Edon Muhaxheri ka “ringjallur” alfabetin e parë të gjuhes shqipe, gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë, duke datuar qe 5000 vjet

Edoni Muhaxhiri  gjate eksperimentimit.

Edon Muhaxheri, ish student i RIT Kosovë™ (A.U.K) dhe bursist i programit Fullbright në “Maryland Institute College of Art” ka “ringjallur” alfabetin e parë të gjuhës shqipe – Alfabetin Vithkuqi të Naum Bredhit (Veqilharxhit) – në ekspozitën që u mbajt këtë vikend në “The Riggs – LeidyGalleries” në Baltimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Naum Veqilharxhi, i lindur si Naum Bredhi ishte një nga figurat më të shquara të periudhës së hershme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe besohet se ai filloi krijimin e këtij alfabeti qysh në vitin 1825.

Versioni final i tij me tridhjetë e tre shkronja njihet si alfabeti Vithkuq, i cili u botua si pjesë e abetares në 1844-5 me titullin “Ëvetari Shqip i Shkurtër”.

Ishte mu ky version që u ringjall nga Edoni, si pjesë e punimit të tij të diplomës në programin Master i Arteve të Bukura në “Maryland Institute College of Art” në SHBA. Ai po ashtu ka krijuar edhe makinën e shtypit të quajtur “Bredhi, WritingAutomata” për nder të Naum-it, ku ju mund të shkruani në këtë alfabet.

Në mesin e shumë vizitorëve, edhe disa nga kolegët e tij nga RIT Kosovë™ (A.U.K) që gjenden në studime të Masterit në Amerikë, patën mundësinë që të provojnë makinën drejtpërdrejt gjatë ekspozitës. Aty ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I diplomuari në akademinë e ilustrimeve MICA MFA, Edon Muhaxheri, ka prezantuar si temë të diplomës për master një alfabet të hershëm shqiptar, të cilin e ka paraqitur me një font të digjitalizuar, të quajtur Albanian Helvetica.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet përdorimi i këtij alfabeti dhe përdorimi i këtyre fonemave. Ai ka fituar bursë të plotë për studime në këtë akademi prestigjioze në Maryland, dhe këtë vit ka diplomuar për master. Gjatë studimeve të tij ai u interesua për shkrimet e lashta, dhe studimin e makinave të cilat përdoreshin për shkrim në shekujt e mëparshëm.

Studimet e tij e çuan deri tek Muzeu i Edukimit në Shqipëri, ku atje gjeti një skript me alfabetin e lashtë shqiptar, të publikuar në vitin 1844, i cili mendohej se kishte humbur dhe që atëherë është zëvendësuar me alfabetin latin, që përdorim sot. Që prej zbulimit të tij, Muhaxheri kishte vendosur që të ridizajnonte alfabetin me një stil më të kuptueshëm për lexuesit.

Gjatë punës

Gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë, duke datuar qe 5000 vjet, mirëpo ajo e shkruar ishte në mungesë deri në vitin 1844. Falë zbulimit të tij studenti nga Kosova, ka marrë ftesë nga kryeministri shqiptar për të prezantuar zbulimin e tij.

Alfabeti ynë i vjetër

Shperndaje ne
Updated: 19 Gusht, 2017 — 10:11

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons