Historia dhe e ardhmja e jonë

““Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurdë, lazë, çerkezë, gjeorgjianë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”, transmeton SYRI.net fjalët që i tha lideri turk Erdogan në qytetin turk, Bursa.” Dhe këto fjalë u ndryshuan dhe na dolën titujt që turqit dhe shqiptarët janë 80 milion . Pse ndodhi kjo ? shpirti i robëruar me shekuj , shpirti i shitur me shekuj dhe mendja e humbur nga mosdija e të vërtetës shqiptare.
Shqiptarët ,ata që jemi nuk po e dimë që njohja e të kaluarës e përcakton të ardhmen tonë. Historia dhe studimi i saj nuk janë thjesht diçka për të kaluar kohën, por kanë një rëndësi politike të jashtëzakonshme. Platoni thoshte se “ata që shkruajnë historinë, sundojnë shoqërinë”. A nuk thoshte George Orwell se “Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen dhe kush kontrollon të sotmen, kontrollon të kaluarën”.
Duke u ndodhur gjeografikisht e shpirtërisht midis Lindjes e Perëndimit, kemi pasur ndikime të dyfishta, sa nga njëra anë, aq edhe nga tjetra. Por gjatë shekujve, në karakterin tonë kanë gjetur vend edhe tepri përtacie e plogështie, që na kanë penguar të ndjehemi perëndimorë.
Pa kujtesë , individi humb identitetin e vet dhe nuk di si të veprojë në marrëdhënie me të tjerët. Kujtesa kolektive bën të njëjtën gjë. Padituria në zhvillimet historike, politike dhe shoqërore të kombit na çon në gabime dhe faje. Kërkohet udhëzues i nevojshëm për veprim, veçanërisht në raport me fqinjët.
Më shumë se me vajtjet në xhami e në kishë, besimin në Zot shqiptari e shfaq përmes ndershmërisë në marrëdhëniet me njerëzit, në punë e në jetë. Qytetaria demokratike dhe pjesëmarrja aktive në përcaktimin e politikave publike kërkon qytetarë që ndajnë kujtesë të përbashkët historike të organizuar në njohje historike. ( Kopi Kyçyku )
“Megjithëse të rrahur egërsisht nga rrebeshet ç’kombëtarizuese të kohërave, ia kemi dalë mbanë të mos e humbasim identitetin dhe karakterin kombëtar , sepse shqiptaria është identiteti ynë kombëtar, është bashkësia e vlerave që na veçon nga popujt e tjerë. Ne e dimë se Historia jonë dhe njohja e saj do të ndihmonte ne qartësimin e pozicionit gjeopolitik dhe ekonomik të kombit tone”. ( Nikolle Loka )

Ne kishim besim në njerëzit, por gjithçka e verifikonim në dritën e fakteve, jo të fjalëve , këtë na e ka mësuar dhe diktuar përvoja shumëshekullore. Ne ishim më të gatshëm të mbrohemi, se sa të dorëzohemi para ligësisë.
Po , sot ? Sot ku jemi ?
Shqipëria heshtë, nuk bëzan! Që nga koha e Ismail Qemalit, neve nuk patëm njerëz të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën, e pastaj deri te mbreti Zog, sa qeveri i ndërruan, pastaj mbreti, pastaj fashizmi, pastaj Enveri që me çdo kusht donte të hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij, donte ta rrënojë “ imperializmin” dhe “revizionizmin “ në botë .
Pastaj ……….asnjë nga këta, asnjë për komb. Le ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kanë marrëtë ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar..
Sa e dimë që Austria jo vetëm që e njohu Europën me shqiptarët, por e bëri Shqipërinë shtet, se mos ishte ajo, sot ishim as nuk ishim këtu ku jemi.!
Sa e dimë që SHBA jo vetëm që e njohu Europën me Kosovën ,po e bëri Kosovën shtet , se mos të ishte Amerika , sot sot ishim zoti e di se ku , por me siguri jo aty ku jemi .
Qytetaria demokratike dhe pjesëmarrja aktive në përcaktimin e politikave publike kërkon qytetarë që ndajnë kujtesë të përbashkët historike të organizuar në njohje historike.

Fahri Xharra, 23.01.18
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 23 Janar, 2018 — 13:12

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.