Shefqet Krasniqi: juridiku, filozofiku dhe psikologjiku…, janë të gatuara me ul islamin (1)

Amanetin që na e lanë Rilindasit dhe Dëshmorët tonë të Paqes dhe të Luftës, që Shkollat tona t’i mbajmë jasht kishave( greko-sllave) e xhamive, ta ndjekim dhe sot.
Shkollat Shqipe, janë Tempulli i Zotit për ne Shqipëtarët, prej të cilave erdhi Shpëtimi i Kombit tonë. Nuk ka asnjë vend në botë, që Lirinë, Përparimin-Zhvillimin, të Tashmen dhe të Ardhmen që nuk e kanë ndërtu mbi Shkollë. Në këto dhjetë vitet e fundit, shihet tendenca më e zëruar, e dhunimit të Shkollave tona, nga ideologji primitive fetare, të kamufluar nën kërkesat gjoja për të drejta themelore të njeriut. Nuk ka qoftë një vend në Europë, që ka mësim feje islame, ka mësim për fetë apo për fenë krishtere!
Shembulli 1: më i mirë është Lugina e Preshevës, prej nga ne Shqipëtarët mund të marrim mësim. Serbia menjëherë pas Luftës së UÇPMB-së, krijoi në korikul speciale, të planifikuar nga Shërbimi serkret serb, të emërtuar si “ e drejta fetare”. Kjo lëndë u fut, si lëndë mësimore zgjedhore, por që praktikisht edhe me dhunë imponohej nga mësuesit e kësaj lënde! Lënda e tillë, mësonte për islamin vehabist, që lëvdonte terrorizmin islamik, xhihadin, lëvdonte terrorist konkret islamik( si Bin Ladenin), mirëpo zvogëlonte ndjenjën Kombëtare Shqipëtare, madje duke tentu që Shqipëtarët t’i identifikonin me përkatësi kombëtare turke, me flamur turk!
Shembulli 2: me mbirjen e “xhamive” klandestine( ilegale), kjo e bërë qëllimisht, që të hiqet përgjegjësia nga prijësit fetarë( veprim ky i menduar paraprakisht). Xhamitë e tilla, sollën radikalizimin, ekstremizimin, rekrutimin dhe organizimin në grupe terroriste islamike! Rezultat i të cilave mund të shohim disa qindra terrorist monsturoz në Siri. Pos tyre shohim edhe disa dhjetra terrorist islamik edhe më shtazarak, që kanë tentu ta rrezikojnë Sigurinë dhe Interesin e Kombit tonë, duke tentu a duke kry akte terroriste kundër vendit dhe kundër Aleatëve tonë( veçmas SHBA-së).
Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe, janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e Popullit Shqipëtarë! Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe, janë Simbol i ngritjes së Atdhedashurisë dhe Kauzës Politike Shqipëtare- ishin prijëse e Luftës për Liri dhe më meritore se çdo institucion tjetër, për të ngritur Identitetin Kombëtar Shqipëtar dhe për të mbrojtur Interesin Kombëtar Shqipëtar. Universiteti i Prishtinës dhe Shkollat Shqipe janë larë me gjakun e mijëra Dëshmorëve të Luftës dhe Paqës. Fakulteti Juridik pjesë e Universitetit të Prishtinës, është i “gatuar”, i “mbjellur” për të ngritur Dijen, Shkencën e jo fetë dhe ideologjitë fetare!
Hoxha thotë se Universiteti i Prishtinës, e veçmas fakulteti juridik, ai filozofik dhe psikologjikë:” janë të gatuar, të mbjellur për të ngritur “Marksizmin, Kardelin, Marksin, Engelsin, e pastaj ateizmin, e që sipas neve në islam është barazi me ngrit kufrin dhe me ul islamin” thotë hoxha i dyshuar për terrorizëm islamik! Derisa ky hoxhë, që manipulon me besimtarët Shqipëtar, duke i indoktrinu, radikalizu, ekstremizu, në ideologji ekstreme islamike, e deri duke i nxitë, shtytë, rekrutu dhe organizu që të shkojnë edhe në luftrat e huaja si në Siri, madje edhe për të cilin tashmë rëndojnë edhe zyrtarisht këto akuza në aktakuzën e ngritur kundër tij. Pos saj kjo aktakuzë përmbanë edhe të dhëna për lidhjen e këtij hoxhe( Shefqet Krasniqit) me Serbi, financimin nga Serbia dhe disa shtete tjera( organizata me burime të dyshimta)!
Institucionet e Sigurisë, kanë përgjegjësinë kryesore, që nuk i parandaluan këto veprimtari subverzive dhe diverzive të sponsorizuara nga qarqe sllavo-ruso-islamike! Por së paku tashmë, pasi përballemi me fenomenin, të bëhet prevenimi dhe luftimin adekuat. Predikuesit e dhunës, terrorizmit, urrejtjes ndërfetare, propaganduesit e luftës xhihadiste, kryesit e akteve terroriste-subverzive dhe diverzive, fondeve të dyshimta dhe shpërlarjes së parave, krimit të organizuar, kontrabandimit, etj të cilët disa dhjetra hoxhallarë tashmë përballen me këso akuza, duhet të marrin dënimin e merituar!

Më 21.10.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

por edhe shumë hoxhallarë të këtij lloji kanë të njejtat qëndrime antikombëtare dhe në të njejtën kahje me qarqet sllave(armiqësore ndaj Shqipëtarëve).

Shperndaje ne
Updated: 21 Tetor, 2017 — 16:23

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

1 Comment

Add a Comment
  1. KLERIKET

    Në horizont po duken
    Kuajt e Trojes
    Hingullojn frikshëm
    Lugetrit –
    Nga varri u zgjuan
    Sojët e Haxhi Qamilëve
    Abuzojn fëmijë
    Njëllosin engjuj
    Kërkojn sherjatin
    Hatrojn ish pushtuesin!

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.