Gjergji Kastrioti, ushtarët e tij Arbër, vrisnin pikërisht ata që vet e kërkonin vdekjen.

Për dallim nga disa, unë kam këtë mendim dhe me këmbngulje them: kjo është e vërteta.
“Pikpyetjet e shumta” që shtrohen në tryezat pafund jo vetëm nga disa pseudo historian të turqizuar dhe servilve të tyre të ashtuquajtur hoxhallar…!
Gjergj Kastrioti, në ishte fetar apo jo?
Po, ishte fetar.

Arsyet janë të shumta dhe lehtesisht të kuptushme!
-Në Ballkan dhe në veqanti në tokat shqiptare, përhapja e fes muslimane ishte shumë e pakët, ishte në hapat e parë të përhapjes së saj.
Ajo po përhapej përmes një ushtrie pushtuese, e cila përpiqej të skllavëronte popuj dhe përvetsonte toka të tjerëve, ti fuste nën sundimin otoman, duke përdorur forma dhe mënyrat më q’njerëzore,vriste,digjte dhe shkatronte gjithçka që i dilte përpara. Pas gjithë kësaj q’mendurie q’frenuese afronte “zgjidheje”preteksti i saj ishte të “pa fetë” (siq i quanin pushtuesit turk) ti bëjn të besojnë, në fenë e tyre,i detyronin të konvertoheshin në musliman!

-Nga gjithë ato spekullime,gënjeshtra,fallsifikime me qëllim përfitimi nga e kaluara e artë e popullit shqiptar, mbi luftën e ushtrisë së Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit kundër ushtrisë pushtuese otomane.

-Gjergj Kastrioti, edhe pse i përkiste besimit të krishter,ai edhe mbi të veri interesin e vëndit, që në atë kohë përveq shqiptarëve-Arbër largpamës dhe mendje ndritur,tek popujt tjere nuk e gjenë,nuk e bënin një gjë të tillë,përkundrazi ishin shumë fanatik në besimin e tyre dhe identifikoheshin nëpërmes saj-fes! –Pra të tjerët nuk kishin kulturën e të bërit SHTETE.
Gjergjin dhe trimat e tij (të parët tanë) nuk i gjen në as një vend ta ken fshehur përkatësin e tyre fetare.
Udhëheqja e saj në krye me kryetrimin Gjergj Kastriotin, identifikoheshin si Arbër-SHQIPTAR per këtë ka pafundësisht dëshmi dhe argumente prandaj edhe behej lufta, për të mbrojtur nderin dhe kulturën e trashiguar nga të parët.
Gjergj Kastriotin,më shumë,shumë here më shumë, pafundësisht më shumë, ishte njeri kombëtar, me përmasa të pa zavendësueshme, në shtrirje edhe jashtë kufijve shqipfolës.

-Ushtria osmane ishte e përbër me kombësi dhe po ashtu edhe me fe nga më të ndryshmet, kishte ortodoks,musliman (në shumic) dhe po ashtu kishte edhe njerëz të mirë paguar nga sulltani edhe nga komuniteti katolik,ndryshe nuk do të quhej perandori sikur t’mos ekzistonte gjithë kjo përfshirje. Në të ishin të rreshtuar-përfshirë edhe shqiptar, të pakët por servil të sulltanit, jo përshkak bindjës fetare, por lakmisë.
Sigurishtë osmanishtja-turqishtja e vjetër ishte gjuha komunikuese në mes tyre,arsyeja e vetme që i bashkonte këta kriminel, ishte se sulltani po i paguante mirë, për kapjën apo likuidimin e njerëzve të Gjergj Kastriotit dhe te vet atij, strategët të tij -zingjirin komandues,që ishte në krye të ushtrisë shqipëtare-Arbër.

Pra si mund të gjykojmë dhe të përafrohemi më të turqizuarit dhe të themi! -Se Gjergji paska vrare vetem musliman!!!!
Gjergji Kastrioti, ushtarët e tij Arbër, vrisnin pikërisht ata që vet e kërkonin vdekjen.
Ke shkelur në tokat e Arbërit-shqiptare, i armatosur,i rreshtuar në ushtrinë pushtuese dhe nën hijen e flamurit otoman-turk?Pra, c’far do…? Pushtuesit ti presim me lule?
Aty nuk është pyetur njeri se ç’far përkatësie fetare përfaqsonë, ç’far gjuhë fliste apo nga vinte etj.
Prandaj them, ata vetë kërkonin vdekjen,për këtë edhe vet armiqt e dinin,sepse ishin futur në tokat e shqipeve që sundoheshin nga të parët tanë, Arbër.—(Ky fat do ti përcjell të gjithë ata që akoma,sot e kësaj dite të kenë këtë mentalitet).

-Kryetrimit i ju kishin afruar që të gjitha,pasuri pa fund, jo vetëm atij, por, edhe komandantëve tjere të tij,nga të katër anët e botës, oferta me titull-grada e pasuri marramendëse!
Pa dyshim,Gjergj Kastrioti dhe trimat e tij, zgjodhën vendin e tyre,Shqipërinë vendin e shqiponjave që i kishte lindur e rritur,bërë burra.
Po të donte të ishte ortodoks, Ati i ynë Gjergji, kjo do bëhej me shume lehtësi, sepse perandoria bizantine po bënte përpjekëje të vazhdueshme për tu rigrupuar-ringjallur!
Në anën tjetër sulltani ishte në gjëndje t’ia falte që të gjitha, vetëm të kthehej prap nën komandën e tij!
Vatikani e gradonte me tituj pa fund, i afronte shumçka vetëm të luftonte nën flamurin e tij,por, ai zgjodhi tokat e trasheguara nga të parët e tij,flamurin e Kastriotëve, për të cilin ranë dakord edhe gjithë princat tjerë të tokave të Arbërit në KUVENDIN e madh
-Besëlidhja e Lezhës 02.03.1444-.
Gjergj Kastrioti bënte aleanc me të gjithë ata që nuk rrezikonin sovranitetin,ekzistencen e shtetit Arber.
Gjergj Kastrioti ishte i besimit katolik-krishter,por, në as edhe një moment të jetës së tij nuk lejojë ti bëhej dëm interesave të shtetit Arbër, përkundrazi, ai përdori gjithcka dhe jo vetëm fenë (nga e cila mori shumë) për zhvillimin dhe sigurin e tokave arbënore,që ishin nën sundimin e tij.
Mua me rezulton kjo, veshtire të lindi një trim më i kompletuar se Gjergj Kastrioti.
LUFTARAK, DIPLOMAT i DASHUR DHE I RESPEKTUAR NGA TE GJITHE ,jo vetem nga ne pasardhesit e tij, por nga e mbare bota e qytetruar.
Drite past gjithmonë jeta dhe vepra e të madhit Gjergj Kastrioti dhe trimave të tij.

Islam Idrizi 03.02.2018.

Shperndaje ne
Updated: 4 Shkurt, 2018 — 13:21

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons