Kultura jonë kombëtare në shekuj- Pëllumbesha e Vuçedollit

Pëllumbesha e Vuçedollit

Historinë duhet që t`a shkruajmë vet ne. E dini se sa e koklavitur është ajo, mu nga dëshire e ardhësve të vonë të cilët mundohen që atë t`a përvetësojnë. Është shumë e dhimbshme që të rrallët e përmendin se na jemi trashëgimtarët e vërtetë të asaj që ka ndodhur 4000 , 3000 vjet para Krishtit.
Ne heshtim ose zëri ynë është shumë shterur ; por kemi edhe mohuesit të cilët pa fije turpi flasin me gjuhën e atyre që e duan të kaluarën tonë për të veten .
Ne, duhet të punojmë shumë e më shumë që duke u marrë me problemet e sotme politike e harrojmë të kaluarën e me këtë ia humbasim vetës vendin në shkallën e popujve të lasht dhe të civilizuar.
Shkenca kroate , për shembull shkruan se «  gjithmonë është folur për civilizime e vjetra të Egjiptit dhe Meopotamisë që ishin shumë të përparuara duke e paraqitur Europën si të kohës gurit . » Me këtë thënie ata duan dhe kanë fakte që në tokat « kroate «  kultura është zhvilluar shumë e shumë më herët. « Shumë pak dihet – vazhdojnë ata , që kultura indoeuropiane ishte para tyre « 
Pra e shihni flasin për «  kulturën indoeuropiane «  . Cila na ishte ajo ?
Shkenca historiografike sot , shumë vështirë e ka që atë kohë të lashtë « indoeuropiane «  ta quan koha pellazge . Ne kohen pellazge apriori e mohojmë , ata nuk duan edhe pse i kanë të dhënat . Pra ?

Sot , «  Pëllumbesha e Vuçidollit «  na e mëson një kulturë shumë të lashtë mbi 5 mijë vjeçare e që e ka marrë emrin mbas vendit ku është gjetur ; në Vuçedoll afër Vukovarit në Kroaci. Shikoni hartën e shtrirjes së « Kulturës së Vuçedollit « 
Kush jetonte andej pari ? ishin sllavët , apo turqit , apo kush ?

Shtrirja gjeografike e një culture shumë të lashtë – Kultura e Vuçedollit

Pra , « Pëllumbesha e Vuçedollit » është ena më e njohur nga qeramika e gjetur në Vuçedoll. e modeluar është si pëllumbeshë dhe si e tillë është simboli i Vukovarit
( qytet në Kroaci ). Kishte qëllime kulti . Është e ngjyrës së mbyllët, e zbukuruar me vijëza të bardha.
(Vučedol kraj Vukovara značajno je prapovijesno nalazište (»dunavska Troja«), po kojem je nazvana vučedolska kultura, koja obuhvaća širi kulturni kompleks od Karpata do istočnih Alpa i Dinare. Drži se da je nastala dolaskom indoeuropskih doseljenika oko 3000. pr. Kr. i trajala do približno 2200. pr. Kr. Obilježja su te kulture novi metalurški postupci, iznimno vješti keramičari, a prema nekim istraživačima imali su i kalendar zabilježen na keramičkim posudama.)

Kaq për sot , shihemi në shkrimet tjera për Kulturën e madhe të Vuçdollit .

Fahri Xharra,29.11.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 30 Nëntor, 2017 — 03:09

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.