I kam dy fjalë për Adem Jasharin

Nëse ne si shqiptar pas 550 vjetëve Skënderbeun e bëmë serb , po ia kam frigën që nesër a pasnesër ty do të shpalim turk . Bashkëvendësit tu po e thonë.

Adem , ti që sakrifikove aq shumë për shqiptarinë dhe Kosovën e ke dëgjuar se çka po flitet:
“Hoxhë Mazllami: Marre është me shku para varrit te Adem Jasharit e me than LAVDI “

Po kujt ti them lavdi të përhershme nëse jo Ty e familjes sate viktimë e kësaj pavarësie ?

“Forcat barbare serbe, më 10 mars kishin marrë arkivolet me dhunë dhe kishin rrafshuar varret me ekskavatorë, dhe se shumica e arkivoleve kishin mbetur të hapura. “ Po pse i kishin marr` arkivolet ? Mendoni pak dhe binduni në atë që e shkrova më lartë ; Varrosje me arkivole e demantonte propagandën serbe se këtu luftohej kundër mbetjeve osmane.

Te thërras Adem se ke qene me i ri se unë :
“(( Musliu në rrëfimin e tij ekskluziv në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se familja Jashari është sulmuar dhe ka nisur një luftë me forcat serbe:
“5 marsi ka qenë ditë e enjte, kam falë namazin e sabahut, kam dëgjuar krismat në Skënderaj. Pastaj kam marr lajmin se po sulmohet familja Jashari. Këto ditë kanë qenë të rënda, granatime me tanke, topa e tenka”….. “Në mbrëmje i kam thënë babës se do të marrë pjesë në varrimin e Jasharajve. Lotët më kanë dalë, qysh shihet në video, kur kam kuptuar që Hamzës ia kanë vrarë të gjithë fëmijët”.))

Po ku qëndron e vërteta e tij ?

Sa keq ka mbetur historia e yte . ‘ në duar të Mulla Osmanit .
“Më vjen keq të merrem me këtë çështje, por mora shkas nga një intervistë të dhënë në Info magazinë, nga mulla Osman Musliu, rreth varrimit të Jasharëve! Për këtë njeri duhet të jenë të mjaftueshëm vetëm lotët e derdhur para publikut në tv CNN. Mjafton kaq! Dhe nuk ka asgjë më shumë se sa ajo pamje emocionese. Dhe, të përpiqet dikush që t’i materializoj në çfarëdo mënyre dy pika loti të derdhur në një moment tragjik është, thënë më së buti, e pamoralshme! Nuk ishe më shumë prezent!”, ka shkruar Halimi.
Pse në ato momente sa të dhimbshme aq edhe të rrezikshme duhej të shihej edhe mulla Osmani me çallmën e tij , moment të cilin e kishte parë bota nëpërmjet ekraneve televizive? Pse e lejoi policia serbe vetëm për disa minuta që ky të shihet duke “qarë “ karshi botës. ? Qëllimi i qartë serb : “Ja këtu po luftohen mbetjet osmane. Luftë fetare, pra .”

Adem , ti kishe vdekur atëherë por dua të të them :

Të iu rikujtoj : “Dr. Z. Cana pati spikatur edhe ndaljet e bujtjet në Rezallë te plaku 97 vjeçar Hajzer Malaj, nga Rezalla, pastaj rrugën për Skenderaj, e nuk harron pa përmendur sjelljen e arkivoleve nga Gjakova dhe sidomos guximin e Qemajl Hajdaragës dhe burrëreshës Mevlyde Saraçi . Profesor Z. Cana, rikujton kontaktet me Fetah Bekollin, Emin Halimin e bashkëshorten e tij Ajnishahen, Ilaz Dërgutin, Forcat barbare serbe, më 10 mars kishin marrë arkivolet me dhunë dhe kishin rrafshuar varret me ekskavatorë, dhe se shumica e arkivoleve kishin mbetur të hapura. “ “Derisa në Skenderaj, nuk kanë arritur profesor Cana me bashkëpunëtorë, ne ishim të izoluar dhe madje as që guxonim të dilnim në rrugët e Skenderajt, do të rikujtojë Dr. Avdyl Salihu. Më 11 mars 1998, në këmbë, delegacioni në përbërje Dr. Zekeria Cana, Cen Desku, Fetah Bekolli, si dhe Sadri Rama, Emin Halimi, pastaj veterani i arsimit Sadri Rama (mik i familjes Jashari), babai i komandant Rrahman Ramës, Hilmiun, nga Klina e Drenicës, dhëndër i familjes Jashari, janë nisur nga zyra e Degës së LDK-së për në Prekaz. “

