Kombi kosovar -pjellë e Serbisë

“Në politikën e saj ndaj kombit shqiptar Serbia shpeshherë ka përdorur njerëzit tanë, mendjet tona, debatet tona të kota “filozofike”, të nxitura nga ajo. Brenda kësaj praktike duhet parë edhe përpjekja, që bëri në datën 16 gusht në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të përdorur në favor të Serbisë debatin absurd brenda shqiptar për të ashtuquajturin “komb kosovar”. Deklarata e ministrit të Jashtëm serb në KS të OKB është: “Populli shqiptar e ka shtetin e vet. Kosovarët nuk kanë shtet, sepse nuk janë komb”. (Shaban Murati: Serbia keqpërdor debatin për “kombin kosovar”

E shihni ju bashkardhetarët e mi të Kosovës, besa edhe ju të Shqiperisë ( që keni heshtur ) që krijimi i “kombit kosovar ‘paska qenë pjellë e Serbisë .

Edhe me keq :” Ajo me të cilën duhet të pajtohemi është fakti i “foshnjërisë së kombit kosovar” nga se atë e përcakton hapësira e njohjes ndërkombëtare me këtë emër dhe vitet nga kur është njohur. Por a do të zhvillohet kjo “foshnje” apo jo, dhe si do të zhvillohet, determinohet nga shumë faktorë, ku ai serb është me ndikim të madh. Pa më të voglin dyshim, në kushte normale, popullsia në territorin e Republikës së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve shoqërore do të evoluonte në kategorinë me homogjene shoqërore të quajtur komb, në këtë rast kosovar. Në këtë pikë pajtohem me z. Matoshin dhe mikun tim N. Spahiu. ( shkruante Fadil Kajtazi në “Debati, Halil Matoshi dhe kombi kosovar “ ( shqiptari.eu 26.05.16 ) Edhe Fadil Kajtazi , pajtohej .

Nga bregu në breg , nga shkëmbi në shkëmb dhe kurrësesi të rehatohet “Anija “ e Kosovës dhe të del në në ujërat e qeta të oqeanit të ardhmerisë së saj,. Nga kush këto fortuna shkatërruese ? nga serbët nëpër mjet sejmenëve të Serbisë Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit dhe të gjitha mediave që pa fije skrupulli i jepni hapësirë në faqet e tyre të nxira plot turp e tradhti .

“Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb në OKB, në 16 gusht bëhet në një kohë kur politika, diplomacia dhe propaganda serbe po ngrenë një furtunë në gotë uji se presidenti i Serbisë paska vendosur të organizojë diskutim popullor për çështjen e Kosovës. Askush nuk ua kërkoi ta bëjnë këtë, por është një taktikë e rafinuar serbe për të ngjallur iluzione te naivët në Tiranë, në Prishtinë, në Bruksel, etj. se Presidenti i Serbisë po gatuan një gjë të madhe. ‘” ( Shaban Murati , po aty )

Shaban Murati në librin e tij ““Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, botuar në vitin 2009, shkruante se në klimën e provincializmit, krahinorizmit dhe klanizmit “kanë gjalluar edhe paraqitjet ekscentrike, me origjinë nga Kosova, si ajo e pretendimit për një “komb kosovar”, “identitet kosovar” dhe “gjuhë kosovare”. Edhe në Shqipëri këto teza veçuese kanë gjetur jehonë me tezat absurde “të dy kombeve”, të dy gjuhëve apo dy identiteteve kombëtare”.(fq85). Është metodë që e përdori dikur Moska për të përçarë kombin gjerman, duke dalë me tezat idiote të dy kombeve gjermane: kombi gjermano-perëndimor dhe kombi gjermano-lindor. Ishte një fiasko për të ruajtur sundimin rus mbi Gjermaninë Lindore. Po kështu i ashtuquajturi “komb kosovar” është një fiasko për të ruajtur sundimin serb mbi Kosovën. “ Pra , Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu ,ku jeni ?

Poshtë shqiptarët! Rroftë “kombi kosovar”! – ky ishte slogan i përgatitur nga Serbia , dhe i proklamuar nga matrapazët e Rusisë . Mallkuar qofshin !

Keqpërdorimi diplomatik, që ministri i Jashtëm serb i bën një debati absurd brenda shqiptar mbi të ashtuquajturin “komb kosovar”, evidenton kotësinë dhe ligësinë e sponsorizuesve të debateve të tilla. Diplomacia dhe shteti serb mendon se do ta godasë pavarësinë e Kosovës, duke përfituar nga ky debat i inicuar nga vet ata por i thënë e i shkruar nga mashtruesit shqiptar .
Në vitin 2014 e pata shkruar ; “O shqipëtar , ti kurvi i motit ! “ dhe i mendoja “prostitutat “e Kosovës me” kombin “e tyre kosovar dhe “gjuhen kosovare “.
Ne shqiptarët jemi kurvi i motit!

“Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, në këtë vendin tonë, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë për të mohuar gjithçka që është shqiptare. Zërat e mendësve tanë e duan shkapërderdhjen e kombit tonë,duke na sajuar si sajesa të pa qena: Duan që ne të dalim si komb kosovar,një përbindësh i ri i pa origjinë. Kosova -Shtet u krijua sipas të drejtës ndërkombëtare, ku që të dy të drejat juridike “Jus soli” (lat. e drejta mbi tokën) si dhe Jus sanguinis (lat. e drejta e gjakut), janë të plotësuara dhe që të dy të drejtat ne shqiptarët i kemi mbi Kosovën.Duhet pa tjetër , që për këtë fenomen të kemi një qasje me një ftohtësi të admirueshme logjike dhe faktike . Problemi është serioz. “ (Fahri Xharra:A ka komb Kosovar ? 2012 )

“Ku jemi ne? Për hir të kujt duhet të bëjmë një krijesë veçuese: “Kombin kosovar”? Nëse ne shqiptarët rrojmë në dy shtete e që për momentin është e mbërrime e madhe historike, formimi i dy shteteve shqiptare në botë, pse duhet që ne shqiptarët (popull shumicë në Kosovë), të mohojmë identitetin tonë shqiptar dhe të bëjmë një komb artificial, atë kosovar, i cili nuk ka ekzistuar kurrë? Anatemimi i kombit është një pasojë që futet në përdorim e do të vazhdojë të funksionojë dhe do të marrë kah deri në asgjësimin dhe mohimin pa kthim të vetvetes.” (Fahri Xharra , po atu 2012 )

O shqiptar i Kosovës, kurvi i motit !

21.08.17 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 21 Gusht, 2017 — 18:24

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Qe vitin 2008 kur Kosova muar statusin e Pamvarsis filluan te dalin zera per Kombin Kosovar nga vet Shqiptaret qe i thone vetit ‘gazetare’ e ‘analiste’ .Po per te mose pas probleme ne te ardhmen eshte mire te mbahet nje referedum mbare Shqipetare e ti ndrohet emri Kosove ne Dardani.Mendim i imi

  2. Këta llojë ligjiruesish si: Nexhmedin Spahiu Milazim Krasniqi Halil Matoshi besa edhe Rexhep Qosja , imam e hoxhollar si Naim Terrnava Shefqet Krasniqi Gzim Kelmendi e shumë tjer jan soj i llojit të Haxhi Qamilit, por : perpjekja e tyre do të jet e kotë , përgjithmon do të ju mbetët një njoll e zezë për teorit e tyre antikombëtare antihumane antiprofesionale dhe antinjerzore, teoria e tyre është vdekjepruese për kombin Shqiptarë .por jo kurrsesi , nga gjiri i kombit Shqiptar, do të dalin fëtyra të ndritura si Skenderbeu Nënë Tereza Rugova Adem jashari Kadare etj .

    Me respekt nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.