Ju këndoi politikaneve tanë

U këndoj politikanëve tanë

Nami na ka dalë
si popull trim e me vlera.
Por udhëhiqemi nga njerëz
të lindur në ferra.

Me këtë pari kemi bërë
shumë përparime
Jemi zhvilluar
në shumë drejtime!..

Në ekonomi
jemi bërë të hatashëm,
Per Evropën
jemi bërë të pakapshëm!

Aq e madhe është zilia
që kanë për ne,
Sa kur na lusin
bëjnë be e rrufe!?…

E gjithë kjo
arritje e begatë,
U dedikohet
polikaneve të pa-fatë!?

Të shkretët ata vuajnë
që në përzgjedhje,
Kush më i miri
është në vjedhje!?..

Për t’u zgjedhur
shumë para nevojiten,
Sapo zgjidhen
këto të ardhura rriten.

Në asnjë rast elita jonë
nuk duhet të vuaj,
I takon vetëm popullit
të paguaj.

Thonë se ka korrupsion
të trashiguar,
Por qenka shume vështirë
për ta luftuar!?….

Dalin në mitingje
çirren e pëllasin,
Thonë se kush vjedh
në burg do e plasim.

Nga ana tjetër
bëjne si dinë vetë,
Këtë tendër
e dua me te vertete.

S’kemi ligje
për fenomenin e shëmtuar,
Kushtetuta jone
është një arkiv i çmuar.

Eshtë më e mira
që ka parë historia e shkruar,
S’ka shtet
që ato ligje të mos ketë shtuar.

Ne jemi shumë bujarë
në përgjithesi,
Boll të jetë e huaj
e zbatojmë me shpejtësi.

S’ka rendësi se tjerët
mund ta kenë pësuar,
Ne pa e provuar
nuk e quajmë të dështuar…..

Ndjekim me përpikmëri
këshillat e miqve tanë,
Shiptarët duhet t’i zbatojnë
se për ta kavje janë!….

Pronën e përbashkët
që nga monizmi trashëguam,
Kur erdhi demokracia
si armik e trajtuam.

Atë që me mund bënë
baballarët tanë,
Pasi e zhvelerësuan
u sullen ta hanë.

Ata që dikur
ishin me të drejt pronarë,
Sot kërkojnë pronën e tyre
me barkun e tharë.

Ku ka mbetur gjë
për këta të shkretë,
Shtetarët tani janë bërë
pronarë të vetë.

Lëri pastaj
kur flasin për kompesime,
Sikur këto prona
të jenë fruta-perime!.

Kaq në terezi
dukemi në pamje të parë,
Sa bëjmë politikë
dhe për vëllezerit Kosovarë.

Na quajnë më të drejtë
shtetin Amë,
Por harrojnë
që ne s’kemi bukë të hamë.

Me këta servila të hasmit
që na drejtojnë,
Çështjen kombëtare
më shumë e ngaterrojmë!.

Nuk mjafton
që vetëm vjedhin e shkaterrojnë,
Por duan të na shesin
edhe kombin tonë.

Eshtë shumë e dhimbshme
por duhet pranuar.
Çdo qeveri votohet
nga populli i merituar.

Vetë i dëgjojmë
kur bëjnë premtime,
Kur marrin votën
na japin veç thërrime,….

Kur prezantohen
si kandidatë mendjendritur,
Asnjeri si shikon
se si deri këtu kanë arritur.

Eshte vështire
për ta besuar,
Por 99% e tyre janë fshatarë
të moderuar!…

Intelektualin e vërtetë
E kane vënë të ruaj qetë!

Të drejtosh sot
këtë shtet të shkatërruar,
Nuk ka nevojë
për njerëz të zgjuar.

Shyqyr që kemi
politikanët tanë të çmuar
Mendojnë ditë e natë
si e si për t’ na shkatërruar

Shperndaje ne
Updated: 8 Dhjetor, 2020 — 10:55

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.