Të them edhe diçka Adem Jashari 😐 »Por pasi që u çliruam, ndodhi “mrekullia “ në Drenicën tonë heroike. Atë çka serbi nuk mundi me vite të tëra, t`a bën me armë deri diku e arriti me anë të ekstremizmit fetar mysliman. Filloi zhburrërimi i ynë, filluam t`i harrojmë këto figura shënjuese dhe u orientuam dika tjetër.: “Mori para borxh dhe shkoi dy herë për të luftuar në Siri. Luftoi edhe në “Drenicën” e këtij vendi. Deri kur u lëndua. E shtynë pamjet e luftës në internet dhe xhihadi.”

Gjithçka që kërkohet është një biletë drejt Stambollit për ku kosovarëve nuk u duhen viza. Prej kufirit turk, qindra njerëz pastaj i drejtohen territoreve siriane ku kryengritësit që nga viti 2011 luftojnë për ta rrëzuar qeverinë. Vetëm këtu “pranvera arabe” po shtrihet në më shumë stinë.
Duke i rënë kësaj rruge, Kosovari S.T. madje kishte mbërritur e kishte luftuar edhe në “Drenicën” siriane.

Dikur punonte si mësimdhënës i gjuhës angleze në një shkollë fillore .Tani, ai mban mjekër më të gjatë – diçka që nuk shihet aq perëndimore sa anglishtja. Në kafene zgjedh makiato. Aty ka të ulur edhe policë të Kosovës. S.T. thotë se të gjithë e dinë se ai ka qenë në luftën e Sirisë, por prapë nuk dëshiron të indetifikohet me emër e mbiemër. Tridhjetë vjeçari thotë se i ishte dashur të hynte borxh për të siguruar një biletë deri në Turqi. Ai ka qenë deri më tash dy herë radhazi vullnetar në kryengritjen siriane.
…..BIK-u ka heshtur kur një imam mashtrues nga Shqipëria organizonte ekskursione për gra të varfra të Drenicës në Turqi….
Autoritetet e Kosovës e kanë arrestuar, e më pas e ka dëbuar në Shqipëri Kastriot Dukën, imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt. Lajmi bëhet publik nga radio Europa e Lirë. Një ditë më parë, nën dyshimet për aktivitete të paligjshme, Inspektorati Komunal i Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e ka mbyllur xhaminë në Marinë.
Në një deklaratë për mediet, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhet se Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.
“Ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë zoti Duka në paraqitjet e tij publike, se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovës, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër. Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat zoti Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
“Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës, sot, me datën 3 mars 2010, ka arrestuar dhe dëbuar në Shqipëri z. Kastriot Duka, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës” – citon Europa e Lirë.
Ishin këto disa përkujtime për njerëzit e Drenicës që e shkruan historinë, por edhe për shumë gjëra që gati e zhburrëruan Drenicën !
Por jo, Drenica nuk zhburrërohet kurrë, sytë e Kosovës janë andej !

Edhe diçka të rëndësishme , u gjet e vërteta e emrit Drenica ajo quhej “Ndrenika” por këta të humburit po e duan ende emri serb :”Drenica “ se diçka po iu pengon .

Më fal Adem Jashari , ndoshta e shqetësova amshimin tënd !

Fahri Xharra, 15.09.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 15 Shtator, 2017 — 15:11

