TA NJOHIM POETEN SEMINE HASANI

TA NJOHIM POETEN SEMINE HASANI

(Të dhënat për këtë shkrim i mora gjatë një bisede me poeten)

Autor: Prof. Zymer Mehani

Në qiellin poetik të Shkupit ka filluar të shndrisë edhe një emër. Është kjo Semine Hasani, e lindur në fshatin Patishka Reka të rrethinës së Shkupit, në vitin 1993, nga prindërt, babai Shabani dhe nëna Anife. Familja e kësaj poeteshe sot jeton me një pension invalidor të babait.
Gjatë bisedës me këtë poete, kjo pa druajtje shprehet: “Po ndaj them…jam lindur në Shkup e aq shumë e dua Kosovën, sikur të isha nga atje, ndaj dhe them se është habi!”
Seminja mësimet e para i mbaroi në vendlindje, në Shkollën fillore “Dituria”, ku mësues të parë e kishte z. Hasan Ibrahimi. Më pas vazhdoi shkollën e mesme, në degën e mjekësisë me sukses të shkëlqyeshëm. Tani Seimja do të vazhdojë studimet po në mjekësi.
Poetja Semine Hasani me shkrime filloi të merrej që nga bankat e shkollës fillore, saktësisht nga klasa e katërt. Poezinë e parë që e shkroi,-tregon Seminja,-ishte një poezi, që ia kishin marrë për ta lexuar, duke mos ia kthyer, ndaj këtë moment, kjo e kujton me mall, dhe thotë se i ka ngelë pikë në zemër. Në pyetjen time se mos atë poezi e ka përvetësuar ndokush, Seminja me sinqeritet përgjigjet se jo, por ishte vetëm një xhelozi fëmijërore.
Seminja shkruan dhe ka dëshirë që edhe më tej të shkruajë tema të ndryshme, e në veçanti për problemet e të rinjve. Seminja tregon se atdheu gjithmonë ka qenë dhe mbetet kryetemë e shkrimeve të saj. Motivet tjera të cilat i trajton në vargjet e veta Semine Hasani, janë dashuria si koncept i gjerë, humaniteti ndaj të tjerëve, respekti ndaj prindërve, familjes e rrethit shoqëror. Në fakt kjo shkruan për virtytet njerëzore, me qëllim që të tregojë se ende ka pastërti në dashuri, e mbi të gjitha ende ekziston shpirti i dëlirë njerëzor.
Semine Hasani para ca ditësh botoi vëllimin poetik të parë të saj, të titulluar “Tinguj vargjesh”, i cili nga kritika u vlerësua shumë mirë, dhe autorja e re shpreson se ky vëllim s’do të jetë i fundit. Po, natyrisht se presim edhe libra të tjerë nga një talente, ashtu siç është kjo poete e talentuar. Synimet e saj për të ardhmen në fushën e krijimtarisë letrare janë që me krijimet e veta të ndikojë dhe të motivojë rininë për të lexuar, prandaj ka zgjedhur studimet, me te cilat rinisë do t’i sjellë dashuri dhe kënaqësi në lexim.
Për fund të bisedës, poetja Semine Hasani jep këtë mesazh për lexuesit tanë:”Dua të them se akoma ekziston shpirti i dëlirë njerëzor. Ne vetëm duhet ngjallur…të sillemi mirë për të qenë një shembull për të tjerët, pra të jemi nxënës, por edhe mësues gjatë jetës në të njëjtën kohë.

Shperndaje ne
Updated: 7 Shtator, 2017 — 18:14

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.