Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?

Nëno moj , po na kërcënohen . Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve dhe dhunimeve , Donin t`a ndërronin faqen e dheut tënd , donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve , atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë.

Kosova e jonë halle madhe !

“Kemi armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në nji zë. Vetëm për këtë ndahen, që të gjithë nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris’ së dikujt, ca dëftojnë gjarpërimin e të tjerëve, ca të tjerë emërojnë, me zë të unjtë, trashërin’ e Halldupëve.” Kur dëgjojmë të tilla, neve na vjen nji i pambajtur gas. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqiptarët, jo të tjerë “

Faik Konica na këshillonte ;“E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe – edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore – është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet më të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike… “

Nëno moj ,ç`janë këto vranësina që na kanë msye , janë të tokës sate e mos qofshin !
Nëno moj e di këte : “Në një intervistë të dhënë për RTK, rreth tri javë më parë, Myftiu i Kosovës ka thënë se “ndoshta” do ta organizojë një protestë për ndërtimin e xhamisë në Dardani të Prishtinës.Tërrnava ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të flijohet për këtë xhami. “Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë. Ai që do marrë përgjegjësinë jam unë. Nëse dikush do duhet të flijohet për xhami jam unë. Nëse dikush duhet të sakrifikohet jam unë. Por, nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty”, kishte thënë Tërrnava.”

Nëno moj të birt e shkekullit të ri e kanë rifilluar këngën e tyre :

“S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.”

Nëno moj , unë iu kam besën , ata po i shoh në të gjitha anët , ata po lëvizin, ata po kërkojnë dritë; dritën e ardhmërisë europiane . Po na ishim Europa , nëno moj.

Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë ,atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .

E di moj nëno ,këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë ,në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?

Nëno moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”
Nëno moj iu kam besën birve të ri të kombit që nuk po i duan që për hirë të kalbsinave të vjetra të rikëndojmë këngën e mjerimit “kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis – “

“Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”……E thënë para njëqind viteve nga aristokrati i mendimit shqiptar i madhi Faik Konica
Nëno , të birt e shekullit të ri po vijnë , po iu ndie zhurmën e hapave të ngutshëm !

Fahri Xharra , Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 4 Shkurt, 2018 — 12:44

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU KUR,DO VIJNË BIJTË E SHEKULLIT TË RI;EU BURRË,ZO’PRIJNË TË RINJTË KE
    TEMPULLIT SHQIPËRI;HEEEJ,PO NA THËRRET,PO NA BËRTET;KUMTI MË I LUMTI,OUUU,
    KRYLEGEJNDA,HYREGJENDA,NGA PAVARËSIA,NGA PAVADEKSIA;GJASHTË SHEKULLORE,MË E
    LASHTË,STËRLASHTË;TEMPULLORE,SHËMBULLORE;AHIII,550 VJETORI LUBILARË,TRIUMFI
    SHQIPTARË,SI DHE,DY DECENJE,KRYFLIJIMI,HYKRIJIMI,HYHECVRENJË,TËRRINGJALLËJE,
    PRIRBALLËJE,QË RIGURFIN,RITRIUMFIN;OH,PËRSERI,TËRSENVRI;VULLKAN,KULLGJAN,OUH,
    KRYLEGJENDËN,HYREGJENDËN;DUKE KUMTUAR,TUNDUAR,AHIII,TIME FLAKË,KRIME FALKË,OJ
    TRIME FLAKË;NGA ZJARRI OU,VARRI;NGA TOKA OU KOKA;NGA DHEU ORE,NGA KREU;QE NA
    GJEGJI O,PËRJETË MOT;EDHE SOT;VETË GJERGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU;DASHAKA,BASHKA
    KRY UÇK.HYREGEJNDARIN,OUUU,ME ADEM KRYLEGEJNDARIN;OREEE,QË NA GJEGJKA AAH,MË
    TANDEMA;OREEE,PLOT PËRPLOT;GJERGJA MË ADEMA;OUUU,GJERGJA MË ADEMA!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,WANAQUE,NEW JERCEY,05 SHKURT 2018.USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.