KUSH I MASHTROI KATUNDET DHE QYTETET SHQIPTARE

Shkruan Fahri Xharra

“ Shqiptarët  janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptarë i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk  “- kështu i këshillonte serbët Vuk  Karaxhiqi në kohën e formimit të shtetit serb .
Në librin “ O arnautima “ të Aleksa Gj. Bogosavljeviqit përveq tjerash  ,vazhdohet me përshkrimin tonë të jetës në fise, hakmarrjen sidomos tek shqiptarët ortodoksë të Kosovës dhe Shqipërisë Veriore (vëllezërit tanë, si e thotë autori): Përshkruhet se tek shqiptarët sidomos të fshatrave, kihet shumë kujdes në martesat ndër fisnore që ato mos të ndodhin. Kurse në faqen 20, ceket se shumica e shqiptarëve edhe nëpër katunde e pinë rakinë dhe verën por  nuk dehen, nuk njihen me shprehinë e të dehurve.
Kurse për gjuhën shqipe thotë se është e veçantë dhe nuk ka asnjë lidhshmëri me ndonjë gjuhë të gjallë.
Lexoni , se si e shihnin serbët të vërtetën tonë : “Tek shqiptarët myslimanë bëhet synetia, por nëpër fshatra ndodh që të mbesin pa atë ceremonial edhe nga 3-4vjet në mungesë të hoxhës, por edhe kur t`iu vjen radha, të rinjtë rriten dhe ikin nëpër male për t’u mëshefur se iu vjen marre, dhe kështu mbesin të pa synetuar.” “Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre-katër pleq e kryejnë faljen kurse të rinjtë në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat, në atë kohë luajnë me armë duke treguar aftësitë e tyre. Arma  për shqiptarët është diçka që nuk guxon t`iu mungoj”. Flitet më tej për  besën dhe hakmarrjen.  (“O arnautima” Aleksa Gj. Bogosavljeviç, 1897)
Një gjë që e brengos autorin Bogosavljeviç  është që shqiptarët pa dallim feje e  mbrojnë njëri-tjetrin e posaqërisht ata të fshatit. Sa e madhe për ne ! dhe shkruan :
Arnautu div junaka                             Shqiptar trim i pa mposhtur
Zlo ti se sa svih strana sprema,         E keqja t’përgatitet në të gjitha anët
Al u krvi junaçkoj mu                        Por në gjakun tënd trim
Baš ni kapi turske nema                   Asnjë pike të turkut s’ka .


 Serbët e dinin që me mentalitetin e qyteteve ( iu thënçin qytete) të Kosovës e kanë më lehtë; e njohur edhe historikisht se në qytete “ flitej “ me gjuhen e pushtuesit. Por halli ishte me fshatrat;
metodat e dhunës ishin pak të suksesshme dhe duhej vepruar ndryshe, provohej me anën e fesë , hoxhallarëve të shitur ,por prapë e kotë :” .”“Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre-katër pleq e kryejnë faljen kurse të rinjtë në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat, në atë kohë luajnë me armë duke treguar aftësitë e tyre. ( nga  “O aranutima” )
(Mallkimi i Teutës vazhdoi te na ndjeke nder shekuj. Iliret u robëruan nga romaket, pastaj nga bizantinet, shekuj me radhe mbeten nen Car Dushanin, nen Perandorinë Osmane, nen serbet e bullgaret pas vitit 1912, nen Serbinë pas vitit 1918, nen Jugosllavinë pas vitit 1945 dhe përsëri nen sllavet pas vitit 1990. Sa i rende e i gjate paska qene ky mallkim (Ilmi Veliu: Vetëm shqiptarëve u përsëritet historia ) ).

“Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. “ ( kjo i ndodhi fshatit )
“ Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar”
Një nga shembujt për t`u përmendur “Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?
E shihni që është dhe ishte direktiva serbe , të gjunjëzohet fshati , se me qytetin e kanë më lehtë.
Gani Mehmetaj shkruan :  “Nëpër katunde e myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.”
Qëllimi serb është arritur; edhe në fshatrat më të largëta edhe aty ku as turku nuk ka qenë i interesuar të ndërton xhami , mafia islamike  e realizoi shpuarjen  e qiellit.

Shperndaje ne
Updated: 9 Shkurt, 2018 — 23:26

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons