C’mallem! kur degjoj tingujt qe sjell, vellet e luajtura mjeshterisht nga ai, qofte me qifteli apo me fyell.

As edhe nje dite te vetme, nuk iken pa e degjuar te madhin Ndue Shyti!

Ne mengjes kur iki ne pune,po ashtu edhe ne mbremje kur kthehem, eshte i vetmi qe me ngroh, me knaq zemren!
C’mallem! kur degjoj tingujt qe sjell, vellet e luajtura mjeshterisht nga ai, qofte me qifteli apo me fyell.
Ndue Shyti, me origjinë nga rrethi i Pukës, mbetet njëri ndër krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës shqiptare. Përveç Artist i Popullit, ai është quajtur edhe Mbret i çiftelisë, përmes së cilës prodhojë deri edhe simfoni. Por, ky artist ishte shumëdimensional, interpretues në pesë vegla, krijues dhe dirigjues në orkestrën më të madhe të muzikës popullore, përçka është nderuar me çmimet më të larta të kohës. Historia e dikurshme dhe heshtja e tanishme për artistin që nuk vdes kurrë.
Sot është e vështirë të gjesh një mjeshtër të çiftelisë apo të fyellit. Dikur e kishim. E kemi fizikisht edhe sot Artistin e Madh. E kemi harruar 75-vjeçarin Ndue Shyti, i cili njihet ndryshe edhe si Paganini i çiftelisë shqiptare. Askush si ai nuk dhuroi tinguj kaq të harmonishëm prej drurit dhe telave, apo fyejve; askush si ai nuk e solli artin dhe shpirtin e popullit në skenat më të mëdha të botës…

Shperndaje ne
Updated: 29 Tetor, 2017 — 17:57

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.