GJUHA ILIRISHTE -SHQIPE I KA GJURMËT E VETA NGA AZIA E VOGËL DERI NË BRITANI

E përgatitur nga Fahri Xharra

GJUHA ILIRISHTE / SHQIPE, I KA GJURMËT E VETA NGA AZIA E VOGËL DERI NË BRITANI.
EMRA TIPIKË ILIRË, JANË ZBULUAR NGA ILIROLOGËT, NË NJË HAPËSIRË TË PAANË, POTHUAJSE NË TË GJITHË BOTËN KLASIKE: NË AZINË E VOGËL, NË GADISHULLIN E BALLKANIT, GATI NË TË GJITHË ITALINË, NË RAJONET ALPINE (RAETIA, NORICUM), NË PELLGUN E DANUBIT (PANONIA) MADJE EDHE NË POLONINË PERËNDIMORE, ZVICËR, GJERMANI, FRANCË, SPANJË, DHE ISHUJT BRITANIKË.
. . . POR KËTO NUK JANË “PROVA” TË MJAFTUESHME

(Duhet pa tjeter qe libri “ THE TONGUES OF ITALY PREHISTORY AND HISTORY ( Ernst Tulgram HARVARD UNIVERSITY PRESS Cambridge, Massachusetts 1958 ) te jetë në bibliotekat shqiptare , në mos i përkthyer , së paku edhe në anglisht ( ne original) )

Nëse e përmbledhim tani diskutimin paraprirës, duhet, edhe pse me keqardhje, që të pranojmë se të gjitha përpjekjet për të vërtetuar një proto-vendlindje dhe një proto-popull për gjuhën Proto-Indo-Europiane në një pikë prehistorike zero, kanë dështuar për shkak të mungesës së provave, një boshllëk të cilin konjukturat e papërshtatshme dhe jo të shëndosha të paleontologjisë gjuhësore, në mënyrë të arsyeshme, nuk mund të pritet që ta mbushin. . .
Të ashtuquajturit emra tipikë ilirë, janë zbuluar nga Ilirologët e flaktë, në një hapësirë të paanë, pothuajse në të gjithë botën klasike: në Azinë e Vogël, në gadishullin e Ballkanit, gati në të gjithë Italinë, në rajonet alpine (Raetia, Noricum), në pellgun e Danubit (Panonia) madje edhe në Poloninë perëndimore, Zvicër, Gjermani, Francë, Spanjë, dhe Ishujt Britanikë. Nuk është e çuditshme që ky “siklet për të përzgjedhur” (embarras de richesses) ka ngjallur skepticizëm, si të një natyre të veçantë edhe të një natyre të përgjithshme.
Në mënyrë të veçantë, është vënë në dukje nga disa dijetarë se tiparet e shumta gjuhësore të formimit të ngjashëm të emrit në rrënjë dhe në prapashtesë, mund të jenë jo për shkak të “Ilirshtes”, por falë një substrati të përbashkët të madh, për të cilin emërtimi “Ilirishte”, për shkak të konotacionit të vet historik, është i papërshtatshëm, por në vend të së cilit, mund të paraqiten dialekti mesdhetar apo ndonjë grup tjetër dialektesh që kanë lidhje. Në përgjithësi, është propozuar bindshëm se emrat krahinorë pavarësisht ndonjë pamje mashtruese të njëtrajtshme, mund t’i përkasin më shumë se një familje gjuhësore, prandaj nuk janë dëshmi e sigurt e shtrirjes etnike.
Nëse gjuha moderne shqipe është faza e fundit e zhvillimit të kësaj gjuhe të lashtë ilire dhe në qoftë se edhe gjuha mesape e lashtë, është të paktën pjesërisht Ilirishte, është vërtetë e çuditshme se si nuk vendoset lidhja ndërmjet gjuhës mesape dhe gjuhës shqipe.

( e huazuar nga

Thënje per Shqiptarët….

https://archive.org/stream/in.ernet.dli.2015.178415/2015.178415.The-Tongues-Of-History-Prehistory-And-History_djvu.txt

ERNST PULGRAM, gjuhetar Austriak, 1915-2005, Professor University of Michigan _

R gatshme për shtyp nga Fahri Xharra

Shperndaje ne
Updated: 3 Shkurt, 2018 — 01:26

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.