GËZUAR, DITA E FLAMURIT, FESTA E JONË KOMBËTARE!

FESTA E FLAMURIT

Edhe kur ishim ndër të parat fillet
Festonim festa nga më të ndryshmet
Por njëra ishte, ku dhe Demi lidhet
Gjuha, Liria me Flamur mbështillet
Atdheu e don, ai, gjithmonë t’i valon

Rruga jonë e madhe, është shum’e gjatë
Shkelur dhe çarë më këmbë nga i joni Tatë
Ngjitur përpjetave me Flamurin, majave ngritur
Tokën e zezë ujitur, pragun e shtëpisë ngjyer
Me gjakun tonë të Arbnit, stërkuqur edhe lyer

Flamuri ka një festë, atë të vetën
Atëherë kur së pari herë e ngritëm
Pastaj, n’rrugëtimin e tij të etshëm
Ai veç ngritjen e vet krenarisht
Në përkujtim breznish e përsëritën.

NJIQIN VJET Th’RrAS E TROKAS
(g e g n i sh t)

Njiqin vjet Pamvarsi
Njiqin vjet pa Shiptari
Feston Kosova,Ilirida,Çam’ria
Presheva madje dhe Mal’sia
Dit’n e Flamurit Kuq e Zi
Dhe e pret ditën e Liris’
Për pamvarsin’ e Shipnis

Un po thrras e po trokas
Anekand globit, botës
Për njiqin vjet hiç pareshtun
Portave t’mdhaja t’parlamenteve
Se s’kan mund për me m’heshtun
M’kan da hise nga fati i rrotës
Për me bredh anemban botës
Njiqin vjet i bie ndjenj’s
Çekani i ngjarjeve n’kalendar
Njiqin vjet i thirr ndërgjegjes
Ttroket e pret Bashkimin Komb’tar

Heci detit, heci edhe tokës
Nëpër gjeografin’ e tan Evropës
Për Tokën Time baj kërkesa
Sa paradoks dhe sa çudi
Sa e pashpirt asht kjo njerzi?
As me kuvend e as me shkresa
Ndërgjegjja Evropës nuk i trazohet
As ather’ kur Toka Ime m’coptohet

Heci dhe i kërkoj yjet nëpër qjell
Rrugtimi jem asht i gjat’, i v’shtir
Cilindo qi takoj m’bahet djell
M’ban drit’ për Atdheun tem t’lir’
Dhe un prap’ festoj ndonse n’dyshe
Mes pushtetesh a n’Trojet e Mia
Festën e mba e gjith Shiptaria…
Edhe pse realiteti m’flet ndryshe.

Po un s’hek dor’ e s’kam me u ndal
Nga pelegrinazhi jem n’pranver’
N’Baba Tomor, atje kam me u fal
I përkushtuem edhe me nder
Me vetë bekimin e perenis’
Te Molla e Kuçe Flamurin Kuq e Zi
Bajrak darsmor’sh e kam nxjerrë
Për nusen hypun n’Kal t’Bardh
Qi vjen për 100 vjetët e Pamvarsis’.

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 28 Nëntor, 2017 — 01:58

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons