Qeveria e Republikës së Çamërisë: Çamëria është toka e shenjtë e shqiptarisë

Dje në Hagë u kremtua njëvjetori i Republikës së Çamërisë. Hapja solemne u bë me intonimin e Himnit të Çamërisë. Me këtë rast Presidenti i Rebulikës së Çamërisë z. Festim Lato foli për aktivitetet kombëtare të qeverisë, dhe detyrat që na presin në të ardhmen. Çamëria, thetksoi Festim Lato, mbetet çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare. Prej Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë e deri më sot ne kemi bërë mbi 40 aktivitete kombëtare, dhe diplomatike në konstituimin dhe ndërkombëtarizimin e Shtetit të Çamërisë.

Republika e Çamërisë në këtë njëvjetor vazhdoi Lato, kapërcen parashikimet tona të suksesit. Republika e Çamërisë tani ka Kushtetuten e saj të miratuar, Himnin, Qeverinë dhe Ushtrinë e saj. Republika e Çamërisë që nga 26 qershori i këtij viti është anëtare e rregullt e Organizatës së Popujve të Papërfaqësuar. Republika e Çaqmërisë është shumë e rëndësishme për popullin çam theksoi Lato. Epiri pellazgjik – Çamëria, ka një sipërfaqe prej 23 mijë e 5 qind kilometra sipër faqe tokë, ujra dhe det, dhe një pasuri kolosale kombëtare. theksoi Lato. Fjalimi i tij u ndoq me shumë duartrokitje. Çamëria ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare.

Çamëria është toka e shenjtë e shqiptarisë. Qeveria e Republikës së Çamërisë po punon fortë në institucionalizimin e organeve të saj në gjithë territorin e Çamërisë. Ndërsa Ali Aliu Kryeministër i Republikës së Çamërisë u shpreh se qeveria që ai drejton do ti kryej të gjitha detyrat që e obligon Kushtetuta e Republikës. Ndërsa Ministri i Finacave Rrustem Geci, theksoi se pasuritë natyrore të Epirit pellazgjik – Çamërisë, kapin shifrë 4 trilion dollar amerikan.  

Ne Hage te Hollandes, me flamuj neper duar dhe me brohoritje , rruget e kryeqendres europiane e boterore te drejtesise u mbushen plot e perplot me shqiptare , ne mbeshtetje te Republikes se Camerise . Te udhehequr nga presidenti i kesaj republike te re , Festim Lato , thirrjet “Çameria eshte e jona” ,para Ambasades Greke dhe cdo ambasade tjeter , bene jehone ne te gjithe Hollanden , per te vendosur fatet e individeve dhe popujve.

Posted by Toka Iliro-Pellazge on Dienstag, 31. Oktober 2017

Në Çamëri theksoi Rrustem Geci në këtë kremtim do të thotë; më shumë Shqipëri, më shumë Kosovë, më shumë Shkup, Preshevë, Ulqin e Iliridë – me një fjalë, Çamëri do të thotë: guri në vend të vet. Në këtë tubim foli, edhe Këshilltari i Komisionit Evropian, z. Yohan Byrde, dhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Çamërisë, zonjusha Elena Kocaqi. Diplomati Yohan Byrde tha se Republika e Çamërisë së shpejti do ta ketë përfaqësuesin e saj në Parlamentin Evropian. Kremtes së njëvjetorit padyshim i dha ngjyrë festive, Ansambli “Labëria” nga Vlora, me artistin e këngës labe, Tomor Lole.

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2017 — 15:47

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.