Ah, moj Shqipëri që nuk je askund !

Nga Fahri Xharra

Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por  i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne,  ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne,  e ne të heshtim? Si lejohet,  e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?

Dhe Shqipëria heshtë,  nuk bëzan

Që nga koha e Ismail Qemalit,  neve nuk patëm njerëz të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën,  e pastaj deri te mbreti Zog,  sa qeveri i ndërruan,  pastaj mbreti,  pastaj fashizmi,  pastaj Enveri që me çdo kusht donte të  hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij,  donte ta rrënojë “ imperializmin” dhe “revizionizmin “ në botë . Pastaj Ramiz Alija,  Sali Berisha,  Fatos Nano dhe tani  Edi Rama,  asnjë nga këta, asnjë për komb. Le ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kanë marrë të ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar. Asnjë !

Serbia e ka ndërruar strategjinë e poshtërimit ndaj nesh,  ndaj shqiptarëve, ndaj Shqipërisë ! Tani janë futur në lojë boshnjakët ( me të vjetrën,  muslimanët) e viseve shqiptare të cilët konferencat e ndryshme i ndanë nga trungu. Tani mu ata që e paten fatin e tillë,  të ndarjes,  të zhdukjes nga origjina e tyre e kërkojnë veten diku në askund .Le të shkojnë ku të duan,  të humbur janë sepse neve nuk kishim fuqi t`i mbrojmë . Le të shkojnë ku të duan se ne nuk e dimë as një fjalë zyrtare për ti “kthjelluar: nga mendja dhe  të mendojnë ndryshe; ose së paku mos të  mundohen të na” ndërrojnë” strukturën  kombëtare të Shqipërisë . Shqipëria duhet ta dijë që është e rrethuar me dhelpra të politikë -bërjes. Shqipëria dhe shqiptarët duhen t`a kuptojnë që politika e 200 vjetshit të fundit në Europë ka ndryshuar. Shqiptarët duhen ta dinë që Serbia dhe Greqia politikisht janë shumë të formuara , nuk janë aq të lehtë.

Shqiptarët duhet ta dinë se pse përkundër përpjekjeve ruso-turke , Shqipëria mbeti në kufinjët  e 1912-tës. Shqiptarët duhen ta dinë se sa i mençur ishte kalkulimi që të mbetet kjo Shqipëri  ashtu e cunguar .Pra vetëm të shpëtojë si  një oazë e vogël  i shqiptarisë . Ishin kohët e vështira edhe për ne por edhe për vendim-marrësit e cungimit territorial. E mendoni sikur kokëfortësia ruse t`ishte  më e madhe se sa dashamirësia e Europës , ku do të ishin shqiptarët sot ? Jo , nuk ia kemi aspak falënderimin  kësaj Shqipërie të vogël  që e mbështeti  Europa. Europa na e ktheu borxhin , na e dhuroi  Kosovën e pavarur, qëllimet ishin për një vazhdimësi të shlyerjes së faturave të saja  të «  gabuara « E dini që ne i thamë : «  Boll «  nuk na duhet më shumë , se nuk e duam !

 Ah moj Shqipëri që nuk je askund ! Të kemi nënë e nuk guxojmë asgjë që të themi  . Por ,  nga pezmi e kam : « Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por  i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne,  ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne,  e ne të heshtim? Si lejohet,  e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne? » Shikoni,  të heshturit e Shqipërisë,  Serbia  nuk është për tu injoruar, sepse ajo kryen shërbime të mëdha në mohimin dhe shtrembërimin e historisë sonë,  Librat e saja janë të pa numër ,  dhe të gjitha me një qëllim : Mohimin e shqiptarisë. Shikoni ju të heshturit e Shqipërisë se si ju mashtron greku, se për Turqinë as mos të flasim. Shqipëri , me gjendjen tënde dhe njerëzit që të mbajnë në arenën ndërkombëtarë nuk je askund. Nuk je e re si shtet-formuese , e kalove shekullin ; por, kot së koti asgjë më shumë nga ti.

E di , që do të më shajnë pas këtij shkrimi por nuk munda ndryshe ; kur nëna është e lodhur , pa autoritet , pa krenari vështirë e kanë bijat e saja të gjenden ballë përballë me hienat që i rrethojnë. Të gjithë mendonin se «  buzë Adriatikut  , rreze do të lëshojë Shqipëria » por u mashtruam .

E ne,  na qoftë për marre e për turp ,  kënaqemi me një ideologji antikombëtare,  i lejomë krymbat e huaj t`i lëshojnë larvat e tyre që vështirë çrrënjosen. Shqipëri ki kujdes , se përditë e më shumë po futemi në pellgun e madh të zhbërjes.

Shqipëri edhe një gjë , i ke hallet tua por pa Kosovë nuk ka Shqipëri

Fahri Xharra,15.11.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 19 Nëntor, 2017 — 03:35

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. KOHA DRIDHET E PERDRIDHET, DO VIE DITA Që DO ZGJIDHET

    Vargje emocionuese që i ngjajn aktualitetit të sotshëm nga ALI ASLLANI

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nga Tirana e Prishtina gjer në Shkup mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons