Letërsi Kombëtare: U TREGOJ VENDIN TIM

U TREGOJ VENDIN TIM

 

Të përqafoj deri sa të jemi njëri –tjetri

derisa ta heqim mes  veti  ndryshimin

dua të tregoj vendin tim, atë të himnit

solemn, atë të këngës  dhe të puthjeve

 

Dashurinë  unë  di  ta ndiejë, dhe di ti

marrë frymë dhe ti japë frymë, këtë ma

mësoi jeta, e bukura  e  natyrës  dhe e

bukura e së dashurës që  unë i thërras!..

 

Në këtë fshat  me  plotë nektar të jetës

jam i tashëm, i kaluar, dhe i ardhshëm

jam një i dashuruar  i  këtij  vendi, dhe

një i  pasionuar i artit dhe i së bukurës

 

Lyra, unë të kam në veten time, ashtu

si je, ashtu të ndjejë. T´i  je e tashmja

dhe e arshmja; ore, jemi pjesë të kohës

kujdes, koha nxiton  më  shpejt  se  ne

 

Shpirt, fol ç´ke për t´i dhënë sot poetit

njeriut tënd më tokësor  dhe më qiellor

– ti mund të jesh ajo zonjusha e luleve

Roganë, jam i duhuri i motrës Çamëri!..

 

Rrustem Geci – Dortmund, tetor, 2017

Shperndaje ne
Updated: 27 Tetor, 2017 — 17:13

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.