Letërsi Kombëtare: O HEROI IM

O HEROI IM

Me çka të ta mas trimërinë
Atdhedashurinë
Dhe besnikërinë
Më trego, vëlla
Sa do të dëshiroja të flisja pak me Ty
E të të shëmbëlleja

Po ta them ndër sy
Pushka jote e gjatë
Krismat kurrë s’i ndërpreu
Gjersa e mundi kulçedrën,
Një perandori e theu
Ti me atë zemër prush e flakë
Ma zgjon këngën e mallit
Si dhe timin varg
Për t’ atdheut liri, o trim,
Prore mbete luftëtar
Bëre luftën pandërprerë,
Me armiqtë gjakatarë
Të tërën një mbetëri,
E shkatërrove,
E bëre të mjerë
Tregove çfarë bën shqiptari,
E hudhe në humnerë
Ti, vëlla SANDUKAN
O zemër-luan
Seç m’i dridh telat e dhimbjes
Por edhe m’bën krenar
Të deshën me të keqe
Ta punuan pas shpine,
Trim, të kurdisën leqe
Kreshnike e pate nisjen
Për në luftë
Si rrufe
U betove në Flamur
Me besë për atdhe
E ti vëlla, o trim mbi trima,
Me zemër të përvëluar
Qëndrove si mal i lartë,
Me atë pushkë në duar
Duke kënduar për Ty
Dhe poezi duke shkruar
Me lotin e mallit
Për Ty besnikërinë e ruaj
Vëlla, të më falësh mua,
Diçka po të tregoj:
-Jam shumë i pikëlluar,
Po ta them me gojë:
-Ti luftën e bëre
Për komb dhe për shtet
E sot si anija në t’trazuarin det,
Hecën shtigjeve t’vështira,
Vëlla, yni shtet,
E për këtë arsye,
Sot jam në siklet
O xhamadan kuq e zi
O plis maje-borë
O SANDOKAN trimi
I atdheut dëshmor
O vëlla, me gjoks shkëmbi
Sa Sharri e Korabi
Nga frika prej teje,
Ende dridhet barbari,
Armiku, mizori,
I ligu e tradhtari
Se jua bëre gjëmën,
Ti, o bir shqiptari
O heroi im
I gjakut tim vëlla
I fortë porsi shkëmbi
Fortesë e kala
Ishe vetë qëndresa
Fjala e dhënë dhe besa
Kujtohesh ndër breza
Ti, Komandant Abedin Rexha
Udhëtove kokëlartë
Në shqotë e shtrëngatë
Rugëve plot rreziqe,
S’u frikësove dot
Flamur kuq e zi,
I lirisë gjerdan
Lavdi jetë e mot,
Për ty, SANDOKAN !

Shkruan: Prof. Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 8 Shtator, 2017 — 18:51

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.