guxon sot të bëjë analizën e situatës dhe të perspektivës dhe të vërë gishtin në plagët tona të vjetra dhe të reja, me idenë e tërheqjes së mendimit drejt mendimit të organizuar, të vënë në shërbim të filozofisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, drejt idesë së Ribashkimit Kombëtar.

Kjo ide sot për shumëkënd mund të duket “absurde”, “babnale”, “e vjetëruar dhe e kaluar në kohë”, me pretendimin po absurd, që, “bashkimin e shqiptarëve nuk e pranon bota”, pasi në rend të ditës “në politikat europiane është orientimi drejt integrimit të popujve dhe kombeve”.

Brenda këtij kaosi në mendim, janë të dukëshme edhe rrugëzgjidhjet, të cilat kërkojnë përgjegjësi të lartë kombëtare, jo vetëm nga institucionet zyrtare përfaqësuese, por edhe nga prezenca e një organizimi të fuqishëm mbarëshqiptar, që do të koordinonte veprimtaritë në shumë plane.

Nuk dëshiroj të bëj moralizimi bajate të mërzitëshme, por duhet pranuar që, e vërteta e hidhur qëndron brenda këtyre rreshtave, dhe ajo meriton analizën dhe rrugëzgjidhjet.

E nëse do të arrijmë të realizojmë këtë, mbi metodologjinë e realizimit të aspiratave popullore në raportet midis Ribashkimit Kombëtar dhe integrimit europian, atëherë do të dimë të japim edhe modelin e shuarjes së sherreve të vjetra historike, si një mesazh për të gjithë popujt e Europës.

Kush do ta marrë nismën për t’i hyrë kësaj rruge të vështirëm, por të domosdoshme për ardhmërinë tonë?

Përgjigja e kësaj pyetje, ashtu siç drita, ajri dhe uji janë jetike për njeriun, po ashtu ato janë jetike edhe për ardhmërinë tonë kombëtare.

Shperndaje ne
Updated: 16 Gusht, 2017 — 22:16

The Author

Sylejman Abazi

1 Comment

Add a Comment
  1. Rruga per ribashkimin kombetare eshte e veshrire,por e domosdoshme.Lus te gjitha forcat progresiv atdhedashese te dhe gjithe popullin shqiptar te kontribojn ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.