DUA T’I FLAS KOSOVËS SHKUPIANÇE

DUA T’I FLAS KOSOVËS SHKUPIANÇE

Autore: SEMINE HASANI

-Eh, mezi po pres të të takoj, moj e dashur
Kështu thosha dikur
Tani dua të vij , të thur lavde
Të puth çdo gur
Po të flas me gjuhën e të migruarit
Me fjalën dardanase
Se po të mos jesh mirë ti
Zemra kishte për t’më plasë
Kosovë, dorën time e ke
Zemra ime do të rrah vetëm për ty
Për vendësit e tu do të jepja dhe jetën
Por askush s’e beson
Deri sa të shohin veprën…
Do të punoj si ilaç
Si melhem do të shëroj
Shumë zemra të nënave të atjeshme
Sepse falën gjakun pa mëdyshje
Nashtë se ishte nga një e djeshme
Pak do t’ishte puna ime për ty
Pak buzëqeshja e tyre në sy
Pak t’i fshija lotët me të ëmbël
Kur dhanë më të shtrenjtit që kishin në zemër
-O moj motër, o more vëlla
Unë jam me ju sot dhe sa të jetë jeta
S’më dhimbset as mundi im
Nëse bëhem Nënë Terezë në truallin tim
Të punoja për ty është e vetmja ëndërr
Të jetoj tek ti dëshiroj edhe në ëndërr
Të jap krahun për shqiptarët e atjeshëm
Se të gjithë harruam ku i erdhi shkaut shqelmi

Latest posts by SEMINE HASANI (see all)

Shperndaje ne
Updated: 5 Shtator, 2017 — 19:21

The Author

SEMINE HASANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons