E bisedova me Shaban Muratin (2 )

Mirë dhe shumë mirë kur e ke mundësinë që së paku virtualisht të bisedosh me një njeri me të cili është kënaqesi e madhe t`ia lexon shkrimet ,opinionet dhe analizat e tij por është edhe krenari që e ke në rrethin e ngushtë të miqësisë.

Të shkruaj për Shaban Muratin m`është vështirë t`a analizoj një njeri tërësisht të kompletuar në çështjet politike dhe diplomatike që ai i ka. Unë edhe sot e preferoj të bëj një bisedë virtuale me Zot. Shaban për analizat e tija aq të qëlluara për ngjarjet politike të sotme që neve na përkasin drejt për së drejti apo tërthorazi.

« Kriza diplomatike midis Serbisë dhe Shkupit mbaroi ashtu si nisi, artificiale dhe bizantine. E nisi Serbia në 20 gusht me vendimin e padëgjuar ndonjëherë në analet diplomatike “për të thirrur në atdhe për konsultime” gjithë stafin e ambasadës serbe në Shkup. Historia e diplomacisë deri tani njeh që thirret ambasadori për konsultime në shenjë proteste, por që të thirret edhe sekretari i tretë edhe kafazi për konsultime, kjo është një shpikje serbe. Nuk shpjegoi as presidenti serb dhe as ministri i jashtëm serb pse u ndërmor ky hap i pazakontë, që zakonisht merret kur ndërpriten marrëdhëniet diplomatike, kur shteti pritës është në prag të luftës, ose kur kërcënimi terrorist kundër ambasadës është konfirmuar. Beogradi tha vetëm në mënyrë të vagulluar se Maqedonia po kryente veprimtari ofensive kundër institucioneve të Serbisë, duke i lënë fushë të lirë të gjitha fantazive dhe fakenews-eve serbe, maqedonase dhe ruse për Kosovën, për UNESCO-n, për CIA-n, etj. » ( Shaban Murati , Lojërat bizantine Beograd-Shkup si strategji tensioni ) « 

«  Që kriza diplomatike e re ishte edhe artificiale, edhe bizantine, e tregoi shfryrja e shpejtë e saj brenda tre ditësh, kur të mërkurën folën në telefon presidenti i Serbisë me kryeministrin e Maqedonisë dhe nga telefoni doli dhe një komunikatë e përbashkët optimiste. Divorci i bujshëm diplomatik serbo-maqedonas zgjati sa një shi vere, çka tregon sa artificial ishte. Po kaq absurd ishte dhe motivi i shkrirjes diplomatike, kur Daçiç deklaroi në 25 gusht se informacionet e zbulimit, që ka marrë Serbia, nuk lidhen me qeverinë e Maqedonisë, por me sektorin e sigurimit me ndërhyrjen e faktorit të huaj. Po kaq absurd ishte dhe justifikimi i shkrirjes së shpejtë diplomatike nga ministri i Jashtëm maqedonas, i cili përsëriti argumentin serb se informacionet nuk implikojnë qeverinë e Maqedonisë. »

– Ku janë synimet e vërteta dhe sponsorizimet gjeopolitike ballkanike brenda saj ?
– « Në situatën para një demaskimi ndërkombëtar të ndërhyrjes në një shtet fqinj, Serbia nxitoi dhe krijoi artificialisht krizën diplomatike të zhurmshme me tërheqjen e gjithë personelit të ambasadës së saj në Shkup «  Pra ,jo rastësisht bashkë me personelin ajo transportoi me urgjencë të gjithë dokumentacionin e ambasadës, e trembur se mos rridhnin materiale komprometuese. Që kjo përbënte motivin dhe thelbin e provokimit të krizës artificiale diplomatike, u pohua nga vetë udhëheqësit serbë « 

-Po , cili ishte ai material ?

