Supermafia në Republikë të Kosovës, është Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it!

Kohëve të fundit në vazhdimësi dëgjojmë, shohim, lexojmë, në lidhje me korrupsionin, ndikimin politikë, lidhjen me shërbimet serkete serbe, shit-blerje të drejtësisë, etj, brenda Misionit të EULEX-it. Për gjitha këto, të emërtuara në medie si “skandale në EULEX”, përgjegjës është Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it. Ky Fraksion nënkupton grupin-Fraksionin brenda këtij Misioni, që janë nga vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe nga vendet që kanë miqësi dhe qëndrim pro-Serbisë, e më të pakët janë disa të korruptuar nga disa vende aleate! Ky Fraksion është i njejti edhe gjatë Misionit të UNMIK-ut, e që i njejti me siguri tashmë shihet që është ingranu edhe në Gjykatën Speciale!
Duke qenë edhe unë personalisht, i dënuar politik nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, kam pa, kam patur qasje në më shumë informata, madje edhe më janë dhënë po ashtu më shumë informata nga Miqët e Republikës së Kosovës, brenda këtij Misioni!
Skandalet në EULEX, që të gjitha kryehen nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ato edhe në rastet e korrupsionit, shit-blerjes së drejtësisë etj, kanë-fshehin qëllime politike! Korruptimi i zyrtarëve të EULEX-it, që vijnë nga vendet që tashmë kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, është i organizuar, i qëllimshëm, i dirigjuar( kryesisht përmes agjensive informative) nga Serbia, për qëllimet e saj politike. Deri tash dihen, disa zyrtarë të EULEX-it, të korruptuar nga Italia, Bullgaria dhe nga vendet Skandinave!
Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, është përgjegjësi më i madh, për sa i përket:
1. Ndjekjen e kryesve të krimeve të luftës, është tërësisht i penguar nga ky Fraksion politiko-kriminal i EULEX-it, që nga nëntori 2002( pra Fraksioni politiko-kriminal i UNMIK-ut, ky Fraksion pastaj ndërroi amblemën, u bë Fraksion politiko-kriminal i EULEX-it);
2. Përhapjes së qëllimshme të ekstremizmit islamik, që nga pas lufta, moskontrollim të fondeve dhe organizatave të dyshimta humanitare të lidhura me terrorizmin( islamik dhe serbë);
3. Rrol tejet të rëndësishëm në krijimin e enklavave serbe, krijimin e ndarjes në Mitrovicë, decentralizim komunash serbe, inskenim trazirash kryesisht ndëretnike( për qëllim të Serbisë)!
4. Mos ndjekje të kriminelëve ordiner, të krimit të organizuar, kontrabandës etj, të grupeve të njohura kriminale serbe dhe serbo-shqipëtare( kontrabandë nga Serbia, për qëllim të Serbisë)!
5. Mos ndjekje të vrasjeve politike në Republikë të Kosovës, madje edhe pengim të zbardhjes së tyre;
6. Mos zbulim të akteve terroriste serbe( disa vrasje në Mitrovicë, etj) disa detonime etj;
7. Prodhimin e dëshmitarëve kundër UÇK-së( gjoja për krime lufte), prodhimin e akuzave dhe kërkesave politike për krijimin e Gjykatës Speciale;
8. Mos ndjekje të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit ordiner( të lidhur më zyrtarët politik) të Republikës së Kosovës, etj.

Nga të gjitha këto dhe të tjerat që nuk kam përmendur, fshehet qëllimi politik i Serbisë, ato janë:
1. Defunksionalizimi i Republikës së Kosovës;
2. Dobësimi i Mbështetjes Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kryesisht largimi i aleatëve kryesorë( SHBA-së), por edhe vendeve aleate Europiane( Britanisë, Gjermanisë, Francës, etj)!
Derisa Kuvendi i Republikës së Kosovës, miraton misione, do duhej që zyrtarët në kuadër të misoneve të tilla, të jenë nga vendet që kanë system të besueshëm të Drejtësisë, ndërsa të mos pranohen asnjë zyrtarë nga vendet që janë : pro-Serbisë; kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës; me system të dobët të drejtësisë etj!
Veçmas, kjo do duhej të merret parasysh në rastin e Gjykatës Speciale!

Më 22.11.2017
Shkruar nga Skender Jashari

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 25 Nëntor, 2017 — 17:42

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.