Qytetar e qytetare të Komunës së Prizrenit, votoni për Kryetar të Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

(Fjalim i mbajtur dje në tubimin e LVV, në Lagjen Ortakoll të Prizrenit.)

Nga: Shqipron Ibrahimi

Përshëndetje për të gjithë ju të pranishëm të Lagjës ORTAKOLL, të nderuar dhe shumë të respektuar, qytetarë e qytetare të komunës së Prizrenit!

 

Ka mbetur vetëm edhe një javë, Prizreni pas 22 Tetorit do të ndryshoj rrënjësisht nga qeverisja e së kaluarës, ngase me qeverisjen e Lëvizjës VETËVENDOSJE, me kryetarin në ardhje Prof. Dr. Mytaher Haskuaka dhe 43 zotimet e tij për Komunën e Prizrenit, kjo komunë nuk do të jetë siç ishte ndër vite, e keq qeverisur nga ish udhëheqjet e mëparshme që instaluan korrupcionin dhe nepotizmin, por do të jetë e zhvilluar dhe e përparuar. Për, këtë garantojnë 43 zotimet që qytetarët e Prizrenit kanë nevoj për një qverisje ndryshe, ku barazia sociele të jetë një nga prioritetet kryesore për punë të ndershme e profesionale. Lëvizja dhe kryetari në ardhje Haskuka kanë projektin më të mire për zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, si për qytetin, po ashtu edhe për fshatrat, ky projekt garanton cilësi më të mire në arsim, në sherbime publike, përkujdesje më të mirë shëndetësore, zhvillim më të mirë bujqësor, përkrahje kulturore e sportive, mbështetje në përmirësimin e kushteve biznesore, përmirësimin ifrastrukturor si në qytet poashtu edhe në fshat, përkujdesje të mirë ndaj mjedist e trashegimisë kulturore, do të jemi në mbrojtje të punës e të puntorëve. Ndaj qytear e qytetare të Komunës tone pushteti i Lëvizjës dhe kryetarit Haskuka do të jetë në shërbim për të mirën e përgjithshme të qytetarit. Qytetar e qytetare të Komunës së Prizrenit, më lejoni që në emrin tim personal të zotohem para jush me mendje e me zemër që votëbesimin tuaj asnjiherë për asnjë çmim nuk do ta keqpërdor, por përkundrazi do të jamë në Ansamblenë Komunale zëri i fuqishëm i kërkesave tuaja të drejta dhe të ligjshme.

Ashtu si e bëri populli revolucionin e qetë me anë të votes, i ndëshkoi udhëheqjen e të gjitha atyre partive politike që abuzuan e keqë qeverisën më pushtetin, më zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit të këtij viti në Kosovë, më këtë u tregua qartë se sovrani popull është për ndryshim, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e parë me numrin e deputetëve nga partit tjera. Ky ndryshim do të jetë edhe më i thellë në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, për të qeverisur ndryshe në komunat e Republikës së Kosovës. Ndryshimi në komunën tonë vjen vetëm me fitorën e Lëvizjës Vetëvendosje dhe me krytarin në ardhje për Komunën e Prizrenit me Z. Haskuka, do të kemi një qeverisje të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Andaj votoni Për Kryetar të Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Votoni me mendje e më Zemër për Lëvizjen VETËVENDOSJE me Nr. 10.
Votoni për një zë të fuqishëm në Ansabmlenë Komunale të Prizrenit SHQIPRON IBRAHIMI Nr. 34.

Me respekt!

Shperndaje ne
Updated: 17 Tetor, 2017 — 01:54

The Author

Shqipron Ibrahimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.