Historia jonë është shkruar me Gjakun e Penën e Dëshmorëve tanë të Luftës e të Paqës, nuk mund të ndryshohet nga kërkesat e shqipfolësve!

Këto vitet e fundit, kemi pa që nga disa subjekte kryesisht të dyshimta, që është kërku ndryshimi i Historisë Kombëtare Shqipëtare. Tendenca e tillë, është në rritje dhe si e tillë përkrahet vazhdimisht nga element të dyshimtë. Ndryshimin dhe përmisimin e gabimeve të Historisë tonë, apo edhe të historive të vendeve tjera, janë kompetent ta bëjnë Historianët. Kërkesën për ndryshime të tilla nuk është kompetencë, as nuk është e drejtë të kërkohet nga qarqet politike, fetare dhe të vetëquajtura humanitare! Mirëpo kjo është e qëllimshme, kështu synohet të shtohet presioni, të krijohet opinion publik siç tashmë mund ta shohim në një kategori të shoqërisë tonë( tek besimtarët analfabet të cilëve iu është shpërlarë truri nga hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, Turqia, Arabia etj), e që pastaj ta bëjnë realitet ndryshimin e Historisë së Vërtetë Shqipëtare.
Kush kërkon ndryshimin e Historisë Kombëtare Shqipëtare!?
Elementët shërbëtorë të qarqeve antishqipëtare, si:
1. Ministria e Arsimit e Turqisë!
2. Hoxhallarët vehabist!
3. Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Subjektet të cilat kërkojnë ndryshimin e Historisë Kombëtare Shqipëtare, dirigjohen kryesisht nga Turqia dhe Serbia! Shtete këto të cilat njihen si më mizoret, më gjenocidalet karshi Vendit dhe Kombit tonë! Historia kombëtare e Serbisë dhe ajo e Turqisë, kanë probleme shumë më serioze, deri edhe shovenizëm kundër neve Shqipëtarëve! Këto vende janë përgjegjëse për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte etj, kundër neve Shqipëtarëve, në etapa-periudha të ndryshme të historisë!
Ministria e Arsimit të Turqisë, e cila drejtoi kërkesën që në gusht 2011, për ndryshimin e cilësimit të Perandorisë Osmane përballë Shqipëtarëve, që mos të cilësohet si pushtim Osman dhe kjo Perandori të cilësohet si Çlirimtare etj, etj gjepura! Të gjitha këto kur shikohen janë plotësisht në përputhje me historiografinë sllave, e cila thekson që Perandoria Osmane pushtoi sllavët por jo Shqipëtarët( derisa në të vërtetë është e kundërta, sepse që në Betejën e Maricës 1371, disa princër Serbë, u bënë vasal të Sulltanit, madje morën pjesë me Osmanët në luftra kundër Arianitëve! Dhe të tillë qëndëruarn deri në shtytjet e Rusisë për Luftë kundër osmane! Ndërsa Shqipëtarët në vazhdimësi ishim në luftë kundër pushtimit Osman-përjashto shqipfolës të caktuar që u nënshtruan).
Aktivitete tejet të ngjeshura politiko-propaganduese kanë bërë sidomos qarqet fetare islamike( dallo islamin tradicional), të kryesuara nga hoxhallarë vehabist! Kemi deklaratën e famshme të një hoxhe nga Prizreni, në shtator 2014, që thekson :” Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë… Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit… Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi… Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë… Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve… ” Nuk mund të gjendet qoftë edhe një hoxhë( i “sektit” vehabi), i cili afërsisht nuk ka një qëndrim të këtillë. Madje kemi shumë më shumë të cilët i kanë fy figurat më të mëdha të Kombit tonë, si Gjergj Kastriotin, Shenjtën Nënë Terezën, Pjetër Bogdanin, Josif Bagerin etj etj, e të cilët në të njejtën kohë, kanë lëvduar, madhëruar historinë e Perandorisë Osmane!
Dhe së fundmi( më 27.10.2017), doli në shesh edhe një organizatë e vetëquajtur “Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë”, filialë e asaj të Serbisë, e udhëhequr dhe e dirigjuar për qëllime të Serbisë. Me këtë organizatë tashmë, kam përvojë nga e cila kam bindje të plotë, që tërësisht është dorë e fshehtë e Serbisë, për të minimizu përgjegjësinë dhe fajësinë e Serbisë për krimet e luftës përballë Shqipëtarëve! Thirrjet gjoja për drejtësi, ndjekje kriminelësh të caktuar të Luftës edhe në Serbi, derisa në Republikë të Kosovës, sulmon vetëm Shqipëtarët si gjoja kryes të krimeve të Luftës- tregon qartazi qëllimet politike të Serbisë përmes kësaj organizate! Ky fond, nuk është kompetentë që të bëjë kërkesa të tilla, as në aspektin profesional( sepse nuk ka asnjë historian brenda saj), as në aspektin politik ( historia nuk duhet të ndikohet dhe dirigjohet nga politika!). Ky “fond”, kërkon ndryshimin e cilësimit të pushtimit të Serbisë, siç Turqia kërkon ndryshimin e cilësimit të pushtimit Osman! Fondi thotë:” Të ndryshohen tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna, që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar, që ato mund të ndërrohet, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës…”
Shkenca, Arti, Kultura, Drejtësia etj, në botën e përparuar, nuk lejojnë, nuk pranojnë dhe nuk aplikojnë ndërhyrje të dhunshme, ndërhyrje politike-ideologjike-fetare, shit-blerje etj. Ato janë të pavarura dhe si të tilla mund të zhvillohen, përndryshe nuk mund të quhen të tilla( Shkencë, Art, Kultur, Drejtësi etj)! Asnjë nga vendet Europiane, nuk kërkoi një gjë të tillë nga ne! Madje edhe ndaj vendeve me probleme serioze sidomos sa i përket të kaluarës( historisë) dhe drejtësisë, vendet e Bashkimit Europian dhe Institucionet e BE-së, i kërkojnë depolitizim dhe sundim të ligjit!
Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, kategorikisht dhe hapur do duhej të reagonin ndaj tendencave të tilla. Kërkesat, kërcënimet, shantazhet dhe ofertat e tilla duhej refuzu madje dhe duhet t’i tërhiqet vërejtje serioze.

Më: 28.10.2017
Shkruar nga Skender Jashari.

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur
nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake

Shperndaje ne
Updated: 29 Tetor, 2017 — 17:03

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.