Shteti yn Shqipëria, duhet të largohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik!

Padrejtësia historike, që i’u është bërë Izraelit, në lidhje me qytetin e vetë Jerusalemin, më në fund vendimi i Presidentit të SHBA-së, e korrigjoi- kjo jep shpresë dhe besim që edhe Padrejtësitë Historike ndaj Vendit tonë në një të ardhme të afërt do përmisohen( siç tashmë një pjesë e tyre është përmisuar-Republika e Kosovës është e Çliruar me mbështetjen e pakompromis të SHBA-së).
Izraeli është krijuar nga SHBA, për të përmisu gabimin historik, që Arabët, Turqit etj, ia kishin bë hebrejve. Jerusalemi është çliruar nga pushtimi arabë më 1967( kur tërë bota terroriste arabe e mbështetur edhe nga Bashkimi Sovjetik e sulmoi shtetin e Izraelit, e që për 6 ditë fituan Luftën Hebrejt me mbështetjen e SHBA-së).
Historia e jonë Shqipëtare, është e ngjajshme me historinë hebreje!
Aspak Historia jonë Shqipëtare nuk është e ngjajshme me historinë e gjenocidit arabë kundër hebrejve dhe terrorizmit palestinez të të vetëquajturit shtet palestinez, ekuivalent me republikën serbe në Bosnje!
Organizata për Bashkëpunim Islamik, është organizatë që mbledh vendet islamike , e jo vendet laike( siç është shteti yn, në nenin 10 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).
Ngjarjet kohëve të fundit, drejtohen drejt diferencimit-polarizimit gjithnjë e më të madh, ku bota islame e veçmas kjo organizata e OBI-së, është duke u kundërvënë me SHBA-në( vend ky që është i vetmi Aleat më Strategjik për çdo Shqipëtarë), e mbi të është duke u vënë plotësisht kundër Objektivave Kombëtare Shqipëtare. Derisa edhe pse shteti yn, është përfaqësuar vetëm në nivel ambasadori në këtë samit të jashtëzakonshëm, të thirrur nga Turqia, e që gjithnjë e më shumë janë duke u shtu përpjekjet për largim e vendit tonë nga kjo organizatë, pasiqë nuk përkojnë me Interesat dhe Objetivat Kombëtare Shqipëtare. Madje sugjerime dhe kërkesat e tilla( për largim nga kjo organizatë) janë bë dhe mbështetur edhe nga Miqët e Vendit tonë, nga SHBA-të dhe vendet e BE-së. Madje edhe Kuvendi yn( i Republikës së Shqipërisë), ka refuzuar Konferencën Islamike!
Derisa objektivat e OBI-së, janë plotësisht islamike dhe thuaja kryesisht të drejtuara në mbështetje të vetëquajturit shtetit palestinez , pra të drejtuara kundër Izraelit, kur shikohen këto, asnjëra nuk është Objektivë dhe Interes i Vendit tonë( Shqipërisë!).
Madje nga vendet Europiane, statusin e vendit vëzhgues në këtë organizatë e ka Bosnja, Qiproja turke, dhe Rusia derisa vendi yn( Republika e Shqipërisë), është anëtare me të drejta të plota! Kjo është kundërkushtetuese( shkelet neni 10, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë), por është edhe kundër Vullnetit të Qytetarëve tonë, që të gjithë jemi drejtuar drejt Integrimeve Euro-Atlantike dhe veçmas në Aleancë të Përhershme me SHBA-në!
Në këtë samit të jashtëzakonshëm të kësaj organizate, pasi shpallën Jerusalemin lindor si kryeqytet të vetëquajturit shtet të Palestinës, pasi ditë më parë Presidenti i SHBA-së njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Pjesëmarrja e shtetit tonë, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytetin të vetëquajturit shtet të Palestinës dhe që i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë hapat e saj për ta njohur, është absolutisht në dëm të Interesit tonë Kombëtar Shqipëtar. Derisa kjo Organizatë deklaron “Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes. Vendi tregoi se është plotësisht i njëanshëm në favor të Izraelit”, siç deklaron përfaqësuesi i të vetëquajturit shtet i Palestinës( Abaz), ndërsa ne Shqipëtarët( e Republikës së Kosovës, përmes Qeverisë) kërkojmë angazhimin shtesë të SHBA-së, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rezolutën 478, të vitit 1980, kishte shfuqizu njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit . Derisa hyrja e Shqipërisë në këtë Organizatë, ngjau me kërkesën e presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia më 1991, kurse në kohën e presidencës së Sali Berishës më 1992, e bëri anëtare të saj, pa miratim paraprak nga Kuvendi e as nga populli.
Pos saj, duke parë që vitet nga 1992, e këndej deri më sot, prej këtyre vendeve islamike, nën dirigjimin e vendeve fqinje( me qëndrime armiqësore ndaj nesh), instaluan organizata gjoja humanitare islamike të dyshuara edhe për lidhje me terrorizmin islamik. Në këtë periudhë më së miri shihet se çfarë efekte tepër të dëmshme, erdhën nga vendet e tilla: disa qindra terrorist islamik( që vetidentifikohen dhe identifikohen nga qarqet armiqësore si Shqipëtarë) të shkuar në luftra terroriste islamike; disa dhjetra akte terroriste nga këso shqipfolës kundër Aleatëve tonë e veçmas kundër SHBA-së por edhe akte terroriste kundër Vendit tonë; disa qindra të tjerë të arrestuar, dyshuar, gjykuar dhe dënuar për terrorizëm islamik dhe lidhje madje edhe me Serbinë!
Nga të dhënat e mësipërme, imponohet që Vendi yn, të ndërmarrë veprime të ngutshme, që të largohet nga secila organizatë, që nuk është në Pajtim me Vullnetin e Qytetarëve dhe Kuvendit tonë të Republikës së Shqipërisë!
Interesi yn Kombëtar, duhet të mbetet përherë prioriteti yn, Jerusalemi ishte, është dhe do jenë çështje Izraelite, e jo çështje Shqipëtare! Shteti i vetëquajtur Palestina, në vazhdimësi ishte dhe është edhe tani, kundër njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- prej nga rrjedhimisht kuptohet që është kundër Objektivave Kombëtare Shqipëtare( si rrjedhoj s’duhet të meritojë as mbështetjen më të vogël të vendit tonë, në asnjë aspekt!).

Më:14.12.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 16 Dhjetor, 2017 — 01:13

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.