Historia e veprimtarit dhe bashkëluftëtarit Rilind Bytyqi që pas 36 viteve i kthehej Kosovës nga Australia

Shkruan: Rrahim BEKTESHI

Rilind Bytyçi apo Xha Rilindi siq e quanim u njoha për herë të parë në Qendrën stërvitore në Feken të Dajtit. E pyeta nga jeni? Më tha nga Lumëthati /Theranda/ me një shqipe të rrjedhshme, e kuptova historinë e rrallë të këtij veprimtari qe su ndal për asnjë moment së punuari për çështjën shqiptare.
Ai si i ri në moshën 24 vjeqare në mëngjesin e 18 Korrikut 1963 u largua nga vendlindja e ti: fshati Gurras / Studenqan/ i Therandës dhe u vendos në Melburn të Australisë ku edhe fillojë aktivitetin e tijë kombëtar në Shoqërinë e Bashkimit Kombtar “Bajram Curri” ku për 27 vite me radhë ishte sekretari i kësaj shoqërije dhe u shqua në organizimin e protestave kundër regjimit qetnik serb dhe duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të robëruar në ish Jugosllavinë e asaj kohe.
Regjimi serbo-sllav duke nuhatur aktivitetin e Xha Rilindit sa qe emri ti përmendej mjaft shumë në agjenturat serbosllave organizuan vrasjen e djalit të tij 27 vjeqar Arbërit ( një djalosh qe ishte mjeshtër i arteve marciale), por as ky krim makaber nuk e ndali aktivitetin e Xha Rilindit,
sa qe ai në muajin Prill 1999 nga Australia e largët vie në Mëmën Shqipëri dhe fillimisht vendoset në Qendrën Stërvitore në Feken të Dajtit e më pas në Majen e Pashtrikut në Operacionin “Shigjeta” në Drejtimin taktik nr 2, ku edhe kreu edhe detyrën e Zëv.komandantit për moral.

Nga Maja e Pashtrikut ai përveq i pozicionuar në vijën e frontit, ofshante dhe shiqonte edhe Kosovën e tij të dashur qe se kishte parë për 36 vite me radhë, e që ky rast është i rrallë në historinë e të gjithë popujve në Botë.
Xha Rilindi në Majen e Pashtrikut u ftohë dhe u sëmurë, por ai qendrojë stoik deri në përfundim të luftës. Menjeher pas zbritjes në Prizren, ai u shtri për disa javë në Spitalin “Daut Mustafa” në Prizren.
Pas qendrimit disa muajsh në Kosovë, ai u kthye në Australi për ta marrë familjen e tij dhe u kthye në vendlindjen e tijë në fshatin Gurras /Studenqan/ ku edhe ndërtojë një shtëpi nga ku shihej i tër fshati, qe e kishte patur mall me dekada të tëra Xha Rilindi.
Por gjendja e tij shëndetësore fillojë të keqësohej sa qe u dasht të hyjë në dializë.
Vitin e kaluar (2017) gjendja e ti u përkeqësua dhe në pamundësi të ofrimit adekuat të shërimit të tij ai u detyrua të kthehet në Australi për shërim ku edhe më tutje vazhdon të jetë me tretman mjekësor.
Përkundër përpjekjeve të mia të realizojë një emision, duke ftuar shtëpitë televizive për ti kushtuar një emision Xha Rilindit, nuk mu pergjigjen poztivisht..
Xha Rilind Bytyçi i urojë shërim sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në vendlindje.

Shperndaje ne
Updated: 10 Shkurt, 2018 — 18:21

The Author

Rrahim Bekteshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.