ILIRIDI NGA ILIRIDA

Jam  lindur s´i  krejt  shqiptarët
në  tokën  e   lavdisë së  madhe
në tokën e lavdisë  së përgjakur
jam rritur  me  prindër  të  mirë
me gjyshër  dhe  me stërgjyshër
Në këtë  tokë  të  gjithmonshme
Shkup jam prej 13  mijë vjetësh
trashëgoj pellazgjinë dhe  ilirinë
flakët po  ma  djegin  kraharorin
nga plagët e trojeve t´copëtuara
Iliridës  e  gjithandej Shqipërisë
shqiptarët jemi kudo njëgjakësh
për Shkup dhe Ohër  i  kam 100
lufta, dhe  mbi 2 qind kryngritje 
– Ah, dhé i atdheut tim, tokë me
flori  dhe  minerale;  shih  si  na
kanë  shpërbërë  gjysmë  fitoret
e samari i huaj më tall në shpinë
– Atdhé, rëndë  jam i poshtëruar
nga liria e munguar  dhe  fitorja
Shkup, zgjohu! Zgjohu o  Tiranë
zgjohu populli ynë  i  katandisur
gjaku ynë ende lufton i burgosur
për të gjitha trojet nën një flamur!..

Rrustem Geci – Dortmund

 

Shperndaje ne
Updated: 5 Nëntor, 2017 — 02:29

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Pa dyshim poeti Geciështë kreijues me plot ndjenja poetikei cili ndien vet autori në shpirt e zemer. duke thenë shumë çka ne vergjet e tija të cilsat ne boten e poetit jan% ushqim i shpirtit ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.