Letërsi Kombëtare: Çamëri, Dashuria ime

Dheu i atdheut  po  bëhet  më i shtrenjtë
më  i  vështirë  për  t´ u  rikthyer  sërish
përulja as poshtrimi si shkon vendit tim
as heshtja e qetë  në  pjesët  e pushtuara
 
Atdhe, në çdo varg të  kam  gjakun  tim
të kam  vuajtje  e  dhimbje  të  përjetuar
nuk të lë në halle  dhe  pa mundësinë të
bësh dorën grusht. Jam poeti dhe biri yt
 
O fat i Shqipërisë, i Kosovës, Çamërisë
më pëlqen të kthehem në tokat e mia të
lashta, dhe në pjesët më brenda kohëve
e dua  verën e  Aleksandrit  e  të  Pirros,
 
dhe dehjen e tyre në këngët  me  Lyrë  e
Plis. Në secilën poezi të krijuar nga unë
i këndoj atdheut  tim  të  domosdoshëm
luftave me emër  e  mbiemra  heronjësh!…
 
O ti që me dashje e  vret  këngën  tënde
për favore parash e për pisllëqe  të tjera
të pushtuar e kemi  gjysmën  e  atdheut
me të ngrënat tua  ju po e mbytni lirinë!…
 
Atdhe, e marr me  mend  çka  dëshiron,
në çdo varg timin  unë  ty  të  këndoj, e
përkrahi luftën e çamëve për Çamërinë 
deri në çlirimin e çdo  pëllëmbe  të  saj!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2018 

Shperndaje ne
Updated: 14 Janar, 2018 — 04:16

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.