Letërsi Shqiptare: POSHTËRUESIT

Nënë Shqipëri! Nënë  Kosovë, Nënë
Çamëri dhe Iliridë!Nënë e Mollës së
Kuqe! Nënë e Ulqinit dhe Preshevës
Mëse ta përmirsojë  unë  vargun tim
kur dy Qeveritë Shqiptare të atdheut
poshtërojnë popullin, familjet e tyre
dhe  s´dinë  çka  të  bëjnë  me  lirinë
shesin  varre  dhe  blejnë  varre, dhe
mohojnë prejardhjen Iliro – Pellazge!…
Atdheu im  i  dashur, Shqipëria jonë
deri në një çast tjetër s´jam më  poet,
kam ikur nga punishtja ku unë krijoj 
ftesë kam në një azil të vëllëzërve të
mi, ata të gjithë janë  të  parregulltë;
hajna, vrasës, pengmarrës  borxhesh,
konsumues të narkotikë të ndryshëm
mashtrues nga më ordinerë, prostitut,
e prostituta, dehës me raki e pa birrë
Jam në një atdhe  krejt  ndryshe! Në
një strehimore të të  mërguarve  tanë,  
e  që  emrin  e  ka Shqipëri, Kosovë, –
Iliridë, Preshevë,  Ulqin  e  Bujanoc!
Atdheu zakonisht  lind  nga  të rënët
jo nga hajdutët e vrasësit me pagesë!…

 

Qeveritë e korruptuara  të atdheut tonë
krijuan  armatën  e   tyre   të   hajnave
armatën e njerëzve  të  paligjshëm e të
varfër, armatën e korrupsionit e krimit
armatën e hashashit  dhe  të  kanabisit
vrasësin ordiner të dinjitetit të popullit!
Shqipëria  mërgimin  e  ka hemorraxhi 
këtë  hemorraxhi  e  ka  edhe  Kosova,
këtë  hemorraxhi e ka Ilirida  e Ulqini,
këtë hemorraxhi e  ka  kudo  shqiptari!…
Me mërgime  atdheu po na zvogëlohet
Ju shkrues  dhe përshkrues të historisë
Në fletoret tua  për  trimat  që  luftuan
Plot emra të rënësh  i  keni  të  harruar
Por historiani popull nuk  di  të harron
Ai i njeh të rënët për liri  dhe i  kujton!…
Atdheu  im  i  dashur, zgjohu , zgjohu!
Ku i ke bijtë  e  tu  që  ty  të  dalin  zot
krimi po t´i vjelë më  pjelloret e tokës
ai po i poshtëron vajzat  dhe  gratë tua
për një vend  pune, dhe  për  para  koti
Shpirti i popullit  është  shpirt  i  gjerë;
por për poshtërim e pushtim  ai  s´falë,
në një çast të caktuar  ai  do  shpërthej
me forcën më  gjigante  të  ndryshimit
do ngrihet ndaj bijve që e poshtërojnë!..

Rrustem Geci – Romë, 2017 /
Dortmund, 2018

Shperndaje ne
Updated: 21 Janar, 2018 — 17:25

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. ËËËH,POSHTËRUESIT;HËËË,GOZHDERUESIT;AAAH,DUKE POSHTRUAR,GOZHDUAR,KYQ,KRYQ;OH,
    JU,HANI MISHIN TIM;KU,PINI GJAKUN TIM;AH,VRANI HIRSHIN TRIM,OR,NGRINI PRAGUN
    TRIM;OUUUH,FALI ZOT,NDALI OR,MOT;NUK DIJNË,AS NUK PO NDIJNË;Ç’JANË DUKE BERË,
    NGRERË;HEEEJ,PREHUNI,DEHUNI,ME GJAK VENË,MË PRAG NËNË;MISH TIMIN,HISH TRIMIN,
    SHPETIMTARIN,SHPËRBLIMTARIN,KRIJIMATRIN;OUUU,MBARË SHQIPTARIN;NGA HY KRISHTI,
    NA RIGRITI,NA LILINDI,KRYKRISHTI;QË PËR IDEALË,JO,VETËM PËRSONALË,POR,OUUUH,
    ME 21 ANTARË FAMILJE,58 BASHKËÇLIRIMATRË,DUKE RIGUFUAR,TRIUMFUAR,LARTË,LARTË,
    ZJARRTË OU,MË ZJARRTË;PORSI KANDILJE OH,MU KRYE NTË ALTARIT MBARË SHQIPTARIT LIRISË,PAVARËSISË,DEMOKRACISË,MË TË MBARË,MË TË PARË,TË MBARË NJERËZISË,OUUU,
    MBARË SHKRIPKA VRRISË;ORE HEEEJ MBARË SHQIPTARISË;PORSE,OR SE;NGA LUTJA ZOTI,
    NA ZBUTJA MOTI,SQOTI;NGA NDARJA,VRARJA,PËRÇARJA;TË SHTATA,RRASHTA,ASHTA;OH,MË
    KATASTROFALË,BATAKRRAKALË;TANIBALLË,KANIABALË;SI VULLKAN,KULLGJAN,DUKE GODI-
    TUR,TRONDITUR;OH,TERË KËTE BALLKAN,KALLKAN;OU,TIM E FLAKË,KRIME SHLAKË;OH MOJ
    SHTRIGA MË LIGA PLAKË;AH,DUKE RIPËRSERITUR,RITËRSENGRITUR;TERËNJËVLERË,OUUUH,
    PËRNJËHERË;TRI GJENERATA,PRIR KRENE SHTATA;PËR RINGRITJE,RILINDJE;OUUU,HURRA-
    GANI,BURRAGJANI;QE RIKTHIMI,RIZGJIMI;PREJ PËRJETËSISË,OOOH,VËRTETSISË;ORE-OH,
    PËR RIGJALLËRIMIN,RIBASHKIMIN,RIATDHESIMIN,RIAMSHIMIN,EDHE DIASPORA,PRIA DORA
    QË GJEGJI SI PËRJETË MOT,EDHE SOT,I TERË ATDHEU;GJERGJI-KASTRIOT-SKËNDËRBEU;
    BASHKA,DASHKA,KRY UÇK.HYREGJENDARIN OUUU,MË ADEM KRYLEGEJNDARIN;AHIII,QE NA
    GJEGJKA ORE NË TANDEMA;PLOT O PLOT;GJERGJA MË ADEMA;OOOH,GJERGJA MË ADEMA!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,WANAQUE,22 JANAR 2018 02:42.USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.