Terrorizmi qendrën e ka në Moskë-Athinë-Beograd

IsufBajramiShkruan: Isuf B. Bajrami

 

Siç dihet, terrorizmi si terminologji që përdoret kohët e fundit pa ndërpre nëpër referatet dhe shprehjet e shumë politikanëve e edhe të liderëve fetarë si ai Pavle, etj, ka marrë një përhapje të gjerë në botë, është kthyer në një fenomen shqetësues.

 

Ai shfaqet nëpërmjet formave, rrugëve e metodave të ndryshme. Në mjaftë vende kryhen puçe ushtarake nëpërmjet veprimeve terroriste të organizuara nga kreu i ish shteteve të lindjes. Ndërkohë ka kontrabandë kolosale, ka vjedhje të organizuara në shkallë ndërkombëtare, ka zhvillim të korrupsionit politik, imoral e fizik,etj. Terrorizmi shfaqet gjithashtu në grabitjen e aeroplanëve, sulme banditësh kundër individëve e grupe individësh në rrëmbime njerëzish, në vendosjen e bombave e deri në format më të ashpra të terrorizmit shtetëror e ndërkombëtar.

 

Në planin ndërkombëtar terrorizmi ka një rritje sidomos në disa vende. Në Francë “Aksioni direkt”, Belgjikë, në Spanjë vetëm në një atentat të kryer në një restorant pranë Madridit gjejnë vdekjen mbi 210 viktima. Veprimtari të njëjtë kryejnë edhe organizatat e njohura terroriste “Brigada e Kuqe” në Itali, “Ushtria e Kuqe” në Gjermani, “17 Nëntori” në Greqi, “Rruga e Ndritur” në Peru, “Ujqit e Murrmë” në Turqi, etj, të gjitha rrjedhin nga një Moçal që kundërmon me qendër në Rusi.

 

Grupi terrorist “17 nëntori” në Greqi, i njohur për vrasje e gjakderdhje, ka kryer disa dhjetëra vrasje ndaj personalitetesh ku në kohën e fundit ishte edhe atentati ndaj Atasheut Ushtarak të Britanisë së Madhe, vrasja e atasheut ishte si shenjë revolte ndaj Anglezëve dhe trupave të KFORI-it të cilët e ndihmojnë popullatën e pambrojtur në Kosovë, ndaj gjakatarëve të Milloshoviqit. Rast më i njëjtë është edhe hedhja në erë e dy makinave të misionit turk në lagjet “Pangrati” dhe “Zografu” ,në lindje të kryeqytetit ,pasuar nga një automjet i përfaqësisë italiane, në lagjen “Galaxi” , në veri, më pas edhe një makinë diplomatike e Filipineve në Ambelokipi. Për këto lloj atentatesh ,të shpeshta në Greqi,akuzohen nga policia grupe anarkiste ose të ekstremit të majtë.

 

Grupi terrorist “Rruga e Ndritur” nëpërmjet veprimtarisë së tij të fundit, ka shkaktuar vdekjen e mbi 15 mijë viktimave. Vetëm më 27 qershor të vitit 1989 në atentatin e zhvilluar në qytetin Amba të Perusë, terroristët e këtij grupi vranë 254 vet. Organizatë e tillë është edhe “Karta 77” në Çekosllovaki.

 

Po tu referohemi titujve të cilët i përdorin organizatat terroriste do të shohim se ato kanë shumë epitete të cilat të çojnë në një, si : “Brigada e Kuqe”, “Ushtria revolucionare proletare”, “Ushtria e Kuqe”, “Rruga e ndritur”, “Ujqit e Murrmë”, “17- Nëntori” , etj, pra këneta ku fërgohen dhe zihen të gjitha këto janë në Moskvë me degëzimet e saje reaksionare nëpër botë.

 

Parmata_serbeër terrorizmin po flitet e shkruhet shumë. Propaganda sllave, nëpërmjet pamjeve televizive, përpiqet të frikësojë njerëzit dhe t’u krijojë atyre ankthe e pa siguri, duke e paraqitur atë të “përbindshme”. Të shumta janë vlerësimet që bëhen, qoftë për interpretimin e terrorizmit, qoftë për shkaqet që nxisin këtë dukuri politike e shoqërore, qoftë për rrugët e parandalimit, apo të kufizimit të akteve terroriste e anarkiste.

 

Shkaqet e vërteta të përhapjes së terrorizmit nuk qëndrojnë as në lajthitjet e njerëzve të veçantë, as në motivet impulsive që gjoja i shtytkan ata për të kryer akte të tilla, si rekomandojnë kalemxhinjtë e Beogradit. Ato janë në sistemin ekonomik, politik e shoqëror të vendeve të Bllokut të Lindjes. Si fenomen shoqëror, terrorizmi është pjellë e krizës dhe e degjenerimit të shoqërisë, e dekadencës dhe e shthurjes Morale të një numri gjithnjë e më të madh njerëzish që jetojnë në mjerim e dëshpërim.

 

Masakra_e_DubravesFaktet tregojnë se akoma më të egra janë aktet e terrorizmit në planin ndërkombëtarë, si pasojë e politikës agresive, ekspansioniste e hegjemoniste, e shtimit të garës në armatim, e nxitjes së racizmit, sionizmit dhe regjimit monist. Vlen të përmendet terrorizmi shtetëror në Jugosllavi i udhëhequr nga Millosheviqi, ku në të kishte gisht edhe Kisha Ortodokse serbe.

Propaganda shtetërore serbe dhe ajo e kishës shpeshherë drejtohet kundër njëra tjetrës dhe në të gjitha rastet ka një qëllim: të hidhet perde tymi dhe të gënjehet opinioni publik, të mbulohen aktet agresive që ato kryejnë në terren ndaj boshnjakëve, shqiptarëve, etj, të përligjet terrorizmi shtetëror si një politikë zyrtare.

Populli ynë, sikurse dihet, e dënon terrorizmin në çdo formë që paraqitet ai, qoftë individual, i organizuar, apo i karakterit politik, pavarësisht nga ngjyrat që ai mban dhe motivet nga niset.

Nisur nga dëshira e sinqertë për të kontribuar në luftën kundër terrorizmit dhe të ndërgjegjshëm për rreziqet eventuale që paraqet terrorizmi, unë mendoj se duhet të jemi vazhdimisht vigjilent, kundër terrorizmit shtetëror sllavo-ortodoks që ushtrohet mbi popullin tonë dhe duhet të përpjekkemi për nxjerrjen e rrënjëve të atij terrori nga trojet tona.

Shperndaje ne

The Author

Isuf Bajrami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.