Si ta njofim historinë tonë-Radovan Zogoviqi

Nga Fahri Xharra

Të thuash të vërtetën e ndaluar; të thuash një të vërtetë që kërcënon me vdekje  është shumë e vështirë, nëse jo për diçka tjetër atëherë si e thoshte At Donat Kurti “Prej jush unë nuk pres kurr nji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam bâ kurrkuj keq. Mue nuk më bân përshtypj as vdekja as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna pergjysë. “  (At Donat Kurti – gjeniu i kohës , Fahri Xharra ). ; dhe duhet gjetur një mënyrë më e mençur për t`u thënë ajo , pra pa e nderprerë punën dhe të vertetën ta thuash ,po që po.

“ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herëherë edhe fytyrën e zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme historike, i përlavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë, e mandej ata dytësorë e tretësorë. Populli malazias e ka pasur fatin të kishte vjershëtorin e madh, që nga Njegoshi e deri më sot më të madhin, Radovan Zogoviqin, ardhacakun dukagjinas, kosovarin sipas fëmijërisë dhe rritjes, i cili si malazias ardhacak.” ( Jevrem Bërkoviqi )

Por, familja Zogoviq  a ishte sllave apo duhej të mëshihte origjinën e saj ? ?

“Por të këthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “Mali Zi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . ……Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda. I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me Kastratët  Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shenimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias. ( “Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?nga Fahri Xharra )

Radovan Zogoviqi është lindur në fshatin Mashicë, në Polimjen e Epërme të Andrijevica, në Mal të Zi, në vitin 19O7. Gjimnazin e ultë e ka kryer në Beran dhe, gjatë shkollimit katërvjeçar çdo pesëmbëedhjetë ditë i ka kaluar nga 32 kilometra  duke hecur këmbë deri në Mashnicë  ashtu që nëna e tij ta harrnonte e ta pastronte dhe të mirrte ushqimin për dy javët e ardhshme. Dy vite e gjysmë të Gjimnazit i ka kryer në Pejë, pasiqë familja e tij ishte vendosur në Dukagjin, në një fshat të Deçanit.

Edhe një herë , të thoshte Zogoviqi që jemi shqiptar ishte e pamundur në atë kohë ; në kohën kur Malit të Zi iu njoht pavarësia edhe nga pushtuesi shekullor , Perandoria  Otomane .

Ai e tha ndryshe : Radovan Zogoviq e shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë Serbo-Kroato.

Pse u përndoq autori i “Ali Binakut”nga monarkia  serbe, por edhe nga regjimi komunsit ? Dihet pra .

Si përgjigje për  padrejtësitë kundër shqiptarëve, që iu bënin në Mbretërinë Serbo-Kroato- Sllovene shqiptarëve në Kosovë, në vittin 1936, në sanatorijumin Klenovik në Zagorjen e Kroacisë, Zogoviqi  e shkroi Poemën Ardhësit- Këngët e Ali Binakut, zë i revoltës, i kryengritjes kundër asaj padrejtësie .

Pra nga mijëra kolonist që erdhën në Kosovë për kolonizim të tokave shqiptare ishte edhe familja Zogoviq; po pse vetëm “malazezit” Radovan të familjes Zogaj të Plavës i digjte zemra për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi ? ishte së pari nderdija e ngrysur në shpirtin e familjës , ishte  njohuria e tij me të kaluarën e tij shqiptare, ishte njohuria   e qartë se si dhe pse u i sllavizuan  .

Zogoviqi në Zagreb e kishte vizituar bardin e poezisë August Cesarecin. Këtë rrëfim ma ka dëftuar në banesën e tij në Beograd,që në vitet e hershme të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishte ftohtë, Cesarec ishte mbështjellur me një batanie të trashë, kurse Zogoviqi poet i ri, me një dozë droje  para bardit të madh. Si është gjendja në Kosovë ? E kishte pyetur  Cesareci kolegun e ri. Zogoviqi i kishte folur detajisht për maltretimet ndaj shqiptarëve, nga ana e xhandarmëve të atëhershëm  dhe të disa kolonistëve malazezë, ndër të cilët dallohej veçanërisht Sava Lazareviq, komandant i xhandarmërisë malazeze  (i „krilashëve“) në atë pjesë të Dukagjinit, e cila në periudhën 1912-1915 ishte nën Malin e Zi, i pagëzuar  Sav–batarja., Cesareci i kishte dëgjuar me vëmendje këto detaje të trishta dhe ndodhi tragjike  për jetën e atëhershme të shqiptarëve  të Kosovës, dhe, pas bisedës dy orë e gjysmë kishte klithur: Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. Së shpejti këto fjalë të Cesarecit e kishin nxitur shkëndinë e cila qëmoti ishte ndezur, Zogoviqi e shkruan poemen „Ardhësit –këngët e Ali Binakut“, që e përbëjnë dymbëdhjetë tërësi poetike.