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. HEU,KAM DY FJALË PËR ADEM JASHARIN;EU,JAM HY DJALË,TËRË TANDEM SHKABË-MBARIN;OUUU,ZEMRA E KULLGJANIT;AHIII,SEDRA E VULLKANIT;
    QË DUKE MBËRTHYER,SHPËRTHYER,TIM E FLAKË,KRIME SHLAKË;MOJ SHTRIGA,MË LIGA PLAKË,DUKE PËRGJAKUR,PËRFLAKUR,OUUU-OREEE,KY
    VULLKAN,VRULLGAN,QE SHKEPEJ LLAVA,STEPEJ BRAVA,ZHARAVA;DUKE DJEGUR,TRETUR;TERË PËRBINDËSHËN,GËRDITËSHEN,KRYKRIMINELË,OR,
    SHFRYSHFRIMI NGELË,SI DHËMPIRA RIZGJUAR NGA VARRI,SHI,SHËMTIRA KRIZUAR VRARË ZJARRI;QË NGA PREKAZI KRYLEGJENDË,OUUUU-OREEE,
    KREFAZI HYREGEJNDË;DUKE PLOTËSUAR BETIMIN,ZOTËSUAR KREMTIMIN,NGA KRYLEGJENDA AZEM GALICES,BASHKËLUFTËTARË TRI GJENERATË OUUU,
    KRENE FATË;EMIN-NEBIH-TAHIR MEHA;QË VETËM BABË E BIRË;SHI, LUFTUAN,QINDRUAN,RIGUFUAN,VEÇ DY SHQIPE MALI,HY SHKRIPE IDEALI;
    DHE,NË VARRIMIN,ZJARRTRIMIN;BABA ME DY BIJË MË TRIMA,SHKABA MË HY PRIJË VETIMA;MBI VARRIN,VRI ZJARRIN;DHËNË,NXENË,OH,
    BETIMIN,LENDIMIN;QE KANË ME JA SHPAGUAR GJAKUN,KANË M’JA SHKABUAR PRAGUN,ËH, AH,PREKAZI OUUU,KREFAZI I SHKABËS,AHIII,
    I BABËS;QE KUMTI,MË I LUMTI,DUKE KËRCITUR,PËLCITUR;KUMTESA,BUMBESA,ME BESA BESË,ZË SHPRESA SHPRESË;MBARË KOMBËTARE,AH,
    OH,MBARË SHQIPTARE;KRYLEGJENDA,HYREGJENDA,SI PËRJETË MOT,EDHE SOT,QE NA GJEGJI I TERË ATDHEU,RINGJALLEJ,PRINBALLEJ,
    OUUU,PRAP TEPRAP,VRAP TEVRAP,TRAP KE TRAP;KRYLEGJENDA GJERGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU;KRY UÇK.ÇLIRIMTARE,FTIMTARE,OUUU,MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE;OUUU,HYREGJENDARI,VETË ADEM KRALEGJENDARI;QE PO NA THËRRASIN,BËRTASIN;PAVDEKSIA TERË PAVARËSIA,NGA
    PADREJTËSIA,TRAVARËZIA;QË SA HERË,KRATHERË;VULLAKNIKE,KULLGJALLNIKE,DO RIGJALLËROHEJ,PRIBALLËROHEJ,RIGUFIMIN,TRIUMFIMIN,OH,
    PËR RILIRI-ILIRI,PAVARËSI,DEMOKRACI,RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIATDHESIM,OH,PËR RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OUUU,
    MBARË SHQIPATRE;OUUU,SA HERË SHI,NA KËRKOHEJ;KRRATHERË RIGJALLËROHEJ,OH,TEK GJEGJA KE TANDEMA OUUU,SHTEK GJERGJA MË ADEMA!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA-WNAQUE,NEW JERCEY,USA.

  2. Baladë për Adem Jasharin

    Më vjen turp
    Që nuk isha pranë teje
    Në kohën e duhur
    Vendosa të vij
    E të çmallem
    Së paku te varri
    E ta kujtoj Ademin
    Luftëtarin trim
    Dhe besnik
    Që dha gjak
    E gjithë çka kishte
    Për ne të gjallët.
    E ne sot
    Harruam shpejt
    Rezilë u bëmë
    E besën fare
    S’e mbajtëm
    Lakmia na verboi
    E fare nga turpi
    Nuk skuqemi.
    Erdha sot
    Në seli të shenjtë
    Në Prekazin legjendar
    Të nderoj
    Të frymëzohem
    Ta kujtoj luftën
    Dhe sakrificën tënde
    E ta shoh në sy
    Epopenë dhe betejën
    Kur filloi dhe u ndez
    Flakadani.
    Ku mori përmasa
    Epokale
    Të lavdishme
    Dhe krenare.
    Ndal, ju lutem pak
    Një zë po e dëgjoj
    ‘’Eu, eu, eu’’
    A e dëgjuat edhe ju?!
    Zëri i Bacë Ademit qenka
    Po thërret –po!
    Jo s’paska vdekur
    Ai është gjallë
    Me zë të lartë
    Po thërret.
    Me mençuri
    Guxim e drejtësi
    Atdheu bëhet.
    Atdheu i të gjithëve
    E jo kështu o të marrë
    Dukagjin, Llap e Drenicë
    Për karrige
    Horë u bëtë.

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.