URIM I PAVARSISË

ME RASTIN E 10 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
NjË URIM TJETËRFARE!

        DILEMA IME

Pavarësinë e Kosovës
Sot e mot
Ne me shpirt e urojmë
E bëjmë këtë gjë
Edhe e kemi bërë
Tjetër është ajo që ne
Me zemër e dëshirojmë
Tjera janë punët që jemi duke i bërë?!
Po e pyes veten time edhe juve
Përse në këtë gjendje tani,
Duhet ta shohim Kosovën Martire?
Ku duhet ta kërkojmë fajtorin kujdestar,
Brenda neve apo jashtë,mbase në komshi?
Qëllimin tonë kombëtar duhet ta realizojmë,
Apo nasihatet e huaja t’i dëgjojmë?!
Ne vetë e ngrejmë flamurin!
Dhe prapë atë vetë e rrëzojmë?
Kush duhet mëkatet tona të na i lajë
Që pastaj neve, si “ëngjuj”,
“me gra Zajazi të na qajë”?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 18 Shkurt, 2018 — 14:02

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.