(Cesarec: “Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. ‘ dhe çështja shqiptare nuk guxon të harrohet”

Shqiptarët e Andrijevicës dikur

Jevrem berkoviq thoshte “Por ajo që më shtyri më së tepërmi që të shkruaj për këtë njeri të ndritur dhe  të pamposhtur ,është edhe shkrimi i tij kushtuar  altruistit tjetër malazias me emrin Radovan Zogoviq i cili jetoi në vitet ’30-ta në Kosovë dhe i mbrojti me mish e shpirt shqiptarët nga shpërngulja masive për në Turqi.

Pra Radovan Zogaj u bë i njohur me veprën e tij antologjike’’Këngët e Ali Binakut’’të cilën në ato vite e kishte përkthyer kolosi  Esad Mekuli.

Radovan Zogoviq, ashtu si edhe Jevrem Bërkoviq në ditët tona, nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me Golgotën që ia bënte shqiptarëve regjimi mbretëror i Jugosllavisë së paraluftës së Dytë botërore .Prandaj duke qenë dëshmitar i drejtëpërdrejtë i asaj kohe të paduruar për ne, Radovan Zogoviq krijoi këngët e tij më të bukura kushtuar popullit tonë dhe gjendjes sonë të mjeruar në të cilën ishim të katandisur.Ngriste zërin shumë lartë kundër padrejtësive të ashpra dhe çmendurisë së një regjimi autoritar që ishte drejtuar kundër një populli të tërë, të cilën disa dekada më vonë u përpoq ta aplikonte edhe psikopati Millosheviq, aq më keq, duke qenë i udhëhequr nga ideologët e sëmurë akademikë të vendit të tij të cilët na kishin dëmtuar shumë herë gjatë historisë sonë të përgjakshme.

 

Radovan Zogoviqi si askush tjetër e ndjeu, e përjetoi dhe e jetoi dramën shqiptare kosovare, të shkaktuar nga ardhja e kolonëve dhe vendosja e tyre në Kosovë e Dukagjin! Njeriu dhe vjershëtari Radovan Zogoviq e përjetoi dramën kosovare edhe si dramë të vërtetë malaziase. Nga ardhacaku, koloni, u shndërrua në dëshmitar i cili i pari, edhe si vjershëtar, edhe si njeri, edhe si komunist, edhe si malazias dëshmoi ç’janë ata që në Kosovë sollën ardhacakët dhe i popullzuan në tokën shqiptare denbabaden, dhe vetë Ardhacakët, ç’kanë bërë nga qenia dhe etnosi i popullit shqiptar në Kosovë, ç’kanë bërë nga prona e tyre, zotërimet, bagëtia, fara dhe trashëgimia .

Pra , miq të nderuar të kemi kujdes në vlerësim e figurave edhe nëse i “takojnë “ një kombi tjetër

Referencat , përveq që mua më sherbyen për shkrimin e ketij teksti , janë edhe si udhërrefyes se kum mund të lexojmë më shumë e në mënyrë më të drejt për Radovan Zogoviqin

 

Referencat:

http://illyriapress.com/malazezet-denojne-nderrimin-e-emrit-te-rruges-radovan-zogoviq/

http://zeri.info/zerat/5531/zogoviqi-i-ali-binakut/

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7511/rp_0/act_print/rf_1/Printo.htm

http://www.albdreams.net/kujtime-per-poetin-e-madh-malazes-radovan-zogoviq/

http://www.arkivalajmeve.com/Ardhesit-Kenget-e-Ali-Binakut-te-Radovan-Zogoviqit.219365/

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15359/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html

http://illyriapress.com/capriqi-heqja-e-emrit-te-zogoviqit-eshte-nje-turp-i-madh-per-prishtinen/

http://www.vijesti.me/caffe/bato-tomasevic-u-pisanju-sam-nasao-zakasnjelu-prijatnu-i-sjetnu-utjehu-2

http://arhiva.portalnovosti.com/2011/05/opasne-knjizevne-veze-izmedu-beograda-i-pristine/ http://www.selo-velika.me/?p=2883

 

Shperndaje ne
Updated: 19 Shkurt, 2018 — 06:57

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons