Hipokrizia Politike!

Veprimtaria e politikanëve tanë qëndron ndryshe. Ata janë më të shëmtuar se tregtarët matrapazë. Politikanët tanë janë gënjeshtar e maskarej të klasit të parë. Janë tinzarë që thurin vetëm kurtha për t’u ngjitur sa më lart në shkallaret e hierarkisë pushtetare ,ndërsa popullin e kanë futur në dhomën e harresës .Politikanët janë parazit që jetojnë e majmen në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë të korrupsionit që e krijojnë vetë. Ata nuk punojnë fare, nuk djersiten duke punuar, nuk lodhen as fizikisht as psiqikisht, ata vegjetojnë e pasurohen vetëm mbi bazë të maskarallëkut të tyre, në bazë të premtimeve boshe që i bëjnë çdo ditë para qytetarëve dhe në bazë të maskave shpirtërore që i ndërrojnë orë e çast.
Politikanët çka thotë paradite, nuk thonë pasdite. Çka pështynë sot, e lëpinë nesër! Politikanët janë aq pakurrizorë e të pabesë, sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Janë të pamoralshëm dhe kanë një piskarakter. Politikanët 24 orë janë në shit-blerje. Ata çdo moment mund të shiten dhe ata çdo moment mund të blihen. Paraja, posti dhe pushteti për ta janë nënë e babë, janë zot e perëndi, janë gjithçka. Ata janë djalli vetë, por pa brirë, sepse brirët i fshehin me 100 maskat e tyre shpirtërore!
Gjithkush nuk mund të bëhet politikan. Politikanët nuk bëhen politikanë, ata lindin të tillë. Ata janë pjellë e satanisë. Politikani sot shfaqet si engjëll me krah pëllumbi, kurse nesër shfaqet si dreq me brirë të përgjakur! Ai i ndërron sjelljet, fjalët, veprimet dhe maskat shpirtërore pandërprerje, sa herë ia don interesi i tij personal, egoja e tij e sëmurë dhe shtazarake.
Politikani Ynë është tregtari më i madh, shitësi më i paturpshëm i vetvetes, shitësi i familjes së tij. Është shitësi i popullit dhe i atdheut të tij. Ai shet gjithçka që i bjen në dorë me qëllim që të kënaq egon e tij, epshet e tij satanike për para, famë e pushtet! Politikani jo vetëm që është një maskara, i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë shokët e tij dhe gjithkend përrreth për të arritë qëllimet e tij të errta e ç’njerëzore! Pra, përveç se një maskara, politikani është edhe një kriminel ordiner. Krijesë më të neveritshme se politikani zor se mund të gjejsh mbi faqe të dheut. Ai mund të krahasohet vetëm me Djallin dhe me askend tjetër.
Kthejmë për një çast kujtesën prapa në historinë e kombit tonë dhe do të kuptojmë se sa dëme, sa vuajtje, sa gjëma makabre i kanë shkatuar popullit dhe atdheut tonë politikanët tanë. Rrotulloni kokën rreth e qark dhe shikoni se ç’bëjnë sot politikanët modern të popllit tonë, se sa dëme të pallogaritshme i kanë shkatuar dhe po i shkatojnë çdo ditë zhvillimit ekonomik e politik të kombit tonë dhe sa plagët po i hapin përditë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, të lirisë e të bashkimit kombëtar ..
Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë të maskuar me maska shpirtërore me emra të ndryshëm, si: “patriot”, “atdhetar”, “luftëtarë lirie”, “ish-ushtar”, “ish-komandant”, “demokrat”,… etj. Fatkeqësisht, asgjë e mirë, deri më sot, nuk i ardh popullit dhe atdheut tonë nga politikanët maskarenj. Ata janë më të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku, sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët tanë janë me maska, janë maskarenj dhe është e vështirë që të identifikohen, të demaskohen e të asgjësohen. Edhe atëherë kur bëhet demaskimi i tyre, ose është vonë, ose kihet mëshirë ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar. Dhe haraçin e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare prej maskarai e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.
Deri kur do të do t’ju shkoj tymi drejtë politikanëve maskarenj askush nuk e di, por vetëm një gjë dihet se, pasuria është e maskarenjëve, kurse Shqipëria është e Shqiptarëve.
L .coka

Shperndaje ne
Updated: 23 Nëntor, 2020 — 08:51

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

2 Comments

Add a Comment
  1. HEU,NGA URTIA POPULLORE MBARË SHQIPTARE;EU,MËSA UJDIA ROKULLSHPORE FARË SHKRIPZARE:POLITIKA ËSHTË SI ERA;O,MOS TA
    QOFTË ZOTI KAH DERA;TË PRISH SHPIRT,TË PRISH ZËMËR;TË TRISH HIRT DHE,TË TRISH ËMËR;POLITIKANI POLITIKËS,AHIII OR,
    RROLIFIKANI RROLIFIKËS;SHKELI GJAKUN,NGELI PRAGUN;SHITI NËNËN,SHITI MOTRËN,SHITI GJENËN,SHITI VOTRËN;ËËËH,SHITI
    VËLLAUN,SHITI ATHEUN;NGJITI SHKAUN,SHQITI ATKREUN;PORSE,HORZE;MELEQI NUK BEHËJ KURR DREQ;AS DREQI NUK BEHËJ KURR
    DREQ;AH,DJALL BIR DJALLI,ËSHTË POLITIKANI;NA KALL NXIR STRALLI,ËSHTË POLIFIKANI;ME TRADHTI KOBTARE,ME TRADHTI ORE
    KOMBTARE;DUKE PRER NË BESË,KUKE NGRER NË PRESË;PRERJE PRAPA SHPINËS,NGRERJA TRAPA SHKINËS OH,TINËZ;PRER TËRVRARJE
    PËR PASURI INDIVIDUALË;NGRER PËRÇARJE,PËR HAMSHURI GRI IDEALË;DUKE BASHKËPUNUAR ME BISHËN E TËRBUAR AHIII MORE,SI
    KANIBALË;KUKE VRAZHDËFUNDURA ME TRISHËN MË TRANDISHKALË;DUKE U ÇIRRË,KUKE U SHQIRRË SI TERRORIST,FERRORPISTË MË I
    TËRBUAR,MË I VËRBUAR:”JAM MBRET SI ZOT I VËRTETË;MBI TERË BOTËN DO MBRETËROJ SI MBRET OR PËRJETË;VETËM UNË O EDHE
    ASKUSH TJETËR,SI MBRETËRI O PERENDI I VJETËR;A PAS MEJE MOS TË MBETËJ,LE TË TRETËJ,I TERË NJERËZIMI,NDJERËZIMI;ËH
    MOS GJALLOJË ASKUSHI NË JETË,LE TË SHKALLMOJË HARBUSHI VËRTETË I SHKRET;NUK DO KETË MË,MBRET MBI MBRET?!MANI,USA.

  2. HEU,NGA URTIA POPULLORE MBARË SHQIPTARE;EU,MËSA UJDIA ROKULLSHPORE FARË SHKRIPZARE:POLITIKA ËSHTË SI ERA;O,MOS TA
    QOFTË ZOTI KAH DERA;TË PRISH SHPIRT,TË PRISH ZËMËR;TË TRISH HIRT DHE,TË TRISH ËMËR;POLITIKANI POLITIKËS,AHIII OR,
    RROLIFIKANI RROLIFIKËS;SHKELI GJAKUN,NGELI PRAGUN;SHITI NËNËN,SHITI MOTRËN,SHITI GJENËN,SHITI VOTRËN;ËËËH,SHITI
    VËLLAUN,SHITI ATHEUN;NGJITI SHKAUN,SHQITI ATKREUN;PORSE,HORZE;MELEQI NUK BEHËJ KURR DREQ;AS DREQI NUK BEHËJ KURR
    DREQ;AH,DJALL BIR DJALLI,ËSHTË POLITIKANI;NA KALL NXIR STRALLI,ËSHTË POLIFIKANI;ME TRADHTI KOBTARE,ME TRADHTI ORE
    KOMBTARE;DUKE PRER NË BESË,KUKE NGRER NË PRESË;PRERJE PRAPA SHPINËS,NGRERJA TRAPA SHKINËS OH,TINËZ;PRER TËRVRARJE
    PËR PASURI INDIVIDUALË;NGRER PËRÇARJE,PËR HAMSHURI GRI IDEALË;DUKE BASHKËPUNUAR ME BISHËN E TËRBUAR AHIII MORE,SI
    KANIBALË;KUKE VRAZHDËFUNDURA ME TRISHËN MË TRANDISHKALË;DUKE U ÇIRRË,KUKE U SHQIRRË SI TERRORIST,FERRORPISTË MË I
    TËRBUAR,MË I VËRBUAR:”JAM MBRET SI ZOT I VËRTETË;MBI TERË BOTËN DO MBRETËROJ SI MBRET OR PËRJETË;VETËM UNË O EDHE
    ASKUSH TJETËR,SI MBRETËRI O PERENDI I VJETËR;A PAS MEJE MOS TË MBETËJ,LE TË TRETËJ,I TERË NJERËZIMI,NDJERËZIMI;ËH
    MOS GJALLOJË ASKUSHI N’JETË,LE T’SHKALLOJË HARBUSHI VËRTETË,SHKRETË!HEKJE ROLIFIKANIT,VDEKJE POLTIKANIT!MANI,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.