Shqipron Ibrahimi: Me mendje dhe me zemer- Falenderim

FALËNDERIM…

Të nderuar familjarë, miq, dashamirë e bashkë qytetarë të Komunës së Prizrenit! Gjej kohën që, sot, me rastin e kandidimit tim nga subjekti politik LëvizjaVetëvendosje për Ansambleist në Komunën e Prizrenit, një ngjarje kjo e shënuar e jetës time, t’u përshëndesë të gjithëve përzemërsisht, dhe t’u falenderoj thellë nga zemra për mbështetjën që më keni dhënë, të gjithëve pa përsjashtim u jam shumë mirënjohës, si vetë unë dhe familja ime!

Edhe pse nuk kam patur asnjë sponsorizues medial elektronik, as një banderol (poster) në hapsirat publike në qytetin e Prizrenit, me forcat tona, me angazhimin tuaj e timin shpresoj që të marrë votbesimin e qytetarëve që të jem zë i ndërgjegjshëm i kërkesave tuaja të arsyeshme në Ansamblenë Komunale të Prizrenit, ngase e di shprehejen e urtë popullore: “I nderuari, di të nderoj e të vlerësojë”.

Votëbesimi juaj me mendje e zemër ndaj meje, është një frymzim i madh për mua, është një krenari e veçant me secilin prej jush dhe burim i pashtershem energjie për ta vazhduar së bashku me ju përpjekjën politike në mbrojtjen e asaj çka është e shtrenjtë për ne atmëmëdheu ynë, angazhimi im do të jetë për lirin e të drejtat tona kombëtare, dhe lirit njerëzore.

Thellësisht me mendje, e më zemër, moto kjo e subjektit tim politik Lëvizja Vetëvendosje, që më kandidoi për ansambleist, ju shprehë falenderimet më të sinqerta për sejcilin prej jush që më dhatë mbështetje, në veçanti u jam mirënjohës, Portaleve Informative: “Diplomacia.dk” atij të “Bashkimi i Shqipërisë” atë “Shqipëria e Bashkuar” dhe “Filolet”, që na mundësuan pa pagesë njoftimet tona publike deri të votuesi.

Mbështetje kjo të cilën do tua kthejë në mirësi për ju dhe familjet tuaja! Me respekt të veçantë:

Nga: Shqipron Ibrahimi

Shperndaje ne
Updated: 20 Tetor, 2017 — 17:55

The Author

Shqipron Ibrahimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.