Duke thënë se jam shqiptar . kryeministri Zaev e tha të vërtetën e madhe

” Unë nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi gjuhën shqipe nuk e kan gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk është me rëndësi njeriu si flet, por si ndjehet. Unë ndjehem shqiptar ortodoks .” përfundon kryeministi Zaev. Pra ?

 Është e vërtetë se Radmila Sheqerinska për nga gjyshja është një shqiptare ortodokse , por çfarë ka këtu të frikshme ? Edhe unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë.
Duke vazhduar më tej Zaev shtoi se edhe në Greqi ka shqiptarë ortodoksë.

Çka të bëjmë,? Maqedonasit ortodoks kanë filluar të kthjellen dhe të shikojnë pak prapa në historitë e tyre familjare , shumë prej tyre e shohin veten që janë të dalë nga një rrënjë tjetër e jo nag ajo siç ju kanë imponuar ta mbrojnë me vite të tëra , bile edhe me dekada , pra edhe nëse janë ortodoks janë shqiptar .
Dhuna serbe , dhuna osmane e kanë krijuar një “komb “ të quajtur Makedonac e që në vetvete nga thellësia janë shqiptar . Por ,jo të gjithë makedoncat janë shqiptar.

Regjistrat osmanë, na lënë të kuptojmë që të 17-të fshatrat e Rekës së Epërme ishin të banuara nga shqiptarë të krishterë të ritit lindor, ortodoks. Por gjatë periudhës osmane, dhe sidomos nga fundi i shekullit të 18-të e deri në mes të shekullit të 19-të, gjysma e këtyre shqiptarëve u islamizuan. Pas njohjes së Ekzarkisë Bullgare më 1870 nga Porta e Lartë, shqiptarët ortodoksë që mbetën nën juridiksionin e kësaj ekzarkie, iu nënshtruan një presioni të fortë për tu bulgarizuar.
Ndërkohë që pas krijimit të shtetit shqiptar, kur Reka e Epërme mbeti jashtë territorit të tij, përkatësisht nën Mbretërinë SKS, shqiptarët ortodoksë e gjetën veten përballë presionit për tu serbizuar.
Kurse gjatë Jugosllavisë komuniste të Tito-s, ata gradualisht nisën ta braktisnin Rekën dhe të migronin drejt pjesëve tjera të Maqedonisë, ku shumë prej tyre morën identitet maqedonas. Por pjesa më e madhe e tyre, e ruajti shqipen të paktën si gjuhë në shtëpi.
Sot, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë që ishin maqedonizuar kanë nisur të deklarohen si shqiptarë sërish. ( gazetaexpress)

Dhe një ditë ata , shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ….sepse ata janë rrënjët e lashta të gjakut tonë….iliro-arberor-shqiptar….rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda… Në fakt në Maqedoni kanë filluar të shfaqen haptazi disa persona në deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punë që po e lobojmë e ka për qellim sensibilizimin dhe kthimin e këtyre shqiptarëve në identitetin tyre kombëtar, atëherë fitorja jonë do t `ishte e menjëhershme ..dhe sllavët do të treteshin si krypa në ujë se puna e tyre disa dhjeta vjeçare iu shkoi kot.

“Por armiku më i madh i këtyre ( Shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni) janë vetë Shqiptarët. Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në çdo fushëveprimi, ne ende po merremi me fajtorë .Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vjen ajo ditë që Shqiptarët Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë.

Përderisa shqiptarët ortodoksë iu kthehen rrënjëve të veta të vërteta , shqiptarët e besimit islam (jo të gjithë , jo ) po kërkojnë rrënjë turke. .

20.02.18 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 20 Shkurt, 2018 — 21:02

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Jo jo jo i nderuari Xharra , nuk ka Shqipetar qe e ndjejn veten Turq , edhe po te kishte ndonje te tille ajo farë e keqe as qe po na nevojitet ndosend , le te shkoj kah t´ia shofin syte . Ai lloj i njerzeve edhe nese na pevjedhen ne mesin tone vetem do na e felliqin gjakun. Te mallkuar qofshin e fara ju humbet !

