Çka është përçarja ?

Shkruan: Fahri Xharra

”Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Propaganda kundër të mësuarit të gjuhës shqipe dhe të qenit shqiptar ishin aq të mëdha saqë hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar.” ( olsi jazexhi ) .

Sa largë që shkohet nga ky maskara i jazexhiive të porositur.!

Nga rreshtat e më sipërm të këtij jazexhiu e shohim se sa vështirë ishte në atë kohë të ndahesh nga e kaluara turke. Po sot ? Pse vallë. sot?

Hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera ( Olsi Jazexhi ) Sot si e thonë ?

Kush përçanë këtu ? Çka duan jazexhitë sot ? Përçarjen e tërësisë kombëtare sipas porosive .
Kur jemi tek përçarja ; nëse hoxha i Kumanovës e njollosë 1912-tën , Ismail Qemalin dhe flamurin si mendoni që ne të heshtim ?

Apo e mendoni që mos të prishim “rahatllykun “ e dikujt që merr para të majme për të ç`orientuar një popull të tërë ? Jo , jo nuk do heshtim . E dimë që ballafaqimin e kemi shumë të vështirë por nuk do heshtim.

Si mendoni ju të uruar ,që të heshtën sharjet e historisë sonë të lavdishme ?

Si e mendoni që për “hatër “ të dikujt që merr para , ose që e ka nga depresioni pse nuk ka mundur të gjënë veten ne të heshtim , kur ai do t `iu “dhuron” serbëve Skënderbeun ? Si e mendoni që historinë tonë të mohuar që nga pellazgët e këndej t`iu falim grekëve e romakëve ? Jo !

Përçarja është e dëshiruar nga që gjithë ditë i akuzojnë të tjerët si përçarës. Përçarja është nga ata që trillojnë shpifje nga më të ndryshme për ata që i dalin krah të vërtetës

Ndoshta paska pas hyr fitili i shtrembërimit shumë herët tek ne : Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti.

Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplot me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inçizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin dhe Exhhlane Dobruna- Salihun ) . Ishte koha e Azem Vllasit , dhe normalisht që duhej reaguar keq (https://www.ikvi.at/?p=13299 )

Ose kur postohet kjo : “Ky është Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis të cilët shqiptarët e vranë më 9 Shtator 1906. Kjo vrasje erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905. Mitropoliti Fotis ishte rusë me origjinë, i lindur në Gjeorgji. ( nga A. llalla )

Dikush më shkruan dhe më akuzon për ndjelljen e vëllavrasjes. Mjerim .

Ose kjo : “. Ky kosovari ( Fahri Xharra vr,ime ) dhe se e respektoje me anatemon per nga emri, dicka nuk i shijon. Por une nuk i ve faj, se mes teje dhe atij ja nje ndryshim te madh. Ai vjen nga nje firmim historik krejt tjeter nga yti dhe imi dhe ne te dy, nga ndryshime qe ti i din mjaft mire.

Secili ka te veteta ne “gotën” e vet, – ti si komunist, Xharra si produkt i urrejtjes mes Serbise dhe kultures islamike, dhe unë qe jam viktimë e sistemit qe ngrite ti, por qe dhe ne Xharren s`me lidh gjë përveç se gjuhës.

Pra : , por qe dhe ne Xharren s`me lidh gjë përveç se gjuhës.

Unë kam arsyen, unë kam biblën, kam dhe kushtetutën e vendit tim. Unë kam dhe sensin, që me tëndryshmin gjej rrugën e paqes, ne te kundërt nuk do te gjesh paqe kurre. Kjo bote nuk kalohet vetem. Europa i la konfliktet dhe hoqi kufijtë, ju kufi racore, fashist apo nazist, kufi pellazgesh, pa bëre me pare analizën dhe te shohim se çfare dilni. Një popull qe shenjtërojnë vrasësin e vet ne xhamitë e sulltanëve mizore, unë them qe është bastard dhe kurrë nuk do te pajtohem me te.

Turp t’ju vije qe i ndatë shqiptaret ne fe, servile dhe burracake. Na bëjeni shqiptarizmen ju qe tradhtuat betimin e te pareve dhe u katandiset kështu te copëtuar e pa dinjitet. Ndryshoni, ndërmerrni reforma dhe kur te bëheni si unë, do të kuptoni se nuk ka nevoje per slogane bashkimi, se ai është bere. Këto primitive janë vite drite larg moralit te paqes. “
Pra , çka është përçarja dhe ju si e kuptoni atë ?

Fahri Xharra ,12.09.17
Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 12 Shtator, 2017 — 18:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.