NJOFTIM: BOTIM I RI VËSHTRIM PËR KRIJIMTARINË LETRARE TË SHABAN ABAZIT

NJOFTIM: BOTIM I RI
VËSHTRIM PËR KRIJIMTARINË LETRARE TË SHABAN ABAZIT

Shkruan: Rrahman Hyseni

Në fëmijëri i dalluar, më vonë mësues i dashur, humanitar, zemërbujar, veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar e poet, komandant në luftë, kontribues i paqes, këngëtar dhe instrumentalist i këngës shqipe, autor i 10 librave, mjeshtër i madh i çiftelisë, i lindur dhe i rritur në Svircë të Medvegjës. Pasi aty kushtet ishin të vështira edhe për shkollim, migroi në Prishtinë, e ky është z.Shaban Abazi, nga Svirca e Medvegjës, profesor i gjuhës shqipe, i cili punon e jeton në Kazakistan. Preokupimet e poetit janë qëndresa, stoicizmi dhe atdhedashuria e cila i fle në palcë të Shaban Abazit. Brengë e profesor Shabanit janë edhe plagët e pashëruara të luftës së fundit bashkë me vërragët që ajo la pas.Shkrimtari trajton edhe plagën shekullore, siluetën e cila e përcjell me shekuj kombin tonë, qëndiset nëpër histori si e pamëshirë ndaj nesh e kjo plagë është kurbeti të cilat krijuesi i shtjellon me një mjeshtëri të mprehtë artistike.
Autori gjithashtu trajton edhe tema të ndryshme sociale të cilat e preokupojnë edhe realitetin aktual Pena e z. Abazi ndërton mjeshtërisht fortesën enigmatike të shprehjes së fjalës artistike.
Disa prej poezive të z. Abazit shembëllejnë si fragmente ditari, të shkruara me vargje dhe mendime të skalitura bukur, që lënë impresione të forta te lexuesit. E veçanta e poezive të vëllimeve nga ky autor është gjuha dhe stili, përdorimi i figurave të ndryshme letrare, siç janë: epitetet, metaforat, krahasimet dhe metri e rimimi i vargjeve. Pra, vargu, fjala, fryma dhe të shprehurit poetik janë veçoritë kryesore që veprës ia shtojnë vlerën.Ne përmes këtyre vargjeve, do të mund të futemi brenda botës krijuese, duke e deshifruar si botën poetike, ashtu edhe atë njerëzore.
Nga veprat e autorit Shaban Abazi dhe nga vetë titujt, kuptojmë ‘Mall mërgimtarit’, ku kjo është një dhimbje, e pëcjellur me shumë mall. Poezitë e tij i shquan mendimi, ritmi dhe rima, elemente të mjaftueshme që ua shtojnë vlerën artistike. ’Harabeli i uritur’ një uri jona, jo vetëm te harabeli që nga kohërat që u lind dhe u rrit.
Edhe libri’Bilbil mos hesht’, jep një mesazh të qartë.Ai të bën ta lexosh dhe ta rilexosh dhe të merr në gjirin e tij me vargjet e skalitura për mrekulli.
Në vëllimin ‘200 anekdotat e Nasradin Hoxhës”, po ashtu në librin me titull ‘Molla e kuqe”, hasim shkrime interesante, me një vlerë të madhe letare. Autori shkruan edhe në vëllimin me titull ’Meselet e Hasanovitëve’, të cilat dhe sot fliten e përcillen me një dashamirësi të madhe. Ishin mesele e humore për kohën të paharruara.
Edhe në librin ‘Pikë e pesë”, vetë titulli i librit të jep të kuptosh se jemi të ndarë nga familja, shoqëria, vendlindja, thjesht, nga shumë gjëra që I duam dhe nuk mund t’i kemi afër.
Te libri ‘Nëna e Madhe-Monografi’,do të ndalem më gjatë, pasi ky libër më shtyu ta lexoj jo më pak se tri herë dhe pikërisht pse libri flet për një nënë, që flet … Nënë HAVËN, autori e quan nëna e madhe, e cila ishte një nënë më shumë se burrë e më shumë se grua, më e mençur, e pashoqe, një malësore mbretëreshë, ku u mbijetoi vujatjeve, skamjes, e cila që nga fëmijëria shquhej si një vajzë e guximshme, e interesuar të dijë për të gjitha sferat e jetës dhe këtij libri, mendojmë se autori do të ishte mirë t’i kthehet edhe njëherë me pak plotësime, pasi përmban një histori të një gruaje, që mund ta lexosh mbi pesë herë dhe të mos ndalesh së lexuari. Pikërisht për këtë edhe unë u ndala te ky libër që flet për një nënë, që dha shumë nga vetja me një zemër të madhe humane, e gurtë dhe e çeliktë përballë sfidave, në të cilat ajo jetoi që nga fëmijëria.
Librin e nëntë, ‘Tregime për fëmijë’,autori me dashuri ua shkruan edhe me te dashurve tanë, fëmijëve . Në këtë libër poeti Abazi shquhet për poezi të bukura, me mesazhe të qarta që na përcjellin përmes mendimesh të mbështjella dhe që i përmbledh me pak fjalë, gjë që edhe ia arrin kësaj pune me sukses.
Këto ditë Shabani nxorri edhe librin e vlerave të UÇPMB-së ‘E vërteta e një lufte-UÇPMB’. Ky është vëllimi i dhjetë nga z. Shaban Abazi. Në këtë mënyrë, njeriu me anën e së vërtetës shtron dhe zgjidh probleme të cilat i dalin në jetë gjatë historisë dhe përpiqet t’i shohë këto probleme në poliedricitetin e tyre, të depërtojë në thellësinë e tyre, t’i ndriçojë nga të gjitha ato anë që paraqesin interes. Pra tematika e autorit Abazi është e gjerë dhe e larmishme. Ajo përfshin: atdheun, vendlindjen, lirinë, dinjitetin trimërinë, besën, punën dhe qëndrimin ndaj saj, disiplinën në punë, kursimin, miqësinë dhe bashkimin, bujarinë, mirësinë, mirënjohjen, drejtësinë, ndershmërinë, të vërtetën, sinqeritetin, aftësinë dhe mençurinë, maturinë, masën, kujdesin, mirëbesimin, fjalën dhe veprën, aftësimin mendor dhe pajisjen me njohuri, urtësinë, fjalën e ëmbël, thjeshtësinë, diturinë, përvojën, edukatën, traditën, sjelljen dhe veprimet, jetën e optimizmin, njeriun, mjedisin dhe individin, kolektivin, rininë dhe pleqërinë, zhvillimin, familjen, farefisin, fqinjësinë, mënyrën e jetesës, mjetet materiale, njeriun, mjeshtëritë, motin, gjendjet, marrëdhëniet klasore, shtetin, politikën, fenë, klerin, psikologjinë, etj. Dhe, këto vërtet poeti Shaban Abazi , ia doli me sukses t’i shfaqë dhe t’i shkruajë në librat e tij .
Në fund nuk na mbetet tjetër, përveç që poetit z.Shaban Abazit t’ I dëshirojmë shëndet dhe shumë libra tjerë!

Prishtinë,1 shkurt 2017.

Shperndaje ne
Updated: 1 Shkurt, 2018 — 21:20

The Author

Rrahman Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.