  2. Bashkim Pacuku
    February 13 at 3:19am ·
    ZBËRTHIMI I EMRAVE ANTIK BËHET VETËM ME GJUHËN SHQIPE
    Meqë ky fenomen etimologjik më ka preokupuar që në fëmijërinë time të hershme, kam arrijtur të kuptoj se:
    zbërthimi i emrit Aleksandër bëhet vetëm me gjuhën tonë, shqipen, si më poshtë:
    ZBËRTHIMI FONETIK
    “A” = në gegënishte shkurt për fojlen me qenë ne kohën e tashme
    Asht’= Është në shqipen e sotme letrare.
    Për shembull: A shku djali… ose edhe zavendësohet me përemrin pronor në kohën e tashme të kryer, veta e tretë = “Ka”. Shembull: Ka shku djali…
    “Le” = në gegënishte = Lind = Lindur në shqipen letrare.
    “ex” = parafjalë e greqishtes së vjetër që Romakët e përvehtësuan ashtu siç është në greqishte. Në shqip ka kuptimin e parafjalës “me” ose “prej”.
    Shembull: Urdhëri ka ardhur ex-katedra (prej selisë së shenjtë), pra duhet zbatuar…
    Andër = Andër gegënisht = Ëndër në shqipen letrare.
    A-le-ex-andër = Alexandër (Për t’u mos u përsëritur dy herë zanorja “e”, ato shkrihen në nji “e” dhe fitohet Alexandër). Kështu fonetikisht fiton lehtësinë për t’u shqiptuar, bashkë me kuptimin sublim që emri përmban.
    Me shqipen kuptimplote:
    A-le-me-andër = (A-le-m’-andër); Ka-le-me-andër) = Pra në shqip tingëllon = Alemandër (“Asht lindur me andër” ose “Ka lindur me andër”), (“Asht lindur prej andre” ose “Ka lendur prej andre”). prandaj sot shkurt i themi Le-ka = Leka i math (i madh); Le-ka = Ka-le.
    Leka i Mathedonisë (Madhe+don+isë) = Mathe-ton-isë (i vendit ton të math) ose (i vendit që e don të madh). Mathedonia = Vendi i jonë i math/madh.
    Sot e sot në të folmen dibrane mbiemri në njejës i gjinisë mashkullore shqiptohet me “th”, i math, kurse në njejës të gjinisë femërore me “dh”, e madhe. Në kohrat e lashta siç shifet, edhe në njejës të gjinisë femrore është shqiptuar me “th”, pra “Mathe+ton/don+ia = Mathetonia = Madhedonia = Vendi ton i math/madh = në të folmen dibrane arkaike dhe të sotme, pronori në vetën e parë shumës shqiptohet me”ton” (ton/tonë = jon/jonë) = yn/ynë = yn/yni.
    Pra:
    Mathoton/Methedon = njejës gjinia mashkullore; Mathetonia/Methedonia = njejës gjinia femrore.
    Emri LEKA:
    Pra edhe forma e shkurtër në shqip e emrit Aleksandër përbëhet
    nga fjala Le+ka (“ka”- forma e gegënishtes me përemrin pronor në kohën e tashme të kryer, veta e tretë). Nga ky kuptim është emëruar edhe monedha shqiptare, “Lek” (emër në njejës i paskajuar/pashquar),
    “Leku” (njejës i skajuar/shquar).
    Nuk është befasi për nji andër/ëndër prindërore që djali si pasardhës i tyre të trashigojë mbretërinë.
    Kali i Aleksandrit ka emër shqip:
    Kali i Aleksandrit – BUCEPHALUS i shkruar në anglisht= BUCE+PHAL=US;
    BUCE=BUKË; PHAL=FAL; US=ËS; Prapashtesa latine US= me prapashtesën shqip ËS; BUKËFALUS=BUKËFALËS. Pra e ka patur emrin Bukefalus = Bukefalës sepse prejardhja e tij ka qënë nga krahina e quajtur në atë kohë Bukefalia që
    sot njhet si Thesalia. Krahinë kjo e njohur në antikitet për kuajt e racës së dalluar. Pra edhe emri i kalit dhe i krahinës mund të zbërthehen vetëm me shqipen.
    SHËNIM HISTORIK Poashtu thuhet se: Aleksandri organizoi ceremoni madhështore ushtarake për varrimin e kalit të tij Bukëfalës dhe, në përkujtim ndërtoi një qytezë të vogël rreth varrit të tij duke i dhëne qytezës emërimin sipas kalit të tij, Bukëfalia.
    Bukefalus = Buke+fal+us (prapashtesa latinisht us = ës në shqip) = Bukë+fal+ës = Bukëfalës sipas krahinës Bukefalia = Buke+fal+ia = Bukë+fal+ia = Bukëfalia (Krahinë kjo shumë pjellore, bukëfalëse, që falën bukë, pjellore, e bereqetit. Edhe Thesalia ka kuptimin shqip = Thesal = Thesar = Ambar i bereqetit. Pra “Thesal” me prapashtesën “ia” formon emrin e krahinës Thesal+ia = Thesalia
    Stërgyshërit tane të lashtë kanë patur dhuntinë e përsosur për kategorizime dhe këtë e kanë bë vetëmse në gjuhën e tyre shqip. Pra emrat kryesisht janë kategorizime.
    Kështu bëhet e qartë se gjuha shqipe është gjuha autoktone e zotëruesve të lashtë të këtyre trojeve Ballkanike.
    Të fala nga B o s t o n i,
    Bashkim Paçuku
    http://www.BashkimPacuku.com

  3. Sa i perket emrit ALEKSANDER , mendoj qe ky emer eshte vetem ne shqip A=eshte: LEKES=leka i madh: ENDER= enderr. Respekt per ju .

Lini një Përgjigje te Bashkim Paçuku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.