KY ËSHTË PROFESOR NEHAT RAMIZI

KY ËSHTË PROFESOR NEHAT RAMIZI

Shkruan Rrahman Hyseni

Fytyra e profesorit shkëlqen, buzëqeshja e tij të dhuron dashuri, fjalët të bëjnë ta dëgjosh vëmendjen më të përqëdruar në bashkëbisedim. Një jetë ia fali diturisë pa psherëtima, pa bujë. Aty ku jetën dhe gjysmën e zemrës la në vendlindje, aty ku ndjen dashuri, mall dhe ditë gëzimi, aty ku kujtimet rinore e përcjellin në çdo cep të vendlindjes. Pra, profesori e kuptoi në rini se nga fuqia e penës mund të arrijmë ta njohim dhe të na njohë bota. Profesori vazhdon po me atë vullnet dhe me të njëjtën dashuri deri në ditët sotm Ai nuk u ndal në këtë rrugë të pambarimtë, por të bukur.
I dashur bujar, human i qetë e punëtor. I tillë është dhe sot profesori i respektuar nga Bujanoci, z. Nehat Ramizi.
Dan Rather për mësuesin tha:” Ëndrra fillon me një mësues, i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër. Nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘ e vërteta ‘.”
E Konfuci bëri një vlerësim mësuesit“ Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë “.
Profesor Nehati, gjatë punës, përjetoi dhe u frymëzua nga vetë jeta dhe koha. Në veprat e tij shtjellon tema për jetën, plisin lashtësinë, Loken, fëmijët, fjalët e urta, ëndrrat, shpresat, aforizmat, dëshirat, kujtimet e shprishura nga rinia, gjëgjëzat, kuriozitetet botërore, shkollën, nxënësit, prindin, politikën, zbulimet shkencore, për bujkun, dashurinë, brengën, diturinë, miqësinë, librin, fletoret, kohën në të cilën kaloi ai dhe vendi i tij.Profesori asnjëherë rrugëtimin jetësor për shqiptarinë, orët në mësim, dashurinë për nxënësin, shprehjet e fëmijëve që e bëjnë të ndihet mirë.
I kemi studiuar dhe gjetur të gjitha këto në punën e poetit dhe profesorit të çmuar, kemi hyrë edhe brenda evoluimit të tij poetik.
Profesor, Nehat Ramizi u lind në vitin 1952 në fshatin Tërrnoc, komuna e Bujanocit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Bujanoc, kurse fakultetin filologjik, dega Letërsi dhe gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës së mesme: Është anëtar i LNPSH ,,Atunis Lugina” dega e ,,Atunis Kosova”. Është anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Punon profesor në shkollën fillore: ,,Muharrem Kadriu ” në Tërnoc.
Krijimtaria letrare e profesor Nehatit është shumë e larmishme. Pothuajse s’ka cep nga jeta që nuk është trajtuar në veprat e tij. Duke lexuar vetëm titujt, që në numër janë shumë, por në lexim, tërheqës, sepse çdonjëri nga ne e gjen veten në to, që nga Monografia e fshatit Tërnoc e që rrallëherë gjejmë autor, që tërë jetën në letërsi ia kushton vendlindjes, ku pa dyshim se gjithë momentet e rëndësishme i gjen në krijimtarinë e tij. Autori vetëm me titujt e librave të tij thotë shumë. Pastaj struktura e çdo vepre të tij artistike dhe thurrjet që profesor Nehati i shprish me anën e artit.
Padyshim se nuk mund të mos i përmendim titujt e librave nga autori profesor Nehat Ramizi.
1. Plisi i lashtësisë – poezi
2. Lokja –roman
3. Rrjedhë pa dredhë-poezi
4. Fëmijët në skenë-pjesë teatrale
5. Lule fushe për një syrrushe-poezi
6. Ëndërr shprese – poezi
7. Aforizma – proverba – fjalë të urta
8. Dridhjet mes nesh – novela
9. Grishje skenike – pjesë teatrale
10. Kujtime të shpalosura -poezi shqip-italisht (Ricordi sifiorati)
11. Kujtime dhe dëshira- pjesa e parë
12. Kujtime dhe dëshira-pjesa e dytë
13. Kujtime dhe dëshira-pjesa e tretë
14. Shkrije shpirtin në poezi- poezi për të rritur
15. Monografi për fshatin më të madh në analet
shqiptare:,,Tërnoci nëpër shekuj”
16. Kujtime të shprishura – poezi përkushtuese
17. Gjëegjëza,
18. Kuriozitete botërore- në dy vëllime I dhe II.
Dhe krejt në fund, autorit i urojmë jetë të gjatë e shëndet dhe shumë libra të tjerë!

Shperndaje ne
Updated: 21 Shkurt, 2018 — 20:34

The Author

Rrahman Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons