Origjina e etruskëve

Kësaj radhe dua të merrem me origjinë e etruskëve nga autor të ndryshëm botëror ( duke i përjashtuar ata shqiptar ) me qëllim që të shohim se real janë ata. Në historinë tonë lashtë ka aq shumë shtrembërime e posaçërisht nga romakët , helenët si dhe nga fetë që e kanë dominuar Europën në tërësi ose pjesërisht. E vërtetë që historinë e shkruan fitimtari , por sa e vërtetë është ajo histori duhet shumë analizime të sakta pa ndikim ( pa ndikim nga “fitimtari “ ) nga askush .

Kur jemi te etruskët , këta para ardhës tanë që e flitnin një gjuhë deri vonë të pa njohur, por që në të vërtetë e flitnin gjuhën proto-shqipe ose thueni si të doni , por ishte një gjuhë nga e cila lexohet nga pllakëzat es hkruara e të “ruajtura “ pa kujdesin e fitimtarit ose fitimtarëve ; gjuhë e cila lexohet vetëm me gjuhen shqipe të sotme. Historianët e rangut botëror në lëmin e etruskologjisë nëse nuk janë bindur atëherë duhet të mësojnë mirë gjuhën shqipe mundësisht të folmen e kohës së Hahnit ,sepse do ta kenë më lehtë të “klimatizohen “ me të vërtetën historike që etrusket ishim ne dhe se vetëm me ne mund të shpjegohen drejt epokat e ndryshme historike

“Një gjuhë e izoluar , një civilizim i i shkëlqyer i cili është ndryshe nga pjesa tjetër e Italisë” – shkruan Jean-Claude Daumas, Historian , gjuhë që i qet në punë të trollit shkollarët e ndryshëm“

Sipas këtij historiani , për origjinën e etruskëve ( prejardhjes së tyre ) janë shumë teori . Por cila është e vërteta ?

« Me 1753 , në librin e tij , autori Nicolas Fréret i cilëson etruskët si pasardhësit e Retëve , popullsi kjo e Alpeve qendrore të Italisë ( lexoni shkrimin Fahri Xharra, http://iliriatv.com/raetet-iliret-alpin-te-harruar-nga-fahri-xharra/ ) ‘ Retët ishin ilirët vendas të alpeve . .

Teoria tjetër ; “Origjina e Etruskëve nga Lindja “ ( Lindja ,mendohet Azia e Vogël , Turqia e sotme ) : Historiani grek Hellanicos i Lesbosit ( shek, i 5 -të ) :”Etruskët janë pellazg të cilët arritën në Spina (rreth lumit Po ) , para se të shkojnë në Toskanë “ dhe variant i dytë i Herodotit : “ Herodoti ( 484-425 ) e spjegon që për shkak të urisë së madhe dhe të gjatë në Lydia , mbreti Atys e ndau popullin e tij në dysh, ku njëra pjesë në krye me Tirrenhos , djalin e mbretit Atys emigron dhe aty e ndërrojnë emrin nga Lydianënt në Tirrenë “

“Historianët Tit-Livi , Taciti ,Seneka ,Ovidi dhe Virgjili e ndanin të njejtin mëndim të Herodotit dhe etruskët nga ata quheshin Lydi ose Tusci “ ,shkruan Jean – Claude Dumas .

Nëse e lexojmë Zacharie Mayanin e gjejmë të njëjtin pohim se « Religjioni Lydian dhe Etrusk » e gjetur në librat e shenjt ( religjioni i tyre ishte antipod i grekëve dhe romakëve ) karakterizohet me hepatoskopi ( leximi i mëlçisë ) . Tjetër, që ishte ndryshe nga greko-romakët «  pozita e lartë e gruas në shoqëri ; ishte edhe arti i tyre që i inspiroi edhe grekët.

Fakte tjera janë arkivat egjyptase dhe hitite ku përmendet një popull , vend Tyrsen si dhe gjetja në Lemnos në vitin 1866 e një pllakëze të shkruar në një gjuhë “shumë të afërt “me gjuhen etruske. Gjuha lydiane ishte pra shumë e për afërt me atë etruske.

Herën tjetër “Shardanët , një enigmë per ne “

Fahri Xharra,11.09.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 12 Shtator, 2017 — 18:53

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.