TIRANA E SHQIPTARËVE!

Tirana simbol i shqiptarëve në përjetësi

Netët e ndërrimviteve qiellin vezullon
Nga elementët festivë, e bukur plot stoli
Të gjithëve i dhuron ngrohtësi e bujari.
 
Të shndërrojnë sikur je prej brumi
Forma të ndryshme diktojnë hera-herës
Si politikanët por dhe kush të mundi
Fantazi epokash “dimërit” edhe “verës”.
 
Epokat, brumit tënd format i ndërrojnë
Shtatoret nxjerrrin bërrylat njëra- tjetrës
Zellet e politikave të radhës përfaqësojnë
Dhe njerëzit qajnë, qeshin gjoja prej festës.
 
Tiranë e dashur, populli yt të kërkon
Brumin tënd mos lejo ta përqisin (1)
Orekset e grykësave me korrupsion.
Zgjidhi vetë ata që do të të qeverisin.
 
Ngreje zërin: Mos lejo deputetë partiakë,
Por deputetë, rracë e vërtetë shqiptare
Me ndërgjegje e përgjegjshmëri të lartë
Larg demagogjive, premtimeve gënjeshtare.
 
Tiranë! Të dëshirojmë përherë krenare!
Tirana! Qendër Universi të shqipërojë!
Dallgë të vështira, vite, shekuj ke parë
Urojmë, shtetit ligjor nisjen të ligjërojë.
 
(1).-Shpërdorim.

31.12.2017                Fahri Dahri

Shperndaje ne
Updated: 7 Janar, 2018 — 19:21

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.