« Burime diplomatike të mirë informuara bëjnë të ditur se Maqedonia kishte grumbulluar informacione të bollshme për implikimin e shërbimit sekret serb, bashkë me atë rus, në përpjekjet për të mbajtur me çdo kusht në fuqi regjimin e kryeministrit filoserb dhe filorus, Nikolla Gruevski dhe për të sabotuar legalizimin e qeverisë së shumicës parlamentare. »

– Pra ?
« Dosja e implikimit të shërbimit sekret serb dhe atij rus në krizën e stërzgjatur politike në Maqedoni dhe në krijimin e trazirave dhe të destabilitetit në Maqedoni ishte aq e mbushur me fakte, sa që pritej nga momenti në moment që autoritetet maqedonase të publikonin dosjen e ndërhyrjes serbe në punët e brendshme të Maqedonisë. »
Presidenti i Serbisë, Vuçiç, deklaroi se tërhoqi stafin e ambasadës, sepse Serbia mori të dhëna për veprimtari ofensive zbulimi të Maqedonisë kundër institucioneve të Serbisë. Aha !!!

Këshilla e Shaban Muratit është : »Kriza artificiale diplomatike, që Serbia provokoi në marrëdhëniet me Maqedoninë, duhet të ndezë llambat e alarmit në kryeqytetet e rajonit dhe sidomos në Bruksel lidhur me rolin destabilizues, që Serbia po luan në rajon. »

Në gjithë veprimtarinë subversive rajonale Serbia ka nxitjen dhe sponsorizimin e Rusisë, e cila në përplasjet e saj gjeopolitike me Perëndimin në Europë synon të krijojë vatra destabilizimi në hallkën më të dobët të kontinentit, që është Ballkani. Intrigat diplomatike serbe janë taktika të Rusisë për ruajtjen e influencës së saj në rajon.

Pastaj lexoj : « Ndaj duhet parë përtej retorikës dhe dashurisë rajonale të Serbisë. E kam thënë qindra herë dhe e përsëris që Serbia kërkon rol dominues dhe hegjemon në rajon dhe këtë po përpiqet ta realizojë duke e trembur Bashkimin Europian me kartën e destruktivitetit rajonal dhe me kapacitetet e saj për të krijuar trazira dhe tensione me të gjithë shtetet e rajonit. »

Këshilla e ime : (fxh ) «  Çështja është që ballkaniko-perëndimorët e tjerë të kullohen që nuk kanë pse i kurdisin orët e interesit kombëtar njësoj me Serbinë.. Ooooooo, shqiptarët të kullohen dhe të largohen sa më parë nga kërcnimi serb. »

« Të lindin politikanët shqiptar , por edhe këta që janë të rilindin në mendjen e tyre , që ta udhëheqin drejt politiken shqiptare karshi Europës ose : » Ndaj dhe po ju lutem që për të shpëtuar atdheun, të largoheni menjëherë nga ky vend të çoheni e të dilni jashtë, ikni sa më parë! Hiquni shpejt nga sytë! Qërohuni këtej ju skllevër të vesit! Shporruni! Në emër të Zotit, largohuni! (Oliver Cromwell )” «  se të tjerët janë më të zgjuar se ne. (fxh )

 

Fahri Xharra,28.08.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 28 Gusht, 2017 — 17:21

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. E BISEDOVA ME SHABAN MURATIN;QE PRIS JEHOVA KE SHKABAN PRUR’FATIN;HEEEJ,NË
    MOMEMNTË MË DELIKATE,ZË KONTINENTË TEK NGELI FATE;NGA BANDAT,TRANDAT,POROSI
    MOR,HORRORZI;DUKE SHKAKTUAR,SHKATRUAR,MASAKRAUR,KASAPRUAR,GJËRË ÇFARROSJE OU,
    ÇVARROSJE TOTALË,GLOBALË;PËR TË U SHUAR,PUSHTUAR,TERË GADISHULL AH ISHULL OU
    VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKAVRINË;AHIII,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARINË;O,
    NA BËRTET SHI KUMTI,NA THËRRET TI LUMTI;KY LOT,HY ZOT;DHE SOT,PËRJETË MOT;NGA
    MALLKIMI,KALLKRIMI,MASAKRA MASIVE,KASAPRA MARRZIVE,MAFIVE;AH,BALLKAN,KALLKAN,
    QE KURRË HE BURRË,A GRUA,NUK U NGOP AS NUK U KOP,ME GJAK OU PRAG SHQIPTARI,AH
    DUKE PRIRË,SHKRIRË,LARG OU VARG MË I PARI,I MBARI;BABA-SHKABA SHKRIPKAVRISË O
    SHQIPTARISË;QE NGA BURBULLIMA,GURGULLIMA,SI VULLKAN,O SHI,KULLGJAN;OH,DUKE NA
    SHPËRTHYE,MBËRTHYE;GODITUR,TRONDITUR;TIM E FLAKË,KRIME TLAKË,SHKIME SHLAKË,OU
    SHTRIGA MË LIGA PLAKË;DHËMPIRË,SHËMTIRE;TENTUAR,KËRKUAR,PËR TA GLLABRUAR,OUUU
    SHKATRRUAR,TERË MË T’SHËNJTIN,SHTRËNJTIN POPULL KOMBIN;SHQIP SHQIPE KOMBËTARE
    SHQIPTARE;SHKRIP SHKRIPE GLOBËTARE SHKRIPFARE;QE KËTE GJENË OUUU,NËNË,MBI TË
    GJITHA KOMBËT BOTËRORE,MË NJERËZORE;DHE,QE NA DRIDHEJ,HIEDHEJ;LLAVA VULLKANI,
    OU,BRAVA KULLGJANI;DUKE DEJGUR,TRETUR;TERË KOLONIZIMIN,HORRORIZIMIN,AH-OH,MË
    KATASTROFALË,A KANIBALË;PORSI BISHA TERBUAR,HISHA,ISHA,GJËRBUAR;DUKE NGRENË O
    EDHE MISH NJERIU,TRISH FERZIU;ASHTA,RRASHTA ZJEZIU,DUKE PIRË GJAKUN O PRAGUN
    E NJEËZIMIT,DJERZIMIT;KALAVËR,PAÇAVËR;OUUU,RREZIK OR MIK,QE TË ÇFARROSEJ,OUUU
    ÇVARROSEJ,TERË BOTA NJERËZORE,VRER SQOTA,MË KRIZORE,MË MIZORE,HORE MOJ KORE;O
    HEUUU,QE PRESERI,TERSEVRI;DUKE RINGJALLUR,PRIBALLUR,SI PËRJETË MOT,VETRTETË O
    ZOT,EDHE SOT;NA GJEGJI I TERË ATDHEU,KRYLEGJENDA,HYREGJENDA;GJERGJI KASTRIOT
    SKENDËRBEU;BASHKA,DASHKA,KRY UÇK.HYREGJENDARIN,OUUU,ME ADEM KRYLEGJENDARIN;QE
    RITHEHËMI,RISHPREHËMI,RINGREHËMI,RIPREHËMI;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,OUUU-ORE
    RIATDHESIM;PËR RINGRITJE,RILINDJE,AHIII,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;SEPSE
    TË SHTATË MOTRA PËR SHTATË VOTRA;AH,TË SHTATË VËLLAZËRIA O SHTAT PËLLAZGJËRIA
    OUU,LËKUNDËN,HEEEJ,QE TUNDËN,SHTATË PALË TOKË,SHTATË PALË QIELLI;AUUU,SHTATË VALË OJ NËN LOKË;OU HEEEJ,SHTATË VALË DIELLI;O PRIVALLËZOJË,RIGJALLËROJË,OUUU
    PRAP TEPRAP;NAMA OU FAMA;MË HYREGJENDARE,MË KRYLEGJENDARE;MBARË KOMBËTARE OUU
    MBARË SHQIPATRE,OUUU,MBARË KOMBËTARE;OUUU,MBARË SHQIPATRE!T’FALA NJË REFUGJAT
    LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,O
    SHKRIPKA VRRIA,NGA KOTKOTË,GOLGOTË,VETËM SHQIPTARE,MBETËM SHKRIPFARE;SEPSE,OH
    KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,PËRDHUNË;NA PËZUNË,MBI 80% A,PAK U DUKËN QE
    NA ZHDUKËN;POR KËRKONIN,TENTONIN 100%,PORSE,N’MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË
    MËMO-ANTIKE,OOOJ MIKE:USA,NATO,MBARË DEMORACIA BOTËRORE,MË NJERËZORE;ËH,QE PO
    RIKTHEËMI,RISHPREHËMI,RINGREHËMI,OH,RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,RIAMSHIM
    OUUU,PËR RINGRITJE,RILINDJE;MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE!!.NGA WANAQUE,NEW
